Opinione, Shkrime Autoriale

Nga demokracia në plutokraci

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Për derisa dikush nga ne, këtu në vendin tonë i motivuar nga logomania si rezultat i miopisë, po orvatet që në mënyrë perverse të paraqesë vlerat e larta të multinacionalitetit dhe multikonfesionalitetit në shoqërinë tonë, pala tjetër me plotë mençuri dhe gjakftohtësi në kontinuitet po promovojnë vlerat e veta kombëtare dhe fetare, duke reflektuar para opinionit të jashtëm për paternalizmin e dhe altruizmin objektiv të tyre që kinse buron nga ndjenja dhe shpirti i tyre.

 Sipas të gjitha gjasave në shoqërinë tonë me shumë multusa, si multinacional, multikonfesional, multikulturor, multilateral etj etj, kurse matrica që i bashkon të gjitha këto multa, është sistemi plutokratik, rruga e së cilës patjetër duhet të kalojë përmes sistemin demokratik që e kemi instaluar si fazë jo për të kaluar sundimi në dorën e popullit, por si fazë kalimtare për të arritur deri te në maje të piramidës. Në këtë shoqëri me shumë multa, sipas së gjitha gjasave sistemi i vlerave ka marrë teposhtën siç thotë populli, ngase vlerat gjithnjë po bie nën trysninë e plutokratëve të cilët pamëshirshëm vendosin për skenën e zhvillimin të jetës dhe për notat muzikore se si duhet të vallëzojë populli. Të gjithë e dimë se paratë nuk kanë vlerë pa popullin, por popullit çka i duhen paratë ?! Populli sipas botëkuptimit më të ri politik, është fuqi punëtore nga i cili varet niveli i multusave të cilët realisht e kanë shndërruar në qindarka për pazarllëqe ditore të tyre.

Këto dy tri fjalë që i thash rreth kësaj çështjeje, lexues i nderuar nuk janë teori, edhe pse deri diku i afrohen teorisë makiaveliste, andaj mos u lodhni të kërkoni nëpër libra e enciklopedi, këto janë praktika të përditshme në shoqërinë tonë me shumë multa. Deri diku po e ilustroj me një shembull, që plotësisht harmonizohet me rregullat e shoqërisë së njerëzve të botës së tretë.

Të aplikosh diku për ndonjë vend punë, p.sh në administratën publike, apo ma mirë me thanë për ndonjë punë të “drzhavës”, duhet të sigurosh disa dokument qofshin edhe kopje pa noterizu, s’ka problem, me rëndësi është dokumenti i lojalitetit partiak, pastaj ti mbyllësh në një zarf me markë taksative prej dy mijë Eurosh, dhe pastaj flejë i qetë, por me kusht, nëse nuk e ke harruar apo nëse nuk e ke shkruar adresën e byrosë partiake sagllamë. Pastaj, ti do vazhdosh gjumin edhe më tutje, sepse paga është siguruar, e sa për punën punojnë të tjerët për ju. Për ndryshe, aplikimi i duhet t’i që detyrimisht nënshtrohet procedurave të rregullta administrative, me njëmijë e një dokument të verifikuar dhe noterizuar, që në fund të përfundojnë në kosh. E ke gabim më tha një mik i imi që punon si një zv. Drejtori diku në strukturat e larta shtetërore, por për momentin është në pushim sepse akoma nuk ka siguruar zyre për punë.  Tash është koha e informatikës, kompjuterit dhe internetit, për punë aplikohet përmes internetit!. Më fal, i thash pak sa i skuqur nga turpi sepse kisha ngelur pas botës së kompjuterizuar. Po ama për të aplikuar që të bëhesh një administrator diku, që të marrish 150 deri 200 Euro, ka shumë kritere, njëherë të jesh lojalistë i nënës parti, pastaj të kesh të kryer fakultet, të kesh notë mesatare të mirë etj etj.

E vëllaçko, nëse dëshiron ti ikësh tërë kësaj procedure, të mos aplikosh në administratë, atëherë duhet të aplikosh lart, lart, për deputet, ministër, zv. ministër, drejtor, etj. Sepse të vetmet vende pune që nuk kërkohet arsim sipëror adekuat janë këto. Po pra, e logjikshme është kjo, ç’të duhet diploma e fakultetit në parlament, apo ministri. Mjeku udhëheqë me drejtësinë, juristi me ekologjinë, ekonomisti me ushtrinë,  etj. Me rëndësi është se atje nuk ke çka e lodhë mendjen të bësh analiza për ligje e rregullore, sepse mendja të vjen përmes mesazhit të Ajfonit. Por për të arritur në këtë vend kanë rëndësi vetëm dy fakte: të kesh para dhe të dish të dallosh dy ngjyra, gjelbër dhe kuqe, të tjerat ti tregojnë tjerët.

Desh u ngatërrova me këta që nuk duhet ngatërruar, tani më iku mendja dhe nuk di çka desha të them! A po, mu kujtua, po kjo çështja e multi-kuturave ku mbeti mor?  Po po, do ta zgjidhim këtë problem së shpejti, së shpejti do kemi grande nga Europa dhe të gjitha do ti shpenzojmë në hartimin e ligjeve konform kërkesave evropiane. Vetëm sa të rregullojmë çështjen e lustracionit  se do kodosha po na bëjnë zullum gjatë procedurave të tenderëve, dhe menjëherë do rregullojmë çështjen e multikulturave. E sa i përket ekonomisë, jemi përcaktuar, këtu (s)kemi probleme, sistemi plutokrat po funksionon si sahati hoxhës.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht