Pyetja: Selamu alejkum.  si qëndron puna e lehonisë sipas Islamit, lexova diçka por me saktësisht dmth, 40 dit e ka afatin strikt, edhe nqoftë se pastrimi behet brenda dy javëve te para dhe me nuk ka pastrime, thjesht më pas asaj kohe priten me veq menstracionet? T’pershendes dhe uroj mos t’kem pengu. S.A

Përgjigje:

Lehonia e cila në terminologjinë e sheriatit islam njihet me nocionin “Nifas” nënkupton gjakderdhjen e femrës pas lindjes dhe kohën e gjakderdhjes pas lindjes. Sipas juristëve nga shkolla juridike hanefite lehonia-nifasi nuk ka kohë minimale, kurse koha maksimale e lehonisë mund të zgjasë deri në 40 ditë. Nga kjo nënkuptohet se nëse tek femra ndërpritet gjakderdhja para kësaj kohe, pra para 4o ditëve, ajo normalisht pastrohet dhe konsiderohet e pastër që nënkupton se nga ai moment lejohen për të, të gjitha veprimet që i ishin ndaluar për shkak të lehonisë, siç janë falja e namazit, agjërimi, leximi i Kur’anit, marrëdhëniet bashkëshortore etje.[1]


[1] Më gjerësisht shih librin “FIKHU ISLAM, dispozita nga namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi, autor Jusuf Zimeri, Shkup 2012.

Shkrime të ngjashme