Autor: Jusuf Zimeri

  • Mashkulli flet për femrën çka të dëshiron, por ajo vepron me të çka të dëshiron.
  • Hajdutët kërkojnë nga ti, ose para ose jetën, kurse gruaja kërkon që të dyja.
  • Allahu na i ka krijuar dy veshë dhe një gojë, që të dëgjojmë më shumë se sa të flasim.
  • Njeriu mund të heshtë në shumë gjuhë.
  • Nëse njeriu këmbëngulë në mendimet e tij, ai asnjëherë nuk gjen përkrahës.
  • Nuk është fitore që ti mundësh të tjerët, por fitore e vërtetë është atëherë kur të tjerët nuk mund të jetojnë pa ty.
  • Kënaqësinë nuk mund ta blesh me pasurinë e tërë botës, sepse ajo ekziston në mendjen dhe ndjenjën tënde.
  • Jeta nuk të ngushton asnjëherë, ti e bënë këtë me mendimet tua negative.
  • Mos harro vëlla musliman, lënia – largimi nga mëkati është më i lehtë se pendimi.
  • Maja e etikës – moralit është që të turpërohesh nga vetja.
  • Çfarë është dobia nga bota se është e gjerë, nëse këpucët tua janë të ngushta.
  • Buzëqeshja është më e lirë se rryma, por ndriçon më shumë se ajo.
  • Përkujto o njeri se në këtë botë jeton vetëm një herë.
  • Mos debato me Ahmakun, sepse njerëzit e kanë vështirë të dallojnë mes jush.
  • Nëse veten tënde e ke shndërruar në krimb që ecën për toke, atëherë mos i mallko të tjerët kur të shkelin.
  • Kush kërkon dituri pa lodhje, do ta gjejë atëherë kur të thihet çafka.
  • Nëse hulumton për një njeri dhe e gjen, por nuk ia vlen për shok, atëherë kujdes të mos të bëhet armik.
  • Ajo që nuk arrihet e tëra, nuk lihet e tëra.
  • Asnjëherë s’jam penduar për heshtjen time, por shumë herë jam penduar për fjalën time.
  • Lexo; Nëse kjo shkresë arrin te ti dhe ti e lexon, të dish se ke shfrytëzuar dy begati: Të dish se dikush mendon për ty, Të dish se nuk je në mesin e dy miliard njerëzve që nuk dinë të lexojnë
  • Nëse buzëqeshë dhe falënderon Krijuesin tënd, ti jeton në begati, këtë mund ta bëjnë shumë njerëz, por nuk e bëjnë.
  • O njeri, Falëndero Krijuesin tënd për gjërat që i ke, e mos vajto për ato që si ke.
  • Shkruani më të mirën që e dëgjoni, mësoni më të mirën që e shkruani dhe flisni më të mirën që e dëgjoni.
  • Mos e kërko kënaqësinë te të tjerët se do të ngelësh i dëshpëruar tërë jetën, por kërkoje kënaqësinë te vetja jote, e do të jesh i kënaqur edhe atëherë kur je vetëm.
  • Personi i vetëm i cili të shoqëron tërë jetën je vetëm ti, andaj mos e ngarko me dëshpërime sa nuk mund të bartë
  • Njeriu i cili ka bërë krim vetes së tij është, ai i cili ka humbur drejtësinë ndaj vetes së tij, e atëherë nuk mund të jetë i drejtë as ndaj tjerëve.
  • Në historinë islame nuk kishte më shumë se gjashtë komentues të ëndrrave, kurse tash në çdo lagje kemi nga dhjetë komentues, sot janë shtuar komentuesit e ëndrrave ngase jemi bërë Ummet që po flemë shumë.

Shkrime të ngjashme