MUAJI I RAMAZANIT (01)

MUAJI I RAMAZANIT (01)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

All-llahu Fuqiplotë thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim, sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”

Muaj i Ramazanit është muaji i nëntë sipas Kalendarit islamik, muaj në të cilin All-llahu Xhel-le Xhelaluhu në vitin e dytë sipas hixhretit i obligoi muslimanët të agjërojnë këtë muaj. Ky muaj mund të ketë 29 apo 30 ditë e assesi nuk mund të ketë 28 apo 31 ditë.

Për muajin e Ramazanit All-llahu Xhel-le Xhelaluhu në Kur’aninFamëlartë thotë: “Muaji i ramazanit është ai i cili në të (filloi) të shpallet Kur’ani,që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetësnga gënjeshtrat). e kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.”(El Bekare:185)

Sa i përket sunnetit, MuhammediAlejhis-selam me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit tha: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begatshëm, All-llahu Xhel-le Xhelaluhu ua ka bërë obligim ( farz ) agjërimin në të. Në të hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, në të lidhen shejtanët (djajtë), kurse në të është një natë (Nata e Kadrit) që ka vlerën më të madhe se sa një mijë muaj tjerë”.(Ahmedi)

Muaji i Ramazanit, përveç asaj se cilësohet si muaji i agjërimit, cilësohet edhe si muaji i lutjeve dhe pendimeve, muaji i faljeve dhe shpërblimeve, muaji i paqes, dashurisë dhe barazisë. Prej urtësive islame është edhe hapja e portës së pendimit në të gjitha kohët, por veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit, kur All-llahu Xhel-le Xhelaluhu nuk rikthen lutjet e besimtarëve islamë. Në hadithin që e transmeton EbuHurejrejaRadiall-llahu anhuPejgamberiSal-lall-llahu alejhi ve sel-lemeka thënë: “Tre (njerëzve) nuk iu kthehen kërkesat (lutjet) e tyre: Imamit (udhëheqësit) të drejtë, agjëruesit, derisa të bëjë iftar, dhe personit që i është bërë padrejtësi (zullum), kërkesës së tyre All-llahu ua hap dyert e qiellit dhe thotë:”Për madhërinë Time (betohet) do të ndihmoj edhe pas një çasti”.(Ahmedi)

Besimtarët e devotshëm islamë gjatë muajit të Ramazanit bëjnë gara mes veti në lëmejt e punëve të mira duke e shfrytëzuar kohën në punë konstruktive dhe ibadet. Ata janë të vetëdijshëm për dhuratat e All-llahutXhel-le Xhelaluhu gjatë këtij muaji, andaj bëjnë leximin e Kur’anit, faljen e namazevenafile, shpërndarjen e lëmoshave etj.

Agjërimi detyrim islam

Agjërimi është shtylla e katërt e besimit islam. Agjërimi në terminologjinë e Sheriatit Islam shprehet me nocionin “Sauvm” (Agjërim) në kuptimin gjuhësor do të thotë: Frenim, heshtje, lënie, braktisje, largim, qetësim. Këtë kuptim të shprehjes “Sauvm” e vërteton edhe Kur’anifamëlartë ku thotë:“Unë kam rivendosur heshtjen për hir të Gjithmëshirshmit”.(Merjem:26)

Kurse shprehja “Sauvm”në kuptimin terminologjik të Sheriatit islam do të thotë: “Të larguarit, të frenuarit nga të ngrënit, të pirit, marrëdhënieve seksuale prej mëngjesit (imsakut) deri në mbrëmje, me qëllim adhurimi dhe me kushte paraprake.

Nga ky përkufizim terminologjik i nocionit “Sauvm” nënkuptojmë dëshirën, vullnetit dhe gatishmërinë e njeriut, që për hir të Allahut Fuqiplotë të heqë dorë nga disa të mira materiale që në kohët tjera janë vepra të lejuara sipas islamit.  Kjo shprehje e vullnetit dhe gatishmërisë për të hekë dorë nga disa veprime të lejuara në një kohë të caktuar, demonstron vullnetin më të fuqishëm njerëzor për të arritur devotshmërinë më të lartë njerëzore jo vetëm në aspektin fizik por edhe në atë shpirtërorë. Në anën tjetër ky definicion qartë përcakton se agjërimi nuk është thjeshtë vetëm një dietë e njeriut, por përmes tij synohet arritja e kënaqësisë së Allahut xh.sh., sepse ky veprim para së gjithash është adhurim.  Që të arrihet kënaqësia e Allahut Fuqiplotë, dhe që vepra të cilësohet si adhurim, detyrimisht duhet të plotësohen edhe kushtet e vlefshmërisë së këtij adhurimi, të cilat do t’i theksojmë më pas.

Argumenti i obligueshmërisë së agjërimit

Sa i përket argumenteve kur’anore që obligojnë agjërimin, ne do të sjellim transmetimin e IbniXheririt nga Imam Ahmedi, nga Muadh b. Xhebeli (kënaqësia e Zotit qoftë mbi ta) se PejgamberiSal-lall-llahu alejhi ve sel-lemepasi që kishte emigruar në Medine agjëronte ditët e Ashures (dhjetë ditët e muajit Muharrem) dhe nga tri ditë për çdo muaj, derisa All-llahu Xhel-le Xhelaluhu ia zbriti ajetinkur’anor ku thotë:“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim, sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.(El Bekare:183)

Kurse argumente për obligushmërinë e agjërimit nga hadithi kemi shumë, e ne do të përmendim vetëm hadithin me transmetim nga Abdullah b. Omerir.a. sePejgamberiSal-lall-llahu alejhi ve sel-lemeka thënë:

“Islami është ngritur në pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhxhit për ata që kanë mundësi.”(Buhariu)

Shkaku i obligueshmërisë së agjërimit të Ramazanit është arritja apo përjetimi i një pjese të këtij muaji. Të gjithë dijetarët islamë në të gjitha kohët dhe vendet, janë në ujdi të plotë se agjërimi është obligim i çdo besimtari islam që plotëson kushtet e agjërimit, dhe në të njëjtën kohë është edhe shtyllë esenciale e Islamit. Prandaj kush mohon obligueshmërinë e agjërimit konsiderohet pabesimtar (qafir).

Ç’është Rejjani

Transmetohet nga Sehl b. Sa’di se PejgamberiSal-lall-llahu alejhi ve sel-lemeka thënë: “Vërtet në Xhennet është një derë e quajtur Rrejjan, nga kjo derë hynë vetëm agjëruesit Ditën e kiametit, nuk mund të hyjë nga ajo derë askush tjetër, thuhet: ku janë agjëruesit?, e ata ngrihen, e kur të hynë agjëruesit mbyllet dhe më nuk mund të hyjë askush”[1]

Nga ky hadith i PejgamberitSal-lall-llahu alejhi ve sel-lemenënkuptohet se besimtarët islamë të cilët agjëruan Ramazanin, Ditën e gjykimit hyrja e tyre do të bëhet përmes derës së veçantë e cila quhet “Rrejjan”.

 

[1] Përmbledh Imam Buhariu Nr:1763

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *