Namazi i të sëmurit

Shkruan: Jusuf Zimeri

Nga “El hedijjetul alaije”

Personi i cili nuk ka mundësi të falë namazin duke qëndruar në këmbë për shkak të sëmundjes së vërtetë apo dispozitive siç është frika nga shtimi i sëmundjes, ose zgjatja e shërimit për shkak të qëndrimit në këmbë, ose për shkak të marrjes së mendëve duke qëndruar në këmbë, apo nëse qëndron në këmbë ndien dhimbje të mëdha, ose sikur të ngritët në këmbë i rrjedh urina, ose nuk mund të ngritët në këmbë për shkak të agjërimit [1] , atëherë falet ulur. Gjithashtu falet ulur nëse frikohet nga armiku [2]  po qe se falet në këmbë, ose është nëndonjë shator apo vend tjetër që nuk mund të drejtohet, apo ndonjë vështirësi që nuk mund të falet për shkak të baltës apo shiut, ose për ndonjë motiv tjetër më të ulët siç është frika se nëse zbret nga mjeti i udhëtimit do të ngelë në rrugë, poashtu i sëmuri hipur mbi kafshë, me përjashtim nëse gjendet dikush që ta zbres nga kafsha atëherë falet këmbë, ose në formën që atij i vjen më së lehti për tu falur pa dëmtuar veten, qoftë edhe i mbështetut në jastëk psh, dhe atë nuk e dëmton mbështetja në ruku dhe sexhde.

E nëse ka mundësi të qëndrojë në këmbë njëkohë të shkurtë qoftë edhe i mbështetur në shkop apo mur, atëher falet në këmbëaq sa ka mundësi të falet [3] .

Nëse nuk ka mundësi të bëjë rukuin dhe sexhden, apo vetëm sexhden [4] , atë e bënë me lëvizje sinjalizuese me kokën e tij por është e domosdoshme që sexhden e tij ta bëjë pak më ulët serukuin [5] .

Nëse nuk ka mundësi të falet ulur [6] ,atëherë duhet të falet i shtrirë në shpinë, këmbët e drejtuara kah kibla porseduhet që gjunjët e tij të mblidhen [7] sa ka mundësi, koka i ngritët me jastëk apo diç tjetër [8] ,ose të jetë i shtrirë në krahun e djathtë [9] ose në të majtin.

Nëse nuk ka mundësi sinjalizimi me kokën e tij, dhe namazet e kaluara i janë shtuar më shumë se të një dite dhe njënate, atëherë i bjen obligueshmëria e kazas së tyre, dhe nuk sinjalizon me sytë apo mendjen e tij apo me vetullat e tij.

Nëse i paraqitet sëmundja duke u falur në namaz, e plotëson namazin ashtu si ka mundësi, qoftë edhe ulur, me sinjalizim të kokës apo edhe shtrirë. Nëse është duke u falur ulur, por rukuin dhe sexhden ebënë si duhet, dhe duke u falur shërohet, vazhdon namazin në këmbë. Nëse ka qenëduke u falur me sinjalizim të kokës, dhe në ndërkohë shërohet, atëherë nukvazhdon namazin [10] ,porse e ndëpret. Po ashtu nëse ka qenë duke u falur shtrirë, pastaj i vjen mundësiaqë të falet ulur por nuk ka mundësi të bëjë rukuin dhe sexhden, në këtë momente përsërit namazin.

Referencat
[1].Nga kjo nëkuptohet se nëse agjëron ramazanin falet ulur, e nëse e prishëagjërimin mund të falet në këmbë. Në këtë rast duhet të agjërojë dhe të faletulur. Hashijetu ibni Abidin.
[2].Pavarësisht se rreziku i paraqitet nga njeriu apo diçka tjetër si egërirat dhepavarësisht se rrezikohet jeta e tij apo pasuria etij.Hashijetu ibni Abidin.
[3]Pae rënduar veten, qoftë edhe vetëm sa të marrë tekbirin fillestar dhe leximin enjë ajeti. E nëse ndejtja në këmbë i sjell dhimbje të mëdha ulet fillimishtsepse nënshtrueshmëria bëhet sipas fuqisë, mundësisë. Hashijetu ibni Abidin.
[4]Edhepse ka mundësi të bëjë rukuin, ai i bnë me lëvizje sinjalizuese që të dyat. Merakijelfelah, Shurunbilali.
[5].Nuk duhet të ngre diçka deri te fytyra e tij për të bërë sexhden si jastëku npsh. Sepse ky vepri është i rrejtur. Merakijel Felah, Shurunbilali.
[6].Pra nëse nuk ka mundësi ulur të falet me isharetin e koks apo duke u mbajtur mëmuri apo diçka tjetër pa e dëmtuar, atëherë falet i shtrirë. Merakijel Felah, Shurunbilali.
[7].Nëse ka mundësi pa e dëmtuar të sëmurin.
[8].Në mënyrë që fytyra e tij të drejtohet drejt kiles e jo drejt qiellit dhe tëketë mundësi të sinjalizojë me kokë, sepse shtrirja e plotë pengon sinjaliziminme kokë të njeriut të shëndojë e jo të sëmurit. Merakijel fellah, Shurunbilali.
[9].Në anën e djathtë është më e preferuar se sa në anën e majtë. Kështutransmetohet në hadithe. Merakijel Felah, Shurunbilali.
[10].Sepse në këtë rast bëhet ngritja e të fuqishmes mbi të dobtën.

Lini një Përgjigje