Roli i institucionit të zekatit dhe sadekatul filtrit në trevat tona

Autor: Jusuf ZIMERI

All-llah xh.sh. ka thënë:
فَإِنْ تَابُوا وَ أَقَامُوا الصَلاَةَ وَ آتُوا الزَّكَاةَ فَإِخْوانُكُم فِي الدِّينِ وَ نُفَصِّلُ الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ {11} التوبة : 11

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin Zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë”[1]

Nga mrekullitë e shumta të fesë Islame, nga argumentet se kjo fe është shpallje dhe sistem që në vete përfshinë të gjitha segmentet e jetës së njeriut, e që është i vënduar nga All-llahu xh.sh.dhe, nga argumentet se ky sistem hyjnorë është absolut jo vetëm në kohë dhe vend, por edhe në prezentimin preciz dhe të përpikshëm të sistematizimit të jetës së njeriut është edhe institucioni i Zekatit dhe Sadekatul Fitrit. ثshtë fat i madh për ne, që sistemi i jetës sonë të jetë i vënduar nga All-llahu xh.sh. Ky sistem i quajtur me emrin Islam, i vënduar nga i Gjithëdijshmi që është absolut në të gjitha cilësitë e Tij, asnjëherë nuk shëroi problemet të çfarëdo lëmie qofshin, në mënyrë të përcipët dhe sipërfaqësore, por gjithmonë çështjet i shtjelloi në bërthamë, në esencë dhe dispozitat e saja i ngriti mbi parimet e shëndosha, dhe mbi fundamentet autentike që burojnë nga All-llahu xh.sh. Në këtë kontekst nuk do të ishte kurrëfar imagjinate po qese themi se, me Institucionin e Zekatit dhe Sadekatul Fitrit garantohet e drejta dhe liria e çdo individi, por në radhë të parë e të varfërve dhe të nevojshmëve.

Për rolin dhe rëndësinë e Zekatit dhe Sadekatrul Fitrit, që i kushtoi Kur’ani famëlartë dhe suneti i pastër i Pejgamberit a.s., ajo shihet edhe në ditët e para t[ Islamit dhe pas vdekjes së Pejgamberit a.s. kur Halifët Islam, u detyruan që për ruajtjen e këtij institucioni të angazhojnë edhe kolona të armatosura ushtarake.[2]

Institucioni i Zekatit dhe sadekatul Fitrit, i cili ka kaluar nëpër epoka të ndryshme historike, udhëheqësit dhe përgjegjsit Islam, gjithmonë i kanë kushtuar kujdes të veçantë ruajtjes së këtij institucioni, e në disponim të realizimit të këtij obligimi, shpeshëherë halifët angazhonin organe dhe resore të ndryshme sipas nevoje nga administratat e tyre. Sikur insitucioni i Zekatit të mos kishte peshë dhe rëndësi në interesin e përgjithshëm shoqërorë dhe, sikur në te të ekzistonte vetëm interesi individual, atëherë krejtësisht do të ishte iracionale që për ruajtjen e këtij institucioni të angazhohet e tërë shoqëria, dhe ate duke sakrifikuar djemt më të mirë të Islamit. Atëherë zekati është regullator i ekonomisë Islame, dhe i marrëdhënieve ndërshoqërore Islame.[3]

Zekati është shtyllë esenciale prej pesë shtyllave Islame. Me anë të dëshmisë, faljes së namazit dhe me dhënien e Zekatit, individi bëhet anëtar i familjes dhe vëllezërisë Islame ashtu siç theksoi ajeti i lartëpërmendur.

Institucioni i Zekatit dhe Sadekatul Fitrit është obligim nga Ligjëdhënësi, me anë të së cilit shoqëria fiton edhe një dimension në aspekt të komponentës materiale dhe me obligueshmërinë e Zekatit, Sadekatul fitrit dhe të dhënave tjera humanitare, Islami del si lëvizje sociale e fortë dhe stabile, por para sëgjithash si fe dhe sistem i kompletuar. Me institucionin e Zekatit, qëllimi i Islamit nuk është zhdukja dhe shpenzimi i pasurisë, por lirimi i individit dhe shoqërisë nga prangat e robësirë, rritja e vlerës së pasurisë dhe pastrimi i saj, pastrimi shpirtërorë dhe moral, lufta kundër varfërisë, vëllazërimi i muslimanëve, ngritja e vetëdijes dhe ndërgjegjes Islame, morale dhe njerëzore, largimi i bigotizmit dhe dashurisë ndaj vetvetes, zhvillimi dhe ngritja e standardit të përbashkët jetësor, dhe mbi të gjitha këto dëshmia parktike e besimtarit Islam për gatishmërinë e përhershme për skarifikim me pasurinë e tij vetëm për hirë të All-llahut xh.sh. dhe dëshmi praktike se besimtari Islam nuk lejonë që pasuria të jetë ajo e cila e ka robëruar njeriun por njeriu është ai i cili gjykon me te.

 Roli i Zekati dhe ndikimi i tij në lirimin e individit dhe shoqërisë nga prangat e robërisë
Edhe pse Zekati gjithmonë radhitet në fushën e ibadeteve, që vetvetiu nënkuptonë se para së gjithash dhe mbi të gjitha me zbatimin e këtij ibadeti besimtari Islam arrinë kënaqësinë e All-llahut xh.sh, por përveç kësaj, Zekati në realitet është sistem ekonomiko-shoqërorë Islam, e ky është edhe motivi që institucioni i Zekatit gjendet i elaboruar nga shumë këndvështrime, e edhe nga këndi i politikës sociale-juridike Islame.

Theksuam edhe më parë se me Institucionin e Zekatit dhe Sadekatul Fitrit garantohet e drejta dhe liria e çdo individi dhe shoqërisë në tërësi, por në radhë të parë e të varfërve dhe të nevojshmëve.

Këtë e themi me bindje dhe me argumente bindëse, ngase përmes dhënies së Zekatit, krahas asaj që kryhet adhurim, bëhet pastrimi shpirtërorë dhe zemërorë i besimtarit Islam, duke e larguar adhurimin ndaj pasurisë dhe bigotizmin, ngase ai nuk guxon që në asnjë moment të jetë shpirtëligë dhe me zemër të njollosur, gjithashtu bëhet edhe pastrimi i pasurisë, i cili poqese nuk pastrohet, do të jetë shkas që trupi i njeriut të jetë lëndë djegëse e zjarrit të xhehenemit. Personi, i cili adhurimin ndaj All-llahut xh.sh. e ka kompensuar me adhurimin ndaj pasurisë, dhe në vend se të zbatojë urdhërat e All-llahut xh.sh.ai zbatonë urdhërat e djallit, pamëdyshje se do të jetë në humnerrë në jetën e kësaj bote e edhe në jetën e botës tjetër. Andaj, personi i cili e adhuron pasurinë e tij, dhe mendon se ajo do ta bëjë të pa vdekshëm, ai veç është i vdekur që vetëm lëvizë pa kurrëfar qëllimi në këtë jetë, ai konsiderohet se është rob i pasurisë së tij, andaj në këtë kontekst nxjerrja e pasurisë së Zekatit dhe Sadekatul Fitrit, ia hapë shtigjet të pasurit, ia mundësonë që të sheh me dritën e shpirtit dhe zemrës së mbushur plotë me iman, dhe në këtë drejtim ia ndrron edhe statutin e jetës së tij nga robëria në liri.

