Opinione, Shkrime Autoriale

Qëndrimi i Islamit ndaj homoseksualizmit

Autor: Jusuf ZIMERI

Nga mrekullitë e Allahut xh.sh. që krijoi në univers, përveç ndryshueshmërisë dhe llojllojshmërisë së krijesave, është edhe fakti se Ai, çdo krijesë krijoi  çift (mashkull-femër). Allahu xh.sh. në Kur’anin famlartë thotë: O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj,që ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën tjetër (shoqen e saj), e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra.”[1]

Dallimi midis dy gjinive, mashkullit dhe femrës nuk bëhet për shkak të faktorëve shoqërorë, siç po theksohet shpeshherë në shoqëri, por për shkak të faktorëve biologjik që ndikojnë edhe gjatë krijimit të tyre, respektivisht para lindjes. Dallimet midis mashkullit dhe femrës nuk janë vetëm në gjymtyrë si pjesë organike siç janë ani i saj dhe paraqitja e shtatzënësisë, por dallimet kanë të bëjnë me natyrën e krijimit të saj. Dallimet janë të rezultuara nga vetë krijimi i pëlhurës dhe nga sistemi i absorbimit të elementeve kimike që dalin nga vezorja. Andaj, këto fakte po i injoron elita e jonë politike duke prishur rendin dhe atë në emër të ligjit dhe drejtësisë, dhe në emër të mos diskriminimit të një pakice, përmes ligjit që dëshiron ta sjell për legalizimin dhe mbrojtjen me ligj homoseksualizmit të diskriminojë tërë shoqërinë shqiptare kudo që gjenden ata, dhe duke disballansuar tërësisht mes gjinive të shkatërrojë edhe moralin e popullit i cili jo vetëm në Evropë por edhe më gjerë njihet si popull me moral të lartë. Politika zyrtare e Shqipërisë me propozimin e legalizimit të kësaj anomalie të shëmtuar, cenon rëndë nderin e shqiptarëve, dhe mendoj se politikanët shqiptarë qoftë të pozitës apo opozitës nuk kanë mandat nga populli ta bëjnë këtë veprim satanik. Ata po sillen sikur të i kenë zgjidhë të gjitha problemet ekonomike dhe politike që i tangojnë shoqërisë shqiptare, e tani problemi i vetëm që i ka ngelur Shqipërisë, është sjellja e këtij ligji. Ajo elitë politike që do ta sjell këtë ligj, e ne mendojmë se do të jetë i pa pranuar në shoqërinë shqiptare do të jetë e mallkuar edhe nga popullata, edhe nga historia e edhe nga Zoti, dhe për këtë do të bartë përgjegjësinë edhe morale edhe juridike.

Homoseksualizmi sëmundje e jo civilizim
Nga citati Kur’anor i mëparë përmendur vihet në pah se mashkulli dhe femra janë dy pjesë të një tërësie, janë pjesë të vetme përbërëse të familjes së shëndoshë, kurse nga ana tjetër familja është bërthama e shoqërisë[2]. Islami i koncipon funksionet e tyre në shoqërinë myslimane, jo si antagoniste por si komplementariste. Çdonjëri ka detyrat që janë në pajtim me natyrat dhe konstitucion specifik.[3]

Askush nga njerëzit e mençur, dijetarë, sociolog, pedagog, teolog apo ndonjë profil tjetër, që din ta përdorë logjikën e tij të shëndoshë nuk mund ta kontestojë realitetin se sot, në mileniumit të tretë, bota bashkëkohore, bota e shkencës dhe teknologjisë, ballafaqohet me problemin më serioz që i kanoset qenies njerëzore e që është çrregullimi i familjes. Njeriu është i krijuar që të jetojë, logjikoj dhe veproj, e njëkohësisht përmes logjikimit dhe veprimit të adhuroj Krijuesin e tij. Gjatë kësaj periudhe, s’ka dyshim se do të ballafaqohet dhe sprovohet me probleme të ndryshme  jetësore, por ato duhet zgjidhur me durim, logjikë të ftohtë, mençuri dhe aktivitet konkret. Kjo zaten është dhe karakteristika që e dallon qenien njerëzore nga qeniet tjera. Mirëpo shpeshherë vërejmë, se njeriu për të zgjidhur problemet në ekzistencë nuk përdorë logjikën e shëndoshë, por epshet dhe teket e tija që në favor të tij janë vetëm për momentin, kurse më pas janë fatale.

Në të shumtën e rasteve pasojat e kësaj anomalie (homoseksualizmit) sociale duhet kërkuar te disa faktorë që kanë të bëjnë me lirinë e pakufizuar çoroditëse dhe të pakontrolluar të shoqërisë. Faktori më me rëndësi që nxitë në këtë, e që duhet patjetër theksuar është zhveshja e qenies njeri nga petku i devotshmërisë dhe idealit shpirtërorë, dhe dhënia e tij pas epsheve, pasioneve dhe materializimit të plotë të tij. Pasojat janë të dukshme, ngase njeriu ka filluar të anashkaloj dhe të harroj se është qenie dualiste, dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të lë pas dore njërin prej dy komponentëve përbërëse të qenies së tij. Gabimi edhe më fatal është kur njeriu heton gabimin e tij dhe nuk pendohet nga ai, por me kokëfortësi vazhdon që edhe më tutje të veproj në gabimin e tij, bile edhe duke e arsyetuar me faktorin kohë, por harroi se koha nuk ka qenë asnjëherë e as që do të jetë ndonjëherë fajtore për devijimin e njeriut. Udhëheqësit e botës bashkëkohore në, akademitë, qeveritë, parlamentet dhe institucionet shoqërore, civile shkencore dhe politike, në vend se të merren me sanimin e gabimeve dhe anomalive sociale meqë nuk kishin paraparë masa preventive me kohë, ata në emër të lirisë së pakicave grupore po hartojnë dhe sjellin ligje për të ligjësuar anomalinë. Sipas bindjeve të mia, pakicat e tilla janë grupe të sëmura, që nëse shoqëria njerëzore nëse dëshiron që vërtetë tu ndihmojë dhe duhet tu ndihmojë, atëherë duhet shëruar ata njerëz, e jo të legjitimohet sëmundja e tyre me ligj dhe normativë.

Natyrshmëria në të cilën është krijuar njeriu është martesa mes dy gjinive të kundërta, sepse vetëm aty fillon zanafilla  e shëndoshë familjes si bërthama e parë e shoqërisë njerëzore. Homoseksualizmi apo lezbizmi, si dhe kurorëzimi mes dy personave të së njëjtës gjini është që alarmon për një anomali dhe sëmundje, te disa persona të kufizuar në numër, kurse sjellja e ligjit nga njerëzit e mençur për ti dhënë legjitimitet kësaj sëmundje alarmon se e tërë shoqëria është e sëmurë.

Me që është realitet se prej të gjitha krijesave që krijoi Allahu xh.sh., njeriun e ngriti mbi të gjitha, duke i dhënë mendjen për të logjikuar, dhe atë e bëri mëkëmbës dhe sundues në tokë, kurse të gjitha krijesat tjera i vuri në shërbim të tij. Po si duket njeriu nga mendjemadhësia e tij po keqpërdorë këto begati duke i devijuar nga natyrshmëria e saj. Ja një shembull, theksuam më parë se të gjitha krijesat janë të krijuara çift dhe tek (mashkull dhe femër) dhe shtimi i tyre është përmes bashkimit të dy gjinive. por nuk dihet se ndonjë krijesë tjetër nga kafshët apo bimët të ketë lejuar kurorëzimin mes dy gjinive, përveç njeriut që jo vetëm po e lejon, por edhe pe arsyeton me ligj. Kjo është logjika e sëmurë e njeriut, që e degradon njeriut nga të gjitha krijesat tjera. Andaj e vërteta është ajo që e thotë Allahu xh.s. në Kur’anin famëlartë ku thotë: Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Suretu Tin: 4-5.

Homoseksualizmi dhe e drejta Islame
Homoseksualizmi sipas parimeve dhe principeve të përgjithshme të jurisprudencës islame përveç se sëmundje, është vepër e ndytë  që konsiderohet vepër penale. Se homoseksualizmi është veprim penal në të drejtën islame, të këtij mendimi janë të gjithë juristët islam pa varësisht nga vendi dhe koha. E vetmja çështje që juristët islam kanë kundërthënie mes tyre e që debatojnë përmes argumenteve është lloji i sanksionit që duhet zbatuar ndaj kryerësit e kësaj vepre penale. Andaj në shoshitjen e shumtë të mendimeve mes dijetarëve dhe juristëve islam, përfitojmë dy mendime më përmbajtjesore që duhet theksuar.

Sipas juristit të njohur dhe themeluesit të shkollës së juridike imam Malikut, sanksioni ndaj homoseksualizmit është kapital, që është gjuajtja me gurë deri në vdekje. Sipas mendimit të imam Malikut, në këtë rast, pra në zbatimin e sanksionit të homoseksualizmit nuk ka dallim mes personit që e ka kryer këtë vepër e që është i martuar apo i pa martuar.[4]

Juristët e dy shkollave juridike islame (medhhebeve) Shafiij dhe Hanbelij janë të mendimit se dispozita dhe tretmani i sanksionit të veprës penale homoseksualizmit është identike me dispozitën e sanksionit të veprës penale të prostitucionit. Nga kjo nënkuptohet se kryerësi i veprës penale homoseksualizëm, homoseksuali i cili ka kryer këtë vepër, nëse është individ i cili akoma nuk ka krijuar familje të rregullt, pra është i pa martuar, sanksioni i tij është njëqind shkopinj, kurse nëse kryerësi i veprës ka kryer veprën duke qenë se është i martuar, ndaj tij zbatohet sanksioni i rexhmit.[5]

Kurse siç duket qëndrim pak më të butë ndaj kësaj çështje ka imam ebu Hanifja që sipas mendimit të tij, homoseksualizmi konsiderohet veprim penal, por imam ebu Hanifja, është i mendimit se homoseksualizmi nuk konsiderohet prostitucion i cili sanksionohet me sanksion të përcaktuar (Had). Arsyeja, ku ebu Hanifja e dallon sanksionin e homoseksualizmit nga sanksioni i prostitucionit është  se me kryerjen e kësaj vepre nuk bëhet ngatërrimi dhe përzierja e pasardhësve. Andaj, ai mendon se sanksioni i kësaj vepre është sanksion i pa përcaktuar – diskrecional (Ta’ziri) që do të thotë se lloji dhe sasia e sanksionit është në kompetencat e gjykatësit, dhe ai sjell aktvendim sipas asaj që e vlerës së rrezikut që parasheh dhe konstaton gjykatësi gjatë trajtimit të lëndës në procedurën gjyqësore..[6]  Nga kjo nënkuptohet se sipas mendimit të Ebu Hanifes gjykatësi ka drejtë ligjore që kryerësin e kësaj vepre ta sanksionojë me sanksion mjaft kapital që është privim nga liria deri në vdekje apo deri sa të pendohet. Megjithate sipas mendimit të tij, nëse kjo dukuri – anomali shtohet dhe merr përmasa të mëdha në shoqërinë islamë, atëherë, gjykatësi ka të drejtë ligjore që vepruesin e kësaj vepre të sanksionoj me sanksion kapital që është vdekja, por ky sanksion konsideroh sanksion politik e jo sanksion i përcaktuar Had-d.

Në këtë rast do të theksojmë edhe në fakt që është mjaft interesant në shkollën juridike hanefite, e që përfaqëson lirinë e shprehjes dhe të menduarit në këtë shkollë është se dy juristët eminent të medhhebit hanefij që janë edhe nxënësit e ebu Hanifes, pra imam Ebu Jusufit dhe imam Muhamedit, nuk mbështetin mendimin e mësuesit të tyre në këtë çështje, sepse ata janë të mendimit homoseksualizmi është veprim penal  që sanksioni i kësaj vepre është ngjashëm me sanksionin e veprës penale të prostitucionit. Pra bashkohen me mendimin e imam Shafiut dhe të imam Ahmedit.

Referencat
[1] En Nisa : 01
[2]
H. Gjozo, Hyrje në Islam, f. 260
[3]
N. Ibrahimi, Islami në trojet tona iliro-shqiptare gjatë shekujve, f.95
[4]
Abdul Kader Auvde 2/386 – Dr. Vehbe Zuhejli El Fikhul Islamij 6/66
[5]
I njejti burim 2/386 Dr. Vehbe Zuhejli El Fikhul Islamij 6/66
[6]
Dr. Vehbe Zuhejli El Fikhul Islamij 6/66

Lini një Përgjigje

Maqedonisht