Pse nuk din kryeministri ?

Autor: Jusuf ZIMERI

Deklarata e Kryeministrit të RM z. Nikolla Gruevskit, se ne nuk i kemi marrë asnjë truall në mënyrë të paligjshme Bashkësisë Islame, mund ti përngjajë vetëm një njeriu i cili asnjëherë nuk ka shkelur në institucionet e shtetit, apo as që ka dëgjuar ndonjëherë për to, por assesi nuk mund ti përngjajë deklaratës së një funksionari të lartë shtetërorë, e aq më pak një burrë shtetit që ushtronë postin e Kryeministrit, i cili para këtij posti ka ushtruar edhe poste tjera me peshë në shtet si Ministër.

Nuk është hera e parë që nga Kryeministri Gruevski të dëgjojmë kësi lloj të deklarateve kontraverze, sepse si duke ai gjithnjë është i prirë të krijojë mjegull në opinion, sepse vetëm atëherë bëhet më pak i dukshëm. A thua çfar ka pasur ndërmend Nikolla kur dha këtë deklaratë se “ne asnjëherë nuk kemi marrë truall në mënyrë të pa ligjshme”. Ndoshta ka pasur për qëllim veten e tij si Nikollë, pa postin kryeministër, sepse vetëm kështu mund të jetë deklarata e tij racionale, e nëse ka folur në emër të Kryeministrit që mbanë në dorë timonin e shtetit, atëherë deklarata e tij është jo vetëm iracionale, por edhe qesharake. Neve për mos kthimin e vakëfit, asnjëherë nuk e kemi akuzuar Nikolla Gruevskin si person fizik, porse akuzat gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë në adresën e Kryministrit i cili sot për sot mban emrin Gruevski, e nesër mund të ketë emër tjetër.

Në drejtim të kësaj i rikujtojë Nikolla Gruevskit për disa çështje rreth pronës së vakëfit dhe procesit të denacionalizimit.

Çështja e parë që do ta parashtrojë është, meqë shteti nuk i paska marrë askujt pronë në mënyrë të pa ligjshme, atëherë zotri Nikolla Gruevski si do ta arsyetonte ligjin për denacionalizim? Cila ishte nevoja e sjelljes së këtioj ligji ?

Zotri kryeminister, nëse shteti nuk ka marrë pronën e Vakëfit në mënyrë të paligjshme, atëherë e paska marrë në mënyrë të ligjshme, e kjo nuk ka koment tjetër vetëm se bëhet fjalë për ligje diskriminuese ?!

Zotri kryeminister, nëse shteti nuk paska marrë pronën e vakëfit në mënyrë të pa ligjshme, atëherë po pyes ku u tretën 7 milion metra katrorë të pronës së Vakëfit, apo ndoshta ato prona kanë ngelur diku jasht Maqedonisë.?!

Zotri kryeministër, si do ta komentonit rastin kur më 18 Prill 2008, në Kabinetin tuaj, ju personalisht në nga posti i kryeministrit i dhatë urdhër Ministrit të financave dhe kryetarit të komisionit për denacionalizim z. Lubçe Jordanovit që në afat pre 90 ditë të zgjedhin problemin e vakëfit të Arabatit në Tetovë me sipërfaqe prej rreth 8 hektarë. Ju në atë takim, pranuat se ajo pronë ka qenë e vakëfit dhe dhatë instruksione si duhet të veprohet me të, ngase ju i dinit mirë porblemet sepse keni qenë edhe ministër i financave një kohë, pra personi kopetent për implementimin e ligjit për denacionalizim. Tani po ju pyes, çka u bë me atë pronë? A ke pyetur ndonjëherë ministrat tu, ku ka ngelur puna? Pse nuk u zgjodh problemi.

Zotri kryeministër, pse nuk po e ktheni Kapan Anin, kur e keni pranuar edhe ju se ai ka qenë vakëf. Ju e dini shumë mirë këtë punë ngase për këtë jeni ninformuar pikërisht në kabinetin tuaj. Pikërisht në kabinetin tuaj u është kumtuar fakti se kryetari i Komisionit për denacionalizim, disa ka theksuar se nuk ekziston pengesë ligjore për kthimin e Kapan Anit por këtë nuk e lejon Komisioni koordinativ, që ju nuk kishit informata për këtë komision. Pra a mund të kuptojmë se edhe aty ku nuk ka ligj, për pengesë, duhet të pengohet me ligj, për të cilin Pasko Kuzmani pat theksuar se së shpejti do të sjellim ligj për mbrojtjen e tyre. Edhe këtë nuk e dini!

Zotri kryeminister, pse hodhët gurthemelin e Filharmonisë në pronën “Ibni Pajko”e cila ishte në proces denacionalizimi dhe për të kishte procedurë gjyqësore. Edhe këtë nuk e dinit, apo ndoshta shërbimet tuaja ju kishin keqë informuar për të mos thënë dezinformuar!!. A i ke pyetur ndonjëherë shërbimet tuaja, se cila është pengesa për mos kthimin e kësaj prone të Vakëfit !! Edhe këtë nuk e dini?!

Zotri kryeminister, sërish po pyes, nëse shteti i Maqedonisë deri dje ka qenë shtet komunist, e prej dje po mendojmë se është demokrtatik por sekularist, atëherë po pyes, prej nga shteti demokratik sekularist të jetë pronar i kishave dhe i xhamiave.? Apo ndoshta do të thonit se edhe kjo është me ligj, sepse shteti sekularist patjetër në pronësi të ketë xhamia e kisha?!!

Zotri Kryeminister, po shpresoj se prej të enjtes keni kërkuar informata nga shërbimet tuaja, se pse nuk po ndërtohet xhamia e Prilepit, edhe pse jam i bindur se ju edhe të enjten kur ishit në emision e keni ditur këtë punë, sepse pengesat vijnë nga partia e juaj që ju jeni lider i saj, dhe për këtë jeni mirë të informuar edhe me shkrim por edhe me gojë në kabinetin tuaj. Ndoshta edhe këtë nuk e dini?!

Zotri kryeminister, Pse nuk kthehet në pronësi ndërtesa e quajtur Ibni Pajko, karshi urës së gurit, kur organet tuaja kanë pranuar me shkrim se ka qenë Vakëf, por tani nuk mund të kthehet ngase banesat janë të shitura. Kush ua dhori juve ato banesa që ti shitni! Edhe këtë nuk e dini!

Zotri Kryeminister, pse qeveria e juaj pikërisht e juaj kishte sjellë vendim që mbi pronën e Vakëfit, pikrësiht në oborrin e Xhamisë në fshatin Gradec të Vinicës të ndërtojë ambulancën. Edhe këtë nuk e dini !

Zotri kryeminister, me çfarë të drejte këshilli komunal i qytetit të Vinisëc, pikërisht në qverisjen tuaj kishte sjellë vendim që mbi eshtrat e muslimanëve në Vinicë të ndërtojë Kishë? Edhe këtë nuk e dini!

Zotri Kryeminister, pse në kopën kur ju ishit minister i financave, një nga komisionet e denacionalizimit në Manastir, kishte sjellë vendim që vakëfin e Bashkësisë Islame t’ia dhurojë Kishës Ortodokse të Maqedonisë, e ju të njëjti njeri e graduat në funksion ? Edhe këtë nuk e dini!

Zotri Kryeminister, komisioni i juaj për denacionalizim i shkallës së dytë që është në nivel të qeverisë, anuloi vendimin e komisionit për denacionalizim që Kino Napredaki iu kthye në pronësi BFI. Edhe këtë nuk e dini!

Zotri kryeministër, po kërkoni fletë pronësi që ta shihni, por nëse vërtetë e keni serioz këtë kërkesë, atëherë drejtohuni te koimisioni për denacionalizim dhe ata ua tregojnë edhe këto argumente. Ju përkujtoj se sipas ligjit për denacionalizim që e ka sjellë qeveria e VMRO-DPMNE thuhet se për dëshmi pala duhet të parashtrojë ose tapinë e pronës ose Aktin e marrjes, e për vakëfin Ibni Pajko dhe të tjerave e keni aktin e marrjes ku qartë shkruan se e kujt ak qenë ajo pronë. Ndoshta edhe këtë nuk e  dini!

Zotri Kryemister, pseja të tilla ka shumë, por për në fund po ju pyes vetëm edhe një: Pse jeni Kryeminister. Ndoshta këtë e dini!

E pra zotri Kryeminister, fillimisht e keni vështirë të na bindni se të gjitha këto nuk i dini, por nëse vërtetë nuk i dini atëherë nuk e di pse jeni kryeminister, duhet të jepni dorëheqje, e pastaj keni të drejtë të mos i dini.

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *