Recension librit “Medreseja Medah e Ataullah efendiut dhe nxënësit e saj”

Autor: Jusuf  ZIMERI

Ditëve të fundit doli nga shtypi libri “Medreseja Medah e Ataullah efendiut dhe nxënësit e saj” nga autor Mr. Taxhedin Bislimi. Libri në fjalë që në përmbajtjen e saj na jep të kuptojmë se materia e përfshirë në këtë libër është e ndarë në katër kapituj, dhe atë varësisht nga tematika që shtjellon ky libër.

Libri Medreseja Medah e Ataullah efendiut dhe nxënësit e saj” ashtu edhe si paraqet autori i librit vetëm përmes kopertinës së saj, na e bënë me dije se tematika e përfshirë në këtë libër, vetëm se hapë një dritare përmes së cilës reflektohen vezullimat mbi realitetin objektiv të gjendjes së myslimanëve dhe dijetarëve shqiptarë në trojet e tyre etnike. Përmes elaborateve të tij, autori në këtë vepër nuk largohet nga objektivizmi për ti paraqitur sendet në mënyrë të tërthortë, e as që bënë përpjekje për ngritjen e urave lidhëse, por me plot guxim intelektual vendos që të futet në errësirën e kohës që ka objekt studimi, dhe në te instalojë shkëndijat e para të ndriçimit të kësaj periudhe, për ti afruar shqipfolësit një të vërtetë madhore që është anashkaluar diku pa dije e diku me dashje dhe qëllim. I them periudhë e errësirës kësaj periudhe për të cilën fletë autori, sepse pas largimit të osmanlinjve nga trevat tona, e deri në periudhën e rënies së sistemit monist kah fundi i shekullit XX, myslimanët dhe udhëheqësit e tyre u ballafaquan me sfida të pa parashikuara. Mendoj se kjo periudhë ishte koha kur pushtete të ndryshme të instaluara nga sllavët, pavarësisht se bëhet fjalë për mbretërinë SKS apo atë bullgare, e edhe më vonë atë komuniste, qëllim final kishin pastrimet etnike dhe fetare në këto troje. Tentativat për diskriminim dhe asimilim fetar dhe kombëtar ishte prioritete të të gjitha qeverive të huaja sllave. Autori këtë e paraqet përmes parathënies së tij kur thotë se, ky popull dhe kjo fe në të kaluarën janë ballafaquar me probleme dhe sfida të shumta dhe të llojllojshme të cilat rëndë e dëmtuan trupin tonë, por e vërteta është se nuk munden ta mposhtin shpirtin dhe identitetin tonë.

Autori përmes rreshtave të tij, në mënyrë shumë të qartë përmes argumenteve faktografike, parqet realitetin e pa mposhtur, se edhe në kohët më të vështira që përjetonin myslimanët dhe shqiptarët e trevave tona, dijetarët islam me shumë sakrifica dhe pa kurrfarë kompromisi arritën që me plotë sukses të ruajnë vlerat e idealit shpirtërorë dhe kombëtarë. Ata të brumosur nga ajka e islamit, arritën që të bindin popullin e tyre se islami në këto troje është i vlefshëm vetëm me ekzistimin e tyre në trojet etnike, sepse në të kundërtën do të bënin tradhti fetare dhe kombëtare.

Gjithashtu autori përmes kësaj vepre, paraqet edhe dashurinë e dijetarëve islam ndaj arsimimit dhe sistemit të jetës, formimit dhe mirëmbajtjes së institucioneve edukativo arsimore, sepse ata e kishin të qartë se pa një arsimim të mirëfilltë nuk mund të jenë as fetar e as kombëtarë të mirëfilltë. Andaj ky ishte motivi që përballë të gjitha sfidave Ataullah ef. në momentet më kritike, kur ballafaqohej me sfida të llojllojshme si rrugëdalje nga kjo errësirë që e kishte kapluar popullin e tij ai e shihte vetëm hapjen e Medresesë Medah, si institucion dhe vatër shkencore, ku do të formohet burra me plotë kuptimin e fjalës, dhe prej aty të shpërndahet e vërteta madhore.

Në anën tjetër, autori i librit, përmes rreshtave  dukshëm paraqet edhe qëllimin e Ataullah ef. për rithemelimin e Medah Medresesë si institucion Edukativo arsimor, që krah për krah me Medresnë Isa Beu të jenë si kundërpërgjigje ndaj Skopska Medrese, e cila në emër të medresesë kishte për obligim të përhapë ideologjinë komuniste në mesin e myslimanëve shqiptarëve.

Përmes fakteve dhe argumenteve bindëse, autori i veprës Medreseja Medah e Ataullah efendiut dhe nxënësit e saj” demaskon edhe disa teori të pseudo intelektualëve të cilët në mënyrë të pa turpshme dhe pa fije turpi, për interesa mediokre, helmuan kokat e të rinjve nëpër bangat shkollore, duke tentuan të devijojnë realitetin tonë të hidhët, dhe për tërë këtë si fajtorë kujdestarë të gjejnë hoxhallarët dhe njerëzit tjerë të quajtur ballistë. Andaj, argumentet që i paraqet autori përmes kësaj vepre, demaskon ideologjinë dhe interesat e tyre mediokre, dhe mposhtë iluzionet se hoxhallarët janë simbol i prapambeturish dhe analfabetizmit.

Autori përmes kësaj vepre paraqet edhe rolin dhe pozitën e dijetarëve islam në përgjithësi, dhe dijetarëve të Medah medresesë në veçanti si në sferën e kyçje së tyre në partitë politike të asaj kohe, respektivisht Xhemijetit, ashtu edhe pjesëmarrjen e tyre në rezistencën e armatosur siç ishte Lëvizja Kombëtare për Çlirim e Bashkim (LKÇB), e pastaj edhe Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare ONDSH.

Autori praqet edhe guximin e tyre intelektual kur sqaron se hoxhallarët në fjalë, asnjëherë nuk u kënaqen me pozitën e tyre, andaj vazhdimisht parashtronin edhe kërkesat e tyre politike para organeve kompetente të asaj kohe, që shpeshherë si pasojë e kërkesave përfundonin në arreste dhe kërcënime të llojllojshme.

Për në përmbyllje të kësaj fjale, përkujtojë studiuesit tanë, se autori i veprës Mr. Taxhedin Bislimi ka kryer një obligim islam dhe qytetar me këtë vepër, por meqë edhe ai citon se ndoshta nuk kam mundur të shprehi tërë atë që duhet përfshirë, atëherë na lenë të kuptojmë se autori nuk ka venduar pikë në studimin e tij, por vetëm ka hapur pista hulumtimi ku studiuesit e ri duhet të hulumtojnë edhe më tutje

Ajo që më bëri përshtypje të theksuar gjatë leximit të kësaj vepre, është se autori nuk harroi të përmendë edhe vlerat e disa dijetarëve eminent islam në trevat tona që edhe sot e kësaj dite jetojnë, por që janë të harruar nga shoqëria e jonë.

Për në fund, patjetër të them se këto ishin përshtypjet e mia mbi librin, dhe mendoj se do të ishte humbje për çdo mysliman shqiptar nëse nuk e lexon këtë vepër,  kurse autorit i dëshirojmë në radhë të parë shëndet, dhe veprimtari të mëtutjeshme në lëmin e ndriçimit të vërtetës madhore, kurse për punën e bërë Allahu e shpërbleftë me Xhennet inshalla.

Lini një Përgjigje