Në anën tjetër, personi i cili është i varfër, shpeshëherë ndodhë që nga pamundësia e arritjes së pasurisë, statuti i jetës së tij shndrrohet nga lira në robëri, ngase varfëria shumë herë e ka robëruar njeriun, e këtë e ka vërtetuar edhe praktika, e për këtë dëshmitare është edhe historia. Edhe më tutje, bile kemi raste në historinë njerëzore kur varfëria, e ka shndrruar një popull të tërë, ose një shtet të tërë në robëri. Nisur nga këto fakte, dhe shumë të tjera të pa theksuara në këtë temë kaq të shkurtër, bindshëm konkludohet se dhënia e Zekatit dhe Sadekatul Fitrit, është preventivë thelbësore që i varfëri të mos shndrohet në rob të të pasurit, dhe i pasuri të mos jetë rob i pasurisë.

Është e thënur qartë se të gjitha të mirat materiale u janë dhënë njerëzve në disponim dhe përdorim të përkohshëm, sepse çdo gjë në këtë botë është kalimtare, por megjithate nëse këto të mira materiale shfrytëzohen sipas parimeve Islame, përmes tyre fitohet jo vet[m jeta e përhershme e botës tjetër, por edhe garanca e ngadhnjimit në jetën e kësaj bote.  Vetëm me dhënien e Zekatit dhe sadekatul Fitrit që është obligim i të pasurit, por e drejtë e të varfërit, pasuria pushon të jetë qëllimi i jetës mbi tokë.[4]

Zekati regulator i ekonomisë Islame
Institucioni i zekatit dhe sadekatul fitrit në fushën e ekonomisë Islame luan rol shumë të rëndësishëm, ngase ai është burim qenjësorë dhe esenncial i arkës shtetërore (Bejtul Malit të muslimanëve)[5], e në anën tjetër Zekati është një lloj lufte që i bëhet bllokimit dhe ruajtjes së pasurisë nëpër arka dhe mosinvestimit të atyre mjeteve materiale. ثshtë obligim islam, a njëherit edhe parim ekonomik që pasuria të mos mbyllet në arka, por gjithnjë të jetë n[ qarkullim, andaj nëse pasuria nuk lëshohet në qarkullim por deponohet, e në anën tjetër jepet zeqat, ajo pakësohet dhe vjen deri te varfëria.

Institucioni i Zekatit dhe Sadekatul Fitrit, njihet si sistem i parë ekonomik që e ka njohur historia e njerzimit[6], sepse të gjitha taksat të cilat paguheshin dhe paguhen nëpër shoqëri dhe sisteme të ndryshme njerëzore, nuk mund të zëvendësojnë obligueshmërinë e Zekatit, sepse janë të bazuara në interesa të kufizuara që përmes tyre të arrihen qëllimet ekonomike individuale ose të shtresave të ndryshme. Patjetër të theksohet realitei se parimi Islam, të merret nga i pasuri dhe të ndihmohet i varfëri dhe ate përmes insitiucionit më të lartë Islam është parim që njeriu e njohi për herë të parë pas ardhjes së Islamit, kurse  bota bashkëkohore këtë parim e njohi disa shekuj më vonë, psh. Franca këtë parim e zbatoi tek gjatë kohës së Luigjit të shtatë (1146-1156), kurse Anglia tek gjatë kohës së Henrikut të dytë (1166) [7]

Zekati, luftë kundër varfërisë dhe ngritje e standartit
Historia njerzore varfërinë e njohi dhe e përjetoi që nga kohrat më të lashta. Një elaborim të hollësishëm në këtë drejtim e ka bërë edhe dijetari i famshëm Islam Muhamed Ferid Vexhdi, i cili thotë se: në të gjitha shoqërit dhe civilizimet njerzore, gjendeshin dy kategori njerëzish, të pasurit dhe të varfërit. Kjo dukuri kishte marrur përmasa aq të mëdha, saqë të pasurit jo vetëm që nuk kishin obligim t’i ndihmonin të varfërit, por përkundrazi kishin të drejtë që edhe t’i shitnin në treg ngjashëm siç shiteshin edhe kafshët.

Qëndrim të kundërt ndaj këtyre parimeve shtazareke githëherë kishte feja e shpallur nga Allahu xh.sh.. Shpallja qiellore është ajo që gjithmonë kishte ngritur zërin e humanizmit për të luftuar këtë dukuri antinjerzore. Nga kjo nënkuptohet se Allahu xh.sh. përmes shpalljes gjithmonë e ka luftuar dukurinë e varfërisë, dhe ate pikërisht përmes isntitucionit të Zekatit, sepse asnjë nga pejgamberët nuk u lirua nga ky obligim solidar dhe shoqërorë. Kur kthehemi te faqet e Kur’anit, gjejmë se All-llahu xh.sh. pejgamberëve si Ibrahimit, Ismailit, Is’hakit, Jakubit (alejhimus-selam) u kishte thënë:

وَ أَوْحَيْنَا إِلَيْهِمْ فِعْلَ الخَيْرَاتِ ، وَ إِقاَمِ الصَّلَاةِ ، وَ إِيتَاءِ الزَّكَاةِ وَ كَانُوا لَنَا عَابِدِينَ {73} الأنبياء

“Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e Zekatit dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë“[8]

Pastaj ajeti i cili për flet për beni israilët ku thotë:

وَ لَقَدْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَا ئِيلَ وَ بَعَثْنَا مِنْهُمْ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا وَ قَالَ اللَّهُ إِنِّي مَعَكُمْ لَئِنْ أَقَمْتُمُ الصَّلاَةَ وَ آتَـيْـتُمُ الزَّكَاةَ وَ آمَنْتُمْ بِرُسُلِي…{12} المائدة : 12

“Në të vërtetë Allahu pat marrë zotimin e Beni Israilëve. Dhe prej tyre dërguar (caktuam) 12 prijës. Allahu tha: Unë jam me ju, në qpftë se e falni namazin, e jepni Zekatin u besoni të dërguarve të Mi…”[9]

Sa i përket shpalljes së fundit vërejmë si islami në kontinuitet pa kurrëfar ndrëprerje e ka luftuar varfërinë dhe luftën e klasave. Për institucionin e Zekatit më i rëndësishëm është parimi i solidaritetit se sa përqindja dhe numri. Shoqëria Islame nuk do të mund të jetë shoqëri Islame nëse parimet e humanitetit rrezikojnë stabilitetin e saj.[10]

Me anë të Zekatit shoqëria islame varfërinë e luftonë pa kompromis, dhe me anë të tij formonë një shoqëri dinamike dhe të fortë.

Të gjithë ne bashkarisht pa kurrëfar përpjestimi, i bashkangjitemi mendimit të dijetarëve islam, a njëherit edhe parimit Kur’anor, se Islami është sistem jete i cili garantonë një jetë dinamike dhe progresive të pa kompromis, e kjo është vërtetuar dhe dëshmuar edhe në praktikën e muslimanëve. Andaj, kur pranojmë se Islami është sistem jete, jemi të vetëdijshëm se asnjë sistem nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa zgjedhjen e problemeve ekonomike. Derisa kjo është logjika e njeriut, atëherë ç’farë ngelë të thuhet kur është në pyetje sistemi i vënduar nga Ligjëdhënësi Absolut. Nëse lëshohemi në analiza të hollësishme, do të vërejmë se Zekati dhe sadekatul fitri janë garancë ekonomike e kontinuitetit të islamit të shëndoshë. Në anën tjetër, ecuria dhe kontinuiteti i shëndoshë i Islamit nuk mund të bëhet në mënyrë individuale, por vetëm në mënyrë institucionale të organizuar. Atëherë, kur para nesh gjejmë ndonjë hendek i cili do të pengojë ecurinë dhe progresivitetin e islamit nga këndi ekonomik, fajësinë për këtë hendikep nuk mund ta kërkojmë në Islam, sepse në sistemin që është i vënduar nga Allahu xh.sh. nuk mund të ketë të metë, por atë duhet kërkuar tek vetë ne.

