Namazi, Pyetje-Përgjigje

Namazi i Tesbihut dhe mënyra sesi falet ai

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, ç’është namazi i Tesbihut dhe si falet ai?

Përgjigjja: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Tesbih namazi përbëhet prej katër reqateve, dhe në secilin reqat lexohet sureja El Fatiha dhe një sure. Sipas fukahave të medhhebit hanefij[1] tesbih namazi falet në këtë mënyrë: Pasi të lidhet për namaz, e lexon Subhanen, dhe pas subhanes e lexon 15 herë këtë dua: Subhanall-llahi velhamdulil-lahi ve lailahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, pastaj 10 herë pas përfundimit të leximit, 10 herë duke qenë në ruku, 10 herë kur të ngritët nga rukui, 10 herë në sexhden e parë, 10 herë mes dy sexhdeve, 10 herë në sexhden e dytë, dhe këto 75 herë përsëriten në çdo reqatë.

Allahu e di më së miri!

_________________
[1] Sipas medh’hebit shafi’i kur të përfundojë me leximin e Kur’anit në reqatin e parë duke ndenjur në këmbë thotë: Subhanall-llahi velhamdulil-lahi ve lailahe il-lall-llahu vall-llahu ekber 15 herë, pastaj shkon në ruku dhe të njëjtën e thotë 10 herë, pastaj ngritet nga rukui dhe përsëri e thotë të njëjtë 10 herë, pastaj shkon në sexhde dhe të njëjtën fjalë në sexhde e thotë 10 herë, pastaj e ngrit kokën nga sexhdeja dhe e thotë sërish 10 herë, pastaj sërish në sexhden e dytë e thotë 10 herë, dhe kur ta ngre kokën nga sexhdeja e dytë sërish e thotë 10 herë. Të gjitha këto cvent.com bëjnë 75 herë në një reqatë, dhe kështu përsëritet në të gjitha reqatet.

_________________
Jusuf Zimeri
Shkurt, 2011

Lini një Përgjigje

Maqedonisht