Recension i librit: Atributet e hipokritëve në Suren Et-teuvbe

Autor: Jusuf ZIMERI

Vetëm pas më pak se dy muaj nga botimi i librit “Medreseja Medah e Ataullah ef. dhe nxënësit e saj”  Mr. Taxhedin Bislimi arriti të nxjerrë nga botimi edhe librin e dytë me titullin “Atributet e Hipokritëve në Suren Et-Teuvbe”

Karakteristikë e libri “Atributet e hipokritëve në Suren Et-Teuvbe” nga autori Mr. Taxhedin Bislimi, me përkthim në gjuhën shqipe nga Prof. Jusuf Zimeri, është se origjinaliteti i librit është në gjuhën arabe. Autori këtë punim të thukët shkencor e kishte paraqitur si punim seminari në Universitetin Imam El Evzai në Bejrut, ku ishte vlerësuar nga Këshilli Shkencor Pedagogjik pran këtij Universiteti.

Autori në brendësinë e këtij punimi përfshinë sqarime rreth përmbajtjes tematike të Sures Et-Teuvbe, e cila në brendësinë e saj trajton tematika të ndryshme, për si tematika më të theksuara autori paraqet këto dy segmente, që janë:

– Dispozitave që kanë të bëjnë me idhujtarët dhe ithtarët e librave të shpallura

– Dallimi mes myslimanëve dhe hipokritëve përmes atributeve të tyre që dolën në skenë në momentin kur i Dërguari i Allahut a.s. kishte lëshuar kushtrimin për përgatitje për një betejë të madhe kundër romakëve, e cila në historinë e Islamit njihet me emrin Beteja e Uhudit. Autori në studimin e tij, i qaset studimit të tematikës së dytë, andaj edhe titullin e librit e quan: ”Atributet e hipokritëve në suren Et-teuvbe”.

Që në fillim autori, sqaron se me zbritjen e kësaj sureje, tanimë haptazi do të ndryshojë qëndrimi i pejgamberit dhe myslimanëve ndaj hipokritëve, e ko u sinjalizua edhe me fillimin e zbritjes së kësaj sure e cila karakterizohet nga të gjitha suret tjera kur’anore sepse nuk fillon me Bismil-lah, e kjo paraqet se me hipokritët tani e tutje më nuk ka mëshirë e as tolerancë në dëm të islamit dhe muslimanëve. Autori sqaron se vendimet tani më e tutje, do të jenë të prera por graduale, varësisht nga skoriet që i bënin hipokritët. Kjo metodologji islame i mundësoi atyre edhe pendimin, andaj u quajt edhe sureja Et-teuvbe, sureja e pendimit, por ja që për fat të keq hipokrizinë e sheh e tërë bota përveç hipokritëve.

Prandaj autori, Mr. Taxhedin Bislimi në punimin e tij në mënyrë të kujdesshme përshkruan raportet e Pejgamberit a.s. dhe të shokëve të tij me hipokritët, si dhe metodologjinë e veprimit dhe strategjinë diplomatike që e përdori i Dërguari i Allahut a.s. për të arritur qëllimin e tij në fushën e thirrjes islame, e më pas dëshmoi edhe për sjelljet e tija pedagogjike ndaj hipokritëve, duke mos u lënë arsye që në momentin kur duhet të kalojë në fushën e zbatimit të së drejtës islame, respektivisht sanksioneve , ata të mos kenë mundësi arsyetimi. Në anën tjetër aty këtu përmes këtij punimi vërehet  qartë edhe pedagogjia e Pejgamberit a.s. për të zbutur zemrat e shokëve të tij, kur ata ndonjëherë haptazi shprehnin revoltën kundër hipokritëve.

Në mënyrë shumë të qartë autori paraqet edhe qëndrimin e Pejgamberit s.a.v.s. për prishjen e Xhamisë në Medine, e cila njihet Mesxhidu Dirar, që hipokritët e kishin ndërtuar jo për adhurim por vetëm e vetëm për të përçarë dhe dobësuar Muslimanët.

Autori në studimin e tij, arrin që përmes studimit të ajeteve të sures Et-Teuve të nxjerrë në pah 17 cilësi-atribute që janë karakteristikë e hipokritëve, ti elaboroj  dhe argumentoj me argumente bindëse. Nga cilësitë e Munafikëve që autori në mënyrë të detajuar  i thekson në këtë punim janë: Shpërndarja e fitnes nga hipokritët, degjenerimin e tyre, Kufrin, mosbesimin ndaj Allahut dhe të dërguarit të tij, përtacinë në faljen e namazit dhe adhurimeve tjera, urrejtjen në dhënien e ndihmave vullnetare dhe obligtive, frikën e përhershme nga e vërteta, nënçmimin e drejtësisë, pakënaqësia me pasurinë që ua dhuroi Allahu xh.sh., ofendimet ndaj pejgamberit dhe myslimanëve, betim i tyre rrejshëm në Allahun xh.sh., thyerja e besës së dhënë dhe shumë cilësi tjera.

Në përmbyllje të këtij punimi nuk harron të sqarojë edhe dispozitat juridike islame që ndërlidhen me hipokritët, dhe që në mënyrë të qartë na japin mesazhin se besimtari gjithnjë duhet të ketë kujdes të mos bie pre e këtyre atributeve, dhe si duhet të sillet me njerëzit që i posedojnë cilësitë munafikëve.

Andaj, mendoj se leximi i këtij botimi në gjuhën shqipe, nuk është humbje kohe, por mësim që besimtari islam si duhet të ruhet prej hipokrizisë dhe të përmirësojë ndërgjegjen e tij të brendshme, të përmirësoj etikën e tij islame dhe me bindje t’i përkushtohet nënshtrueshmërisë ndaj Krijuesit të vet.

 

Shkrime të ngjashme