Pendimi për veprat e këqija

Pendimi për veprat e këqija

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Në të kaluarën isha një homoseksual, por tani jam penduar nga kjo punë e shëmtuar. A ka shpresa për falje ndaj kësaj çështjeje? Kam frikë se nuk do të më falet kjo edhe po të falem dhe vazhdimisht të lexojë Kur’an!
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Elhamdulil-lah, ves-salatru ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d…

I nderuar, s’ka dilemë se vepra që e keni përmendur është rreptësisht e ndaluar, por meqë jeni penduar dhe shpresoj të jetë pendimi i sinqertë, atëherë nuk ka dilemë se ka shpresë se pendimi i juaj është i pranuar te Allahu xh.sh. dhe ju nuk guxoni të bini në pesimizëm dhe të ndërpritni shpresën sepse Allahu xh.sh. ka thënë: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer : 53)
Sa i përket faljes dhe leximit të Kur’anit këto janë obligime të besimtarit islam.

Vallahu ealem!
____________
Mars, 2010

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *