Rëndësia e bismil-lahit dhe tekbirit në therjen e kurbanit

Autor: Jusuf ZIMERI

Dispozita e therjes së kafshës është, kusht i lejimit të ngrënies së mishit të kafshës e cila është e lejuar për muslimanin, sepse asnjë lloj mishi nuk është i lejuar të hahet nëse nuk bëhet therja islame, me përjashtim të mishit të peshkut dhe karkalecit.

Urtësia e këtij kushti është ruajtja dhe kujdesi ndaj shëndetit të njeriut. Me gjithatë, që therrja e kurbanit ti plotësojë kushtet e lejimit të ngrënies së mishit të tij dhe të konsiderohet adhurim (ibadet), kushtëtohet që në aktin e therrjes së kafshës të përmendet emri i Allahut xh.sh., respektivisht të thuhet “Bismil-lah”. Kjo mbështetet në ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “Dhe mos hani nga ajo që (para therjes) nuk është përmendur emri i All-llahut xh.sh., sepse vërtetë ajo është mëkat.”(El En’am:121)  Gjithashtu Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:Nga kafsha e cila është) derdhur gjaku dhe është përmendur emri i All-llahut, hani “ (Buhariu). Se të përmendurit e emrit të All-llahut xh.sh. para therjes së kafshës është kusht, vërteton edhe konsensusi (ixhmai) i dijetarëve Islam. Nga kjo nënkuptohet se nëse në aktin e therjes së kurbanit emri i All-llahut xh.sh. nuk përmendet me qëllim, atëherë mishi i asaj kafshe të therrur është i ndaluar për muslimanin (haram), dhe ate duke u mbështetur në argumentet e lartcituara. Gjithashtu nëse kafsha theret në emër të diçka tjetër, mishi i saj është i ndaluar (haram) për muslimanët. Pra dispozita e përgjithshme e thënies “Bismil-lahi, Vall-llahu Ekber, në aktin e therjes së kurbanit është Sun-net.. Nëse kurbani i therrur pritet pa e thënë fajlën  bimsil-lahi-Allahu ekber por kjo bëhet me harresë. Mishi i saj është i lejuar, por duhet përmendur kurt të hahet nga mishi i saj.

Dobitë e Bismil-lahit dhe tekbirit gjatë therrjes së kafshës.
Përveç faktit se të përmendurit të emrit të Allahut xh.sh. para çdo pune ashtu edhe në therrjen e kurbanit sjellë shpërblime te Allahu xh.sh., bënë qetësimin shpirtërorë dhe e shndërron veprën në ibadet, akti i përmendjes së emrit të Allahut sjellë edhe të mira materiale konkrete te besimtarët islamë. Në këtë çështje kishin bërë hulumtime një grup mjek ekspertësh Qendra shëndetësore e Sirisë në krye me Dr. Fajiz Al Hakim, të cilët kishin eksperimentuar në disa çështje rreth prerjes së kafshëve. Ky trup ekspertësh kishin prerë pesë kafshë, sipas metodës së prerjes islame ku para therrjes kishin theksuar Bismil-lahin dhe tekbirin, e më pas kishin prerë edhe pesë të tjera sipas të njëjtës metodë, por nuk kishin shqiptuar bismilahin e as tekbirin. Pastaj kishin marrë mishin nga të dya palët e kafshëve të prera, dhe pas 48 orëve kishin dalë me këto rezultate: Kafshëve të cilëve nuk u ishte përmendur emri i Allahut xh.sh. mishi i tyre ishte i mbushur për plotë me bakterie, për dallim nga mishi i kafshëve që u ishte përmendur emri i Allahut xh.sh. që ishin plotësisht të pastra nga bakteriet. Ky rezultat ishte shpalosur 2000.

Meqë ky rezultat mahniti të gjithë të pranishmit, u vendos që procesi të përsëritet edhe njëherë në praninë e shumë mjekëve të lëmive të ndryshme, dhe ky proces do të bëhet para syve të tyre dhe të opinionit. Për këtë arsye në një thertore në Damask më 26. 09. 2000 u bë therja dhe më pas në laborati u bë testimi i mishit, ku rezultati ishte identik dhe i saktë me rezultatet e radhës së parë, pra mishi i therur me bismilah nuk mbante bakterie, kurse mishi i therur pa bismilah  përmbante bakteri e prej tyre edhe baktere të rrezikshme. Në anën tjetër, ngjyra e mishit të therur me bismilah dhe tekbir kishte ngjyrën  e dritës së lules thjerrëza, kurse ngjyra e mishit të therur pa bismilah dhe tekbir kishte ngjyrë të mbyllur të kuqe që anonte nga e kaltërta, kurse sa i përket qelizave u dëshmua se te kafsha e cila ishte prerë pa bismilah kishte ngelur gjak i rëndë, e te mishi i kafshëve të therura me bismilah nuk kishte ngelur gjak në qeliza.

Pastaj u ngrit sërish një ekip e mjekëve në përbërje prej 30 mjekëve, ekspert nga fusha të ndryshme të mjekësisë laboratorike, bakteret, viruset, ushqimit dhe higjienës së mishit, nga anatomia patologjike, veterinaria, nga mjekësia interne, sëmundjet e zorrëve, sistemi i tretjes, dhe të gjithë këto bënë elaborime kërkimore biologjike dhe anatomike më shumë se tri vjet, me qëllim të studimit të dallimit mes mishit të kafshëve të therura me emrin e Allahut dhe tekbirin dhe atyre pa u përmendur emri i Allahut xh.sh.. Në fund hulumtimi i tyre rezultoi për rëndësinë dhe nevojën për të përmendur emrin e Allahut dhe tekbirin në momentin e therjes së kafshës, shpezëve. Pra rezultatet ishin mahnitëse në këtë drejtim dhe ata i përshkruan si mrekulli që janë mbi nivelin e fantazisë.

Në anën tjetër studiuesi Abdulkader Dirani tha: mungesa e vetëdijes në kohën tonë për vlerat madhështore që përfshihen në përmendjen e emrit të Allahut dhe tekbirit para therjes kishte çuar në neglizhencë dhe harresë përmendjen e emrit të Allahut xh.sh. në momentin e therjes së kafshës dhe shpezëve, andaj pikërisht kjo më na nxiti për parashtrimin e çështjes dhe studimin akademik të përmendjes së emrit të Allahut xh.sh..

Shkrime të ngjashme