Në këtë kontekst, dijetari i famshëm Islam Dr. Jusuf El Kardavi, në veprën e tij “Fikhu Zekat” thekson se për të pasur progresivitet jeta islame nga këndi i ekonomisë Islame hulumtuesit duhet patjetër që të përqëndrohen në dy tema kryesore që janë; Institucioni i Zekatit që është shtyllë e ekonomisë Islame, dhe institucioni i Kamatës i cili është mikrob për shkatërrimin e ekonomisë islame dhe vetë islamit. Duhet përqëndruar në këto dy fusha për arsye se mohuesi i Zekatit konsiderohet jobesimtar “Kafir”, kurse gjithashtu edhe lejuesi i kamatës konsiderohet Kafir.

Zekati është mjeti më efikas që e luftonë treshin shkatërrues, të jetës së njeriut, varfërinë, injorancën, dhe sëmurjen. E drejta islame është e para në historinë e njerëzisë që ngriti solidaritetin si parim njerëzor, në të drejtën e çdo njeriu që të gëzojë jetë të lirë dhe të lumtur dhe njëherë e përgjithmonë e liroi nga ngushticat e varfërisë

Përgjegjësia për kryerjen apo moskryerjen e këtij obligimi
Është fare e qartë se shpërblimi i fituar për kryerjen e këtij obligimi në radhë të parë i takonë vetë pronarit të pasurisë i cili nxjerrë Zekatin dhe sadekatul fitrin, por edhe përgjegjësia për moskryerjen e këtij obligimi në radhë të parë bie direkt mbi personin i cili nuk e kryen këtë obligim, por nga kjo përgjegjësi nuk mund të lirohet as organi i cili ka për obligim që me vendoshmëri të mbrojë të drejtat dhe obligimet e besimtarëve Islam.

Të mos i prejudikojmë gjërat, por të kthehemi dhe vetëm një vështrim të shkurtë dhe global, por objektiv t’i bëjmë fundamenteve Islame, Kur’anit famëlartë, Sunetit të Pejgamberit a. s. por edhe historisë së bujshme Islame, dhe çdo gjë do të kthjellëzohet, dhe qartë do të vërejmë rëndësinë dhe rolin e Zekatit në jetën e përgjithshme si ate individuale ashtu edhe atë shoqërore.

Krahas faktit se institucioni i Zekatit është obligim personal për atë që i plotësonë kushtet e Zekatit, ai nuk është mirësi individuale por, është parim dhe rregull shoqërorë me të cilin obligohet shteti Islam për formimin e mehanizmave të mundshme për zbatimin praktik të këtij institucioni duke ruajtur baraspeshëm mes atyre që obligohen me dhënie të Zekatit dhe atyre që duhet shpenzuar ate.[11]

Një obligueshmëri të tillë e vërtetonë edhe ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. në Suren Et-tevbe,ajetin 60 në mënyrë decide përcaktonë fondet dhe kategoritë se ku duhet shpenzuar pasuria e zekatit. Një nga fondet e përcaktuara në këtë ajet, janë edhe punëtorët, që përfshinë të gjithë të angazhuarit në mënyrë direkte nga udhëheqësi Islam për tubimin e Zekatit. Nga kjo nënkuptohet se qeveria Islame për realizimin e këtij insitucioni është e obliguar që të angazhoj administratë të tërë e të veçantë. Përcaktimi i kësaj kategorie është argument i qartë dhe fakt i pa kontestueshëm se pasuria e Zekatit nuk është çështje individuale e pronarit të pasurisë, por është çështje që ka të bëjë me problemet e përgjithshme shoqërore për të cilën duhet kujdesur një organ më i lartë i formuar nga njerëzit kompetent që në legjislacionin Islam njihen me emrin أهل الحل و العقد.

Në ajetin tjetër po në të njejtën sure All-lahu xh.sh. thotë:

{خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِم صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَ تُزَكِّهِمْ بِهَا وَ صّلِّ عَلَيْهِمْ إِنَّ صَلاَتَكَ سَكَنٌ لَهُمْ }

             Dijetarët Islam janë unik në mendimet e tyre se imperativi i drejtuar në këtë ajet për marrjen e Zekatit në mënyrë direkte ka të bëjë me vet qenien e Pejgamberit a.s., kurse pas vdekjes së tij, ky imperativ i drejtohet personit numër një që besimtarët Islam ia kanë besuar udhëheqjen dhe përgjegjësinë për zhvillimin e jetës fetare.

Një argument të tillë e përfitojmë edhe nga burimi i dytë i legjislacionit Islam, që është suneti i Pejgamberit a.s. Në hadithin që e regjistroi imam Buhariu dhe imam Muslimi në koleksionet e tyre, të transmetuar nga Ibni Abasi r.a. thuhet.

            Kur Pejgamberi a.s. e dërgoi Muadh.b Xhebelin në Jemen i tha: Mësoi popullin e jemenit se All-llahu xh.sh.në pasurinë e tyre i ka obliguar me zeqat, që i merret të pasurve të tyre, dhe u jepet të varfërve të tyre.

Mënyra e argumentimit nga ky hadith ëshë se në këtë hadith qartazi vehet në pah se për institucionin e Zekatit ekziston marrës i Zekatit dhe kthyes, që do të thotë se Zekati nuk lihet në kompetencat e zgjedhjes së çdo personi në veçanti,[12] por në kompetencat e organit.

Meqë pasuria e Zekatit qenka jo vetëm obligim i të pasurve , por edhe e drejtë e të varfërve, atëherë patjetër të ekzistojë edhe organi i cili duhet të ruaj dhe qeverisë me plotësimin e të drejtave të njerëzve, e ai organ është  është shteti Islam.

Në komentimin e këtij Hadithi dijetari i fashëm ismal Ibni Haxher El Askelani thotë: Imami ose të autorizuarit e tij, janë ata të cilët kujdesen për tubimin dhe shpërndarjen e Zekatit, e kush e pengon një gjë të tillë i merret me dhunë.[13]

Nëse këtë parim e hulumtojmë në historinë e bujshe të muslimanëve, e veçanërisht në historinë e gjeneratës së artë islame, vërejmë se në kohën e Muhammedit a.s., e edhe në kohën e (Halifëve të drejtë)Hulefai rashidinëve (radiall-llahu anhum xhemian) në shtetin islam për muslimanët nuk kishte të dhëna të tjera obligative përveç Zekatit.

Në fillim të islamit, ndihmat materiale, përfshirë edhe Zekatin në këto ndihma janë pagur drejt përsëdrejti qeverisë Islame, e për herë të parë në kohën e halifit të tret[ Islam Othman r.a u vendos që muslimanëve t’u mundësohet ta japin Zekatin drejtpërsëdrejti shfrytëzuesve të cilët i përmendë Kur’ani pa ndërmjetësimin e qeverisë.[14]

Nga tërë kjo, lirisht mund të konkludohet se tubimi dhe shpërndarja e Zekatit është e drejtë juridike e organit kompetent që ajo përmes tubimit dhe shpërndarjes të garantojë harmoni të gjithë qytetarëve Islamë[15], dhe vetëm në këtë mënyrë arrihet progresiviteti i shoqërisë Islame.

Zekati paraqet ndihmë qytetare, dhënie e obligueshme dhe e sanksionuar me norma juridike, e nëse dikushi e refuzon mund të mirren masa tjera e nëse ka nevojë edhe me luftë.[16]

