Mutar-riziu 538-610h = 1143-1213m

Sgkruan: Jusuf ZIMERI

Ebul Fet’h Burhanudin Nasir b. ebu El Mekarima Abdusejid, el Mutar-rizij el Havarizmij. El Mutar-riziu ka lindur vitin 538 h. 1143 m. në  Xherxhanije, kryeqytet i Havarizmit, qytet ky në të cilin ka vdekur ebu el Kasim Xharullah Ez-zemahsheriu, andaj edhe i thuhet zëvendës i Zemahsheriut. El Mutarez-ziu edhe shkollimin dhe arsimimin e kreu në vendlindje, nga i ati i tij. Ishte njohës i mirë i gjuhës arabe dhe gjuhës persishte, gjithashtu edhe në shkencat e fikhut, nga dijetarët e njohur të medhhebit Hanefij. Babai i tij Abdusejidi ishte nga dijetarët më të shquar të Xherxhanisë. El Mutariziu në sintaksë kishte shkruar librin me emrin ” el Misbah fi ilmin-nahvi” libër ky i cili gëzoi autoritet të madh mes dijetarëve të kësaj lëmie kurse shpjegimin e kësaj libre e bënë më shumë se 40 autorë. Nga veprat e tija gjithashtu janë:” El Idah fi sherhi mekamat el Haririj”. Ka edhe shumë libra tjerë dhe broshura të shkruara si në gjuhën arabe ashtu edhe në gjuhën persishte.

Shkrime të ngjashme