Pendimi, rikthim te Allahu i Madhërishëm

 Nga: Jusuf ZIMERI

Sofra e Ramazanit

Eudhubil-lahimesh-shejtanirr-rraxhim, Bismil-lahiurrahmanirr-rrahim.

 Falënderimi dhe Lavdërimi i takon Allahut Fuqiplotë, i cili na mundësoi që të përjetojmë edhe këtë ditë të shenjtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kurse salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a., edukatorit dhe mësuesit të njerëzisë, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe mbarë besimtarët islam të cilët me kujdes, respekt dhe dashuri implementojnë normat e islamit në jetën e tyre të përditshme. 

Allahu xh.sh. thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ يَوْمَ لا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”.

Të nderuar besimtarë islamë, ashstu siç ju kemi informuar edhe javën e kaluar, rrespektivisht xhumanë e kaluar se ligjeratat e ditës së xhuma në këtë muaj të bekuar të Ramazanit i kemi titulluar me një emër të përbashkët, që quhet sofra e Ramazanit, por me këtë nuk kemi për qëllim sofrat tona të iftarit dhe të syfyrit, por kemi përqëllim begatitë e shumta që Allahu xh.sh. i ka shtruar në sofrën e tij të Ramazanit enkas për besimtarët islam. Në këtë sofër të begatshem, sot gjeta një ushqim të përgatitur për besimtarët islamë, e që ky lloj i udhqimit është i përhershëm, por vlera e sajë shumëfishohet në mënyrë të veçantë në muajin e Ramazin, kurse pjata e cila na servohet ky ushqim në sofrën e të Gjithëmëshirshmit quhet pjata e pendimit –Teuvbes. Andaj sot do të flasim për pendimin dhe rëndësinë e pendimit në të gjitha kohët por enkas për vlerën e saj në muajin e pendimit.

Të nderuar besimtarë, Allahu xh.sh. krijoi njeriun dhe çdo gjë që ekzistoi e vëndoi në shërbim të tij, pastaj njeriun e zbukuroi me mendje, pastaj i dërgoi shpallje dhe pejgamberë, e të gjitha këto janë në shërbim të njeriut, që nënkupton mëshirën e Allahut xh.sh. për krijesën njeri. Nga mëshira e Veçant e Allahut xh.sh.  që krijoi për njeriun, është edhe hapja e portës së pendimit, sepse Allahu xh.sh. krahas të gjitha argumenteve tjera që i përmendëm e dinte se njeriu do të gabojë, do të zhytet në mëkate, andaj hapi portën e pendimit që të pastrohet prej tyre.

Porta e pendimit është portë e hapur në të gjitha kohët, dhe besimtari islamë ka mundësi të trokas te kjo portë sa herë që të dojë, por në mënyrë të veçantë në kohën e muajit të Ramazanit, që është muaji i Kur’anit, agjërimit pendimit etj.

Të nderuar besimtarë islamë, porta e quajtur porta e pendimi është e vjetër sa vetë qenja e njeriut, sepse në këtë portë kishte trokitur babai i njerëzisë dhe pejgamberi i parënë rruzullin tokësorë, Ademi a.s.. Në këtë portë kishin trokitur edhe pejgamebrët tjerë pas tij, deri te i dërguari i Fundit Muhamedi a.s. të cilit edhe pse i ishin falur të gjitha gabimet si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, ai thoshte: Unë i pendohem Allahut xh.sh. dhe ekërkojë falje prej tij së paku 70 herë në ditë, kurse në një transmetim tjetër njëqindë herë”. Kjo portë nuk u mbyll me përfundimin e jatës së Pejgamberit a.s. në këtë boitë, por ngeli e hapur për Ummetin e tij dhe do të ngelë deri ditën e Kijametit, andaj Allahu xh.sh. na fton të afrohemi te kjo portë duke thënë:” O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat”.

Të nderuar besimtarë, të ndferuar agjërues, kjo ftesë e Allahut xh.sh. përsëritet nëpër shumë vende në Kur’anin Fisnik, pavarësisht se vjen në mënyrë direkte apo të tëthortë, andaj Allahu xh.sh. na ftonë duke na thënë:

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ] النور-31

 Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”

Pra o ju që kkeni besuar në Allahun xh.sh. Një ,e të gjitha cilësitëe  Tij, o ju që keni besuar në Kur’anin si shpallje e Allahut, o ju që keni besuar Muhamedin a.s. për të dërghuar, që të gjithë ju pendohuni, rikthehuni te Allahu xh.sh. që të pastroheni nga mëkatet dhe të gjeni shpëtimin, të gjeni sigurinë shpirtërore dhe fizike. Pendohuni o besimtarë sepse sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në hadithin e tij thotë: “Vërtetë Allahu Fuqiplotë, e shtrinë dorën e Tij natën që të pranoj pendimin e atyre që gabojnë ditën, pastaj e shtrinë dorën e Tij ditën që të pranojë pendimin e atyre që kanë gabuar natën, Kjo zgjatë deri sa të lindë dielli nga perëndimi” (Muslimi)

Të nderuar agjërues, ktheuni te porta e mëshirës së Allahut xh.sh. dhe kërkoni mëshirë, kërkoni falje, kërkoni pendim dhe pa mëdyshje se do ta fitoni atë që e kërkoni, sepse kjo është e  garantuar nga Krijuesi Absolut. Përmes kërkimit të pendimit do të realizoni dy qëllime finale të njeriut në jetën e kësaj bote, së pari do të pastroheni nga mëkatet tuaja, dhe së dyti do të fitoni dashurinë e Allahu xh.sh sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Penduesi nga Mëkati është i dashuri i Allahut xh.sh.” Pastaj thotë: Penduesi nga mëkati është sikur ai i cili nuk ka bërë mëkat”.  Të nderuar vëllezër, këto dy epitete për ti fituar te ndonjë krijesë duhet shumë lodhje, shumë punë, shumë perispeci, e te Allahu xh.sh. i fiton me pendim dhe me rikthim te dera e Tij e quajtur porta e tevbes, sepse Allahu xh.sh.i don ata që pendohen dhe që pastrohe.

Të nderuar besimtarë, të nderuar agjërues, ju lutem mos u bëni mendje lehtë, menjde mëdhenj e të mendoni se nuk keni nevojë për pendim sepse nuk keni mëkate, sepse kjo donë të thotë se ne jemi të ngulfatur nga mëkatet. Mos e bënio këtë ju lutem, sepse kur për pendimin kishte nevojë i Dërguari i Allahut xh.sh., zotriu i njerëzisë, më i dashuri i Perëndisë Muhamedi a.s. dhe pengohej nag 100 herë në ditë, edhe pse çdo gjë për të ishte e sigurar, atëherë çfarë ngelë për ne të nderuar besimtarë. Nëse për pendimin kishin nevojë dhe këtë e bënë të gjithë pejgamberët e Allahut x.sh., atëherë çka mund të themi për ne që jemi plotë e për plotë mëkate. Thënia se ne nuk kemi nevojë për pendim sepse nuk ndihem mëkatar, ra radhitë në ushtrinë e djallit dhe nën komandën e tij, kurse Allahu xh.sh. dëshiron të na lirojë nga kjo çështje, dhe thotë:

وَاللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُواْ مَيْلاً عَظِيمًا

“All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).

O ju agjërues mos pretendoni se nuk keni nevojë për pendim sepse nuk ndiheni se jeni mëkatarë se vetë ky veprim është gabim dhe mëkat, ngase Muhamed Mustafa s.a.v.s. ka thënë: Çdo bir i Ademit është gabimtar= mëkatar, e gabimtarët më të mirë janë ata të cilët pendohen. Termodhiu.  Pastaj Muhamedi a.s. vazhdon e thotë: Sikur të mos bënit mëkate, Allahu do tju largonte nga kjo jetë, dhe do të sjellte popull tjetër i cili do të gabonin, dhe do të kërkonin falje dhe pendim e Allahu xh.sh. ti falë ata” Muslimi

Të pretendosh se je i pa gabuar nuk është njerëzore, por të gabosh dhe të pendohesh është njerëzore, thoshte një studjues islam, andaj nuk është turp, që besimtari islam të gabojë, por është turp që besimtari islamë të vazhdojë me kokëfortësi në gabimin e tij, në mëkatin e tij.  Pra ktheu vëlla te porta e pendimit, sepse aty është shpëtimi yt, mos lejo të largohesjh nga mëshira e Allahut xh.sh. për shkak se ke përjetuar muajin e agjërimit dhe në fund nuk ke arritur të pastrohesh nga mëkatet.

Të nderuar besimtarë kjo është temë e gjëtë dhe mund të flitet me muaj e vite, por ne po e përfundojmë për sot këtë ligjeratë me këtë lutje te Allahu xh.sh. O Zoti ynë, ne jemi robërit Tu, ne qendorjmë në besën e dhënë aq sa kemi mundësi, por ne jemi të dobët, jemi mëkatarë, jemi të ngulfatur në mëkate, e Ti na ke garantauar në librin Tënd të shenjtë kur ke thënë: Më thirrni mua, e Unë ju përgjigjem juve” andaj ne sot edhe krahas turpit tonë, po rikthehemi te dera e Jote o i madhi perëndi, andaj mos na kthe të dëshpëruar. O i madhi Allah, për hir të muajit të Ramazanit dhe Kur’anit që ka zbritur në këtë muaj, për hirë të Dërguarit Tën Muhamed Mustafas, na i fal neve gabimet, na i fal neve mëkatet o i madhi Perëndi, sepse vetëm Ti je aAi i cili falë, e nëse Ti nuk na falë, atëherë ne nuk kemi derë tjetër, nuk ka kush tjetër që na i fal mëkatet përveç Teje. Allahumme Amin.

Ve ahiru Da’vana enilhamdulilahi rabilalemine elfatiha.

 

(Kjo ligjeratë është mbajtur para namazit të Xhumasë më 04. 08. 2012 në xhaminë e fshastit LLojan nga Hoxhë Jusuf ZIMERI)

 

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *