Opinione, Shkrime Autoriale

Përpjekjet për diskreditimin e Universitetit të Al Azharit

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Prof. Dr. Muhamed Rafet Othma, prof i Usuli Fikhut në Fakultetin e Sheriatit pran Univerzitetit të Al Azharit, dhe anëtar Akademisë për kërkime shkencore Islame pran Az’harit thotë: “Një gurë në ndërtimin e Az’harit është më i vlefshëm se sa ndërtimi i gjithë piramidave”.

Letërnjoftim shumë i shkurt i Universitetit Al Az’har

Universiteti i Al Azharit, konsiderohet nga Universitet më të vjetra në botën Islame që funksionon që nga shekulli i katërt hixhrij, ose shekulli i dhjetë miladij. Nga kjo nënkuptohet se Universiteti i Al Az’harit është një gjigand i cili shekuj me radhë është ballafaquar me sfida të shumta të natyrave të ndryshme, dhe lirisht mund të themi, herët apo vonë të gjitha i ka nënshtruar në këngët e saja, e asnjëherë nuk është gjunjëzuar para zullumit dhe padrejtësisë. Edhe ky institucion i lartë shkencorë që përjetoi shumë sfida të sistemeve të ndryshme politike pati baticat dhe zbaticat e veta, por ajo që është më e rëndësishme gjithnjë ishte i vetëdijshëm për rolin e vet dhe si i tillë edhe pse përjetoi lëndime të shumta, qëndroi i pa gjunjëzuar përballë shumë okupimeve dhe revolucioneve që u zhvilluan në Egjipt e më gjerë. Dijetarët dhe dashamirët e kësaj qendre dhe vatre edukativo arsimore e shkencore, gjithherë ditën  mirë të rreshtohen në radhët e tyre, për të zënë pikat kyçe ku mbrohet islami dhe muslimanët.

Universiteti i Al Azharit është i vetmi universitet në botë që mbanë epitetin “Menaretul Ilmi – minarja e diturisë dhe shkencës” ose siç e quhet ndryshe edhe “Kibletul ilmi – Kibleja e diturisë”. Sekreti i këtyre dy epitete të merituara të këtij universiteti, e bëjnë të veçantë këtë kible të diturisë, jo vetëm në botën Islame, por edhe në përgjithësi. Këto dy epitete nuk iu kanë dhuruar si dhuratë përkëdhelëse, por si meritë, ngase nga këtu, pikërisht nga lagja më e njohur e Kajros  Husejni, rrezet e diturisë, shkencës, dhe kulturës islame u shpërndanë në tërë botën, lindje  e perëndim, veri dhe jug.

Dyert e këtij universiteti ishin dhe ngelin të hapura për gjithë botën islame, për të gjithë ata që dëshiruan të njihen dhe të mësojnë islamin burimorë, për të gjithë ata që dëshiruan të ndjekin rrugën e Elhi Sunetit si në çështjet e akides ashtu edhe në çështjet e jurisprudencës islame pavarësisht nga shkollat juridike islame sunite.

 Pse duhet diskredituar Universiteti i Al A’zharit ?

Nëse marrim parasysh rrolin dhe kontributin e kësaj qendre shkencore në ruajtjen e islamit burimorë dhe të mirëfilltë që ka dhënë jo vetëm në botën islame por në tërë globin, mendoj se s’duhet të lodhemi shumë për të gjetur përgjigjen e vërtetë  të pyetjes, pse duhet diskredituar Universitetin e Al Az’aharit?. Një maksimë popullore thotë: Gjuhet me gurë pema e cila fryte, e jo ajo që është sterile-pa fryte”, andaj nga vetë fakti se kësaj qendre i janë bërë sulme të shumta nëpër shekuj, nënkupton për vlerën dhe rëndësinë e Al A’harit.

Kjo qendër islame përmes institucioneve dhe akademive të saja që ndriçoi botën me dituri, ishte dhe ngeli halë në sy të atyre që nuk ia duan të mirën islamit dhe myslimanëve. Ngeli halë në sy sepse kjo qendër islame shkencore deri më sot, botës islame edhe atë jashtë Egjiptit i dhuroi më shumë se dhjetë mijë dijetarë të mirëfilltë Islamë, me plotë kuptimin e fjalës dijetarë, që udhëheqën dhe udhëheqin qendra të ndryshme shkencore, akademike dhe politike në mbarë botën, përfshirë këtu edhe burra shteti. Është halë në sy, sepse kjo qendër islame shkolloi arsimoi dhe edukoi kuadro nga më shumë se 100 shtete të botës.  Prodhoi aq shumë kuadër, saqë sot nuk mund të gjesh institucione islame nëpër botë e në gjirin e saj të mos ketë kuadro të prodhuara nga Al Az’hari. Për ndryshe, le të deklarohet një hoxhë shqiptarë që ka studiuar në ndonjë universitet islamik kudo në botë, e të mos ketë pasur mësimdhënës të diplomuar nga Al Az’hari.  Al Az’hari është halë në sy sepse ky Universitet sot në gjirin e saj vetëm në Egjipt ka 9.500 institucione shkolla fillore të mesme, fakultete dhe institucione tjera të larta. Për realizimin e platformës së sajë dhe për funksionimin e këtij sistemi ka të angazhuar vetëm 250 mijë mësimdhënës. Pra, vetëm nga këto të dhëna shumë sipërfaqësore, pa u lëshuar në detaje, mendoj se janë të dhëna të mjaftueshme që çdo njeri nga ne të kuptojë, se pse kërkohet diskreditimi i Az’harit.

Se duhet diskredituar këtë kible të diturisë, për këtë janë unik të gjithë armiqtë e Az’harit, e vetmja divergjencë që mund të jetë mes armiqve të kësaj minare të diturisë është vetëm instrumenti dhe metodologjia e diskreditimit të tij. Si duket, në fund pasi përdorën shumë strategji për të arritur qëllim, dhe panë se dështuan, po mendojnë se ndoshta të përdorin edhe mjetin e fundit, që Az’harin ta diskreditojnë nga vetë të quajturit dijetarë. Në shërbim të realizimit të kësaj teze, gjithnjë e më shumë po dalin në skenë dijetarët vehabistë edhe pse asnjëherë nuk pranojnë të jenë vehabistë, por të veshur petkun e selefit luftojnë Universitetin e Az’harit dhe dijetarët e sajë.

Çka kërkojnë vehabistat nga Az’hari

Në bazë të asaj që kemi dëgjuar dhe lexuar nga përfaqësuesit e lëvizjes vehabiste ata fillimisht deshën që të mbjellin dyshimin e besimtarëve islamë ndaj Al Az’harit, andaj filluan që të sulmojnë dijetarët e kësaj qendre kudo që gjendeshin nëpër botën islame. Filluan të sulmojnë edhe metodologjinë dhe strategjinë e veprimit të kësaj qendre islame, nën akuzën se dijetarët e Az’harit, jo vetëm që besimin e tyre e kanë të devijuar, për shkak se kanë akide esharije-maturidije, por edhe nuk janë zbatues të sunettit të Pejgamberit s.a.v.s., dhe si të tillë islami dhe dituria nuk merret dhe nuk pranohet prej tyre. Në kontekst të kësaj, Shejh Albani rahimehullah në pyetjen kur ishte pyetur për Shejh Sha’ravin rahimehull, kishte thënë: “Shejh Sha’ravi ka metodologji tërheqëse në komentimin e kur’anit, porse nuk është dijetar islam, dhe dituria nuk merret prej tij sepse është Az’harist. Ai si edhe dijetarët tjerë të Azharit, nuk e njohin sunetin e Pejgamberit s.a.v.s., e arsyeja pse Sha’ravi nuk njeh sunetin e Pejgamberit a.s. është se ai ka qenë shumë i zënë me komentimin e Kur’anit”!!! Tani shtrohet pyetja: A ka mundësi një njeri të bëjë komentimin e Kur’anit pa e njohur sunetin e Pejgamberit a.s. ???!!!! Përgjigja është te ju të nderuar lexues.

Tani kohëve të fundit, pas revolucionit në Egjipt, revolucion ky që vehabistët e ndikuar nga fetvaja e myftiut të Arabisë Saudite se revolucioni është i ndaluar (haram) sipas islamit, dilnin rrugëve të Aleksandrisë dhe qyteteve tjera me parulla se dalja e myslimanëve në protesta kundër regjimit të Mubarakut është veprim i ndaluar (haram), pas suksesit të revolucionit dhe rrëzimit të sistemit të njëmendësisë, dëshirojnë që edhe ata të shfrytëzojnë nga rasti dhe të marrin pushtetin në dorë. Sipas tyre tani është rast i mirë, që duhet patjetër të shfrytëzohet për ta diskredituar dhe rrënuar edhe Universitetin  e Al Az’harit, me platformën se Universiteti i Al Az’harit udhëhiqet nga njerëzit e sistemit. Për këtë arsye si përfaqësues të tyre a autorizuan Shejh is’hak El Huvejnin, i cili në një program televiziv satelitor nuk la asgjë pa vjellë kundër myftiut të Egjiptit Dr. Atij Xhumuas, Az’harit dhe dijetarëve të Az’harit.! Ai Muftinë e quajti,  si abortua i vdekur, si xhahil, dhe të pa moralshëm, si njeri i sistemit, etj etj.

Pas tij u dëgjuan edhe shumë zëra në përmbajtje të tij, sepse për këto akuza të Huvejnit do të merret gjykata e Egjiptit, kurse këta tani po punojnë natë e ditë për të mbledhur njerëz nga rrugën, normalisht duke shfrytëzuar varfërinë e tyre, duke u ndarë naj funtë, që të mblidhen para gjykatës dhe të bëjnë presion edhe ndaj institucioneve shtetërore. Disa prej tyre, bërtitnin se duan zgjedhje edhe në Az’har, (edhe pse sistemin e zgjedhjes në Az’har e kishte konfirmuar edhe njeriu i parë i Az’harit, por për këtë njëherit duhet të sigurohet normativa) por ata kishin harruar fetat e tyre se sistemi zgjedhor është akt i ndaluar (haram) sipas tyre. Pastaj kishin angazhuar edhe avokat për mbrojtjen e Huvejnit në gjykatë, edhe pse sipas fetvasë së tyre arsimimi nëpër fakultet juridike është haram, edhe funksioni i avokatit është haram ??!!!  Unë besoj se sikur Huvejni të vinte në krye të Az’harit, hapin e parë që do ta bënte, do ta ndalonte arsimimin e femrës islame nëpër këto qendra, sepse sipas tij, Dituria është vetëm për burra, e jo edhe për femra. Çka nënkupton kjo, unë nuk di ta komentoj.

Turpi më i madh i tyre ishte kur tentuan të blejnë gazetarët e qendrave informative më me prestigj në Egjipt, atëherë kur 200 gazetarëve të mediave të ndryshme i paraqitën ofertën  e haxhit, se do të shkojnë në haxh dhe do të jenë mysafir të mbretit, e më pas atje ndoshta do marrin edhe naj direktivë të mëtutjeshme se çka duhet shkruar dhe thënë më tutje ! Mirëpo, fatkeqësia qëndroi në faktin se gazetarët shumë shpejt deshifruan këtë ofertë, dhe me shumicë refuzuan, sepse sipas tyre ata dëshironin të jenë vetëm mysafirë të Allahut në haxh, e jo të mbretit, kështu ishte shprehur një gazetarë Egjiptas, sepse kështu kishin mësuar në Al Az’har. Misafirt e mbretit, respektivisht mundësinë që ua mundëson mbreti i Saudisë për në haxh, duhet t’i dedikohen të varfërve që nuk kanë mundësi materiale për në haxh, e ajo të keqpërdoren për interesa ideologjike, siç po ndodh edhe në vendin tonë.

Të nderuar lexues, ka mjaft të shkruhet dhe të thuhet në këtë temë, por po përfundoj këtu me këto pyetje: Çka pas diskreditimit të Az’harit, kujt i shkon për shtati kjo punë,edhe pse unë personalisht jam shumë i bindur se Az’hari ishte, është dhe do të ngelë një Gjigant i madh, një kible e diturisë, që nuk mund ta rrënojnë erëra të vola si këto vehabiste.

Az’hari synonim i diturisë së mirëfilltë islame ka rrënjët e saja në mbarë botën, dhe si i tillë s’ka kush që e lëvizë trungun e saj.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht