Shkrime Autoriale

Sabuni xxx-580h = xxx-1184m

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Mahmud b. Ebu Bekr Nurudin Es-Sabuni el Buhari[1]. Ishte dijetar hanefij i njohur në lëminë e akaidit (apologjetikës). Kishte lindur dhe kishte vdekur në Buhara, kurse emrin Sabuni e merr nga prodhimi ose shitja e sapunëve. Fikhun e kishte mësuar nga dijetari Shemsul eimeti El Kerderij. Vepra e tij më e njohur është “El bidajetu minel kifajeti” dorëshkrim, pastaj vepra “El Kifajetu fil hidajeti”, e kjo vepër quhet Akidja e Sabunit. Kishte vdekur dhe varrosur në Buhara në varrezat e quajtura varrezat e statë gjykatësve.



[1] . Mula Alij Sultan Muhamed el Karij, Sherh fikhul ekber li ebi Hanife En-Nu’man, f. 178. –  Ezirkilij, El Ealam 1/253, – Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti, – Ismail pasha el Bagdadi, hedijetl arifin.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht