Namazi, Pyetje-Përgjigje

Namazi me rrobe të papastërta

Pyetja:
Esselamu alejkum!

Profesor, desha t’ju pyes në lidhje me pastërtinë e teshave për namaz. Pra, a mund të fal namaz nëse teshat i kam të përlyera me pluhur, baltë, vaj, naftë apo ngjyrë për lyerjen e mureve, etj.? Kur mund të llogariten të papastra teshat?

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahium

S’ka dilemë se për të falë namazin patjetër duhet pasur trupin e pastër, rrobat e pastra dhe vendi ku falemi të jetë i pastër. Në anën tjetër pastërtia është pjesë e Imanit, andaj çdo njeri i cili vendos të kryejë ndonjë obligim fetar patjetër duhet të jetë i pastër.

Nocioni “Et-Tahare” në kuptimin gjuhësor do të thotë: pastrim, mënjanim nga ndyrësirat lëndore-materiale që shihen me anë të syrit, e gjithashtu nënkuptojmë edhe pastrimin figurativ, siç janë të metat dhe mëkatet. Kurse nocioni “Et-Tahare” në kuptimin terminologjik të sheriatit islam do të thotë “Veprim, (Pastrim) me të cilin lejohet falja e namazit duke filluar prej abdesit, pastërtisë së trupit dhe tejem-mumit dhe duke larguar papastërtinë.”

Sa i përket rastit konkret, pra të falet namazi me rroba pune nuk ka asgjë të keqe, sepse të gjitha këto elemente që ju i përmendni në pyetjen tuaj konsiderohen të pasta dhe nuk bien në kategorinë e ndyrësirave, andaj mund të falet me to. Rrobat konsiderohen të papastra nëse në to bie ndyrësira e cila duket përmes syrit, ose ka lënë gjurmët e saja, atëherë kemi obligim t’i pastrojmë.

Allahu e di më së miri!

__________________
Jusuf Zimeri
14 Shkurt, 2011

Lini një Përgjigje

Maqedonisht