Pyetje-Përgjigje

Ndalohet ngrënia e ushqimeve që përmbajnë alkool

Pyetje:
Esselamu alejkum i nderuari Profesor! Një ditë duke blerë një simite të paketuar në market e cila quhej ”7 Days”, një xhematli mu drejtua duke më thënë se kjo simite përmban alkool. Ndaj desha t’ju pyes: Lejohet apo nuk lejohet ngrënia e kësaj simite? Zoti ju ruajt dhe ua shtoftë diturinë!

Përgjigje:
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
!

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhërishëm, salavatet dhe selamet të Dërgurit të Tij, Familjes së tij dhe gjithë besimtarëve myslimanë!

I nderuar, unë nuk kam informata për rastin konkret, por është e vërtetë se disa simite përmbajnë elemente që sipas Islamit janë të ndaluara siç është alkooli apo diç tjetër. Andaj nëse ju keni njohuri se në simiten konkrete cila do qoftë ajo – ka përmbajtje të alkoolit apo dhjam të derrit ose diçka tjetër që sipas Islamit është e ndaluar, atëherë edhe ngrënia e asaj simiteje është e ndaluar (haram) për myslimanët, e veçanërisht sot, kur dihet fakti se alternativat tjera janë të shumta.

Ve bil-lahi teufik!

Lini një Përgjigje

Maqedonisht