Roli i Zekatit dhe Sadekatul Fitrit në trevat tona.
Nga kjo që u demostrua deri më tani, për rolin dhe rëndësinë e institucionit të Zekatit dhe Sadekatul fitrit, është edhe bazë mbi të cilën mbështetet, ngritet dhe ndërtohet edhe veprimtaria e muslimanëve në vendin tonë. Shumë herë më parë, theksuam dhe argumentuam se qeveria islame është e obliguar për formimin e mehanizmave adekuat për praktikimin e këtij institucioni Islam. Dihet fare mirë parimi se muslimanët kudo që të jetojnë, në shtetin Islam apo jasht shtetit Islam, kanë për obligim që të zhvillojnë jetë të organizuar edhe atëherë kur janë vetëm dy musliman, e të mos flasim për muslimanët kur janë në numër më të shumtë, që do të thotë se në mënyrë imperative obligohet që të formojnë organin e tyre i cili do të udhëheqë me çështjet fetare. Atëherë, në rastet kur nuk funksionin një qeveri Islame, përgjegjësinë për këtë obligim islam dasht e pa dasht duhet ta marrë institucioni i cili bartë përgjegjësi si para All-llahut xh.sh. ashtu edhe para shoqërisë për zhvillimin e përgjithshëm të jetës islame e që rastin konkret është Bashkësia Islame në RM.

Roli që e ka luajtur obligimi i Zekatit dhe Sadekatul fitrit në  trevat tona ëshë i pa përshkruar në fjalë, por besimtarët islam vetëm mund ta përjetojnë me kënaqësinë e besimit të rrënjosur në zemrat dhe shpirtat e tyre. Andaj, më lejoni që këtë ta ilustroj vetëm me një rast konkret. Po të mos ishte institucioni i Zekatit dhe Sadekatul Fitrit, të gjithë ne sot në këtë vend nuk do të dinim të flitnim asgjë për te, andaj vetë biseda dhe diskutimet e tona janë dëshmi e gjallë për rolin e këtij institucioni islam.

E dimë fare mirë faktin se muslimanët e gjeneratave të mëparshme të cilat jetuan në këto treva, Islamin na e përcollën deri tek ne vetëm me sakrifikime të mëdha, sakrifikuan fëmitë e tyre, jetën e tyre, e të mos flasim edhe për pasurinë e tyre. Këtë mësë miri e ilustron institucioni i Vakfit, i cili i është dhënë në disponim Bashkësisë Islame vetëm për ngritjen dhe kultivimin e Islamit të shëndoshë.

Armiku i cili përmes invazioneve të vazhdueshme për të sakatosur dhe për të humbur islamin nga këto troje, bëri uzurpimin e dhunshëm të këtyre vakëfeve, por vetëm duke i falënderuar vetëdijes së lartë të muslimanëve të këtyre trojeve, dhe ndërgjegjes së tyre të pastër Islame, armiku asnjëher nuk arriti të bëjë invazion psikik mbi muslimanët. Me kontributet e muslimanëve dhe me organizim të mirëfilltë Islam, Islami jo vetëm që mbijetojë në këto troje, por edhe vuri themele të forta të cilat do të jenë garancë e autoktonisë islame dhe kësaj popullate në këto troje.

Ndoshta, aty këtu, dëgjohen edhe klithma nga individë të ndryshëm se Bashkësia Islame duhet të rikthejë pasuritë e vakufit,dhe me to të mbajë institucionet e saja, kurse popullin duhet liruar nga obligueshmëria e Zekatit.!

Në këto thënie, pajtohem vetëm në pjesën e parë të fjalisë, që Bashkësia Islame duhet pa kompromis të luftojë për rikthimin e pronave të saja, e ajo luftë është kontinuitet e sipër, por pjesa e fundit e fjalisë është simptom i invazionit psikik.

Një gjë duhet ditur fare mirë, se Bashkësia Islame nuk obligon zaqat, e as namaz, e qa haxh, etj, ngase ai që obligon besimtarin dhe Bashkësinë islame me këto obligime është Allahu xh sh.

Por shtrohet pyetja, vallë, a thua ku ngelë logjika e besimtarit të sotit sikur të kërkojë që këtë fe të na e ruajn të vdekurit, me pasuritë e tyre.?.

Jo, nuk e besoj këtë, por muslimanët e trevave tona janë krenar me veprimtarinë e tyre dhe me pa kompromis do të vazhdojnë të ruajnë jetën Islame në këto treva. Këto besimtarë, me veprimet e tyre, kanë mundësuar që rrezet e Islamit të depërtojnë edhe në kënde të ndryshme të botës, pikërisht nga kjo Medrese ku gjendemi sot.

