Rregulla nga shkurtimi i namazit

Shkruan: Jusuf Zimeri

Gjithashtu shkurton faljen e namazit nëse ka vendosur të qëndrojë në ndonjë vend më pakë se gjysmë muaji qoftë edhe vetëm një orë, ose ka vendosur të qëndrojë gjysmë muaji në një vend ku nuk ka kushte për qëndrim siç është anija në det edhe sikur familja e tij të jenë me të[1] qoftë edhe tërë jetën, ose në ndonjë ishull-ujdhesë ku nuk ka njerëz që banojnë, ose ka vendosur të banoj në një vend ku është e vlefshme jetesa por në dy vendetë ndara si dy qytete apo në dy fshatra ose në një qytet dhe një fshat që nuk është afër qytetit sa të dëgjohet ezani dhe tu bëhet obligim namazi i xhumasë. Në këtë rast mysafiri nuk ka vendosur vendqëndrimin në një vend, si p.sh. në Meke dhe Mina. Andaj nëse haxhiu ka hyrë në Meke gjatë dhjetë ditëve të muajit dhulhixhe ai nuk mund të bëjë nijet për vendqëndrim në Meke, ngase ai patjetër duhet të dalë në Mine dhe Arefat, andaj pas kthimit nga Mina në Meke, ai mund të vendosë qëndrimin e tij në Meke nëse ka vendosur të qëndroj më shumë se gjysmë muaji[2]. Në këtë rast nuk e dëmton dalja e tij nga Meka, sepse nuk është kusht që vendqëndrimi të jetë pa ndërprerë nëse dalja nuk është patjetër, apo nuk është i pavarur në vendimin e tij si robi apo femra me bashkëshortin e tij. Gjithashtu e shkurton namazin nëse ka hyrë në një vend dhe nuk ka vendosur[3]që aty të qëndrojë më shumë se 15 ditë, porse gjithnjë planifikon udhëtimin nesër ose pas nesër dhe kështu qëndron aty shumë kohë e ndoshta ka ngelur edhe me vite. (Elhedijetul alaijetu)

Referencat
[1].Sepse anija nuk është vendqëndrim. Merakijel felah, Tahtaviu.
[2].Kjo çështje mesele ishte sgkak që tëIsa b. Ebani të thellohet në fikh, Lexo këtçështje të ndarë në Hashijetu ibni Abidin.
[3].Nuk ka bërë nijet qëndrimin e gjatë më shumë se 15 ditë.

Lini një Përgjigje