Për në fund, me bindje të thellë mund të themë se institucioni i Zekatit dhe i Sadekatul Fitrit janë garanca më fuqishme për muslimanët e këtyre trevave, në mënyrë që të lulëzojë islami, përmes arsimimit të mesëm dhe superior, të cilët vatra do të krijojnë kuadër të cilët do të shndrrisin në mesin e kësaj popullate.

 (P.S. Ky punim ka qenë i paraqitur në seminarin e BI -Shkup në vitn 1998)

LITERATURA E KONSULTUAR
1.Kur’ani- përkthim me komentim në gjuhën shqipe- H. Sherif Ahmedi – Prishtinë
2. Dr. Jusuf El Kardavi- Fikhuz-zekat..Mues-sesetu Err-rrisale, bot.i tretë 1985- Bejrut
3.Alij Ahmed Eshehata – Mekanetul Ilmi vel Ulemai fil Islam- Kajro
4. Dr. Jusuf El Kardavi – Mushkiletul fakri ve kejfe alexheha El Islam- Kajro.
5. Muhamed Tamum- Zekatu Mali s-sabiji vel mexhnuni fish-sheriatil Islamijeti, bot. par[ 1983- Kajro
6. El Hafidh Ibni Haxher El Askelani – Fet’hul Bari bi sherh Sahihil Buhari – bor. dyt[ 1402h – Bejrut.
7. Grup autorësh / F. Ebibi, I. Abazi, T. Bislimi, J. Zimeri / Pesë shtyllat e fesë Islame    – Botoi “Mexhlisi Shura i BI në RM – Shkup 1419/1998.
8. Ismet Sheibrahimoviç – Snagom vjere do savrshenstva dushe- Kryesia e Bashkësisë Islame Sarajevë- 1988.
9.  Dr. Rozhe Garodi – Islami dhe Kultura
10. Alija Izetbegoviç – Islami ndërmjet lindjes dhe perendimit
11. Dr. Muhamed Hamidullah – Hyrje në Islam
12.Abdurrahman Hukiç – Glasnik Nr. 4 / 1976
13. Husein Gjozo – Islami në Kohë- Përkthyer nga : Hamdi Iljazi – botoi: Meshihati i BI të Maqedonisë 1413/1993


[1]  Et-tevbe : 11
[2] Abdurrahman Hukiç – Glasnik f. 367 – Vrhovnog Islamskog stareshinstva u SFRJ – 4 / 976
[3] I Njejti burim.
[4]  Ismet Sheibrahimoviq – Snagom vjere do savrshenstva dushe – Kryesia e Bashkësisë Islame – Sarajevë 1988
[5]  Grup autorësh, Pesë shtyllat e fesë islame f. 354 -bot.  Mexhlisi Shura i BI në RM- Shkup 1998.
[6] Alij Ahmed Esh-shehat – Mekanetul Ilmi vel Ulemai fil Islam f.90 – Daru Ihjail Kutub El arabij-jeti- Kairo
[7]  Dr. Rozhe Garodi- Islami dhe kultura f.84.Bot. Sarajevë 1991.
[8] El Enbija : 73
[9] El Maide : 12
[10] Alija izetbegoviq -Islami ndërmjet Lindjes dhe perendimit.f.202.
[11]  Jusuf El Kardavi- Fikhuz-zekat 2/ 746
[12]  I njejti burim  2/747
[13] Fet’hul Bari / Hafith ibni Haxher Askelani 3/ 2
[14]  I njejri burim.
[15] Alij Ahmed Esh-shehat – Mekanetul Ilmi vel Ulemai fil Islam – Daru Ihjail Kutub El arabij-jeti- Kairo
[16]   Dr. Muhammed Hamidullah – Hyrje në Islam f. 88.

Shkrime të ngjashme