Selefizmi dhe ideologjia selefiste 2/2

Prof. Dr. Alij Xhumua- Mufti I Egjiptit

Në pjesën e fundit, respektivisht në ligjëratën e kaluar kemi sqaruar për shfaqjen dhe evolimin e termit selefizëm dhe se çka donë të thotë të ndjekësh selefin. Andaj kur dikush thotë se ky është medhhebi i selefit, aty ka mashtrime, sepse aty gjenden dy iluzione që janë:

Iluzioni i parë: se Selefi i ndershëm kishte një doktrinë- medhheb të caktuar të fikhut, kjo është vetëm një iluzion i pastër,

Iluzioni i dytë: Kinse doktrina e selefit nuk është përcjellë sipas rrugës së njohur te muslimanët, e ajo është rruga e tabiinëve (gjeneratës së dytë), pastaj dijetarët e mëdhenj që konsiderohen si themelues të shkollave juridike islame të njohura. Sikur medhhebi i selefit të ishte i mbyllur në panele të rezervuara dhe të mbyllura hermetikisht, e që nuk i ka lexuar askush më parë, derisa dolën në skenë këta që po pretendojnë se janë selefij.

Si rezultat i kësaj shohim se mendimet e tyre, drejtimet e tyre, qëndrimet e tyre, sjelljet e tyre, pozitat e tyre dhe dispozitat e tyre janë mbi çështje të pa vlefshme. Këto janë pesë elemente që çdo studiues detyrimisht duhet pasur parasysh kur bënë analiza për një dukuri që duhet marrë qëndrim.

Selefizmi konfrontues

Mendimi konfrontues që po e ndërtojnë përfaqësuesit e kësaj ideje, ata të cilët abuzuan të kuptuarit, detyrimisht shpien në tri çështje që janë:

Së pari: E tërë bota i urren muslimanët dhe kjo nënkupton se muslimanët në vazhdimësi janë në gjendje lufte për zhdukjen e tyre, e tërë kjo e keqe përfaqësohet dhe bartet mbi krahët sioniste (çifute), krishtere dhe sekularizmi. Sipas tyre ekziston një konspiracion kundër muslimanëve i cili ndonjëherë paraqitet në mënyrë të fshehtë e ndonjëherë edhe publikisht. Pra, ekzistojnë plane për eliminimin tonë si musliman, e ne jemi lodhur duke qëndruar para këtyre planeve pa veprime konkrete të përshtatura.

Së dyti: Detyrimisht duhet të përplasemi me botën në mënyrë që ti përgjigjemi agresionit dhe tiranisë, derisa të arrijmë t’i hakmerremi për atë që po ndodhë në botën islame aty këtu. Detyrimi i përplasjes patjetër të bohet përmes dy formave që janë: Vrasja e pabesimtarëve të mallkuar, dhe  vrasja e murtedëve (renegatëve) të prishur.

Pa besimtarë të mallkuar janë të gjithë  njerëzit me përjashtim të atyre që kanë dëshmuar dy dëshmitë[1], kurse murtedë – renegatë shkatërrimtar konsiderohet çdo njeri i cili ka deklaruar dy dëshmitë, por gjykon dhe vlerëson jo sipas asaj që është shpallur nga Allahu xh.sh. dhe që është në kundërshtim me mendimet e tyre. Këto formulime siç po duket na e bëjnë të qartë se, në to ka përzierje të çështjeve, mashtrime dhe injorancë, por ja që për fat të keqe do të jenë tërheqëse për një numër të konsideruar të të rinjve.

Së treti: mendimet e tyre janë ngritur mbi një stil të mendimit, në fakt kjo donë të thotë se ata nuk funksionojnë përmes organizatës apo institucioneve që mund ti përcjellësh në veprimtarinë e tyre. Ata veprojnë sipas formës së mendimit të lirë, i pa kufizuar në asgjë, dhe në këtë formë të bindin ata që i takojnë në çdo vend. Sipas kësaj që ndërtojnë nënkuptohet se çdo kush vepron jo sipas ndonjë urdhri apo  direktive nga ndonjë qendër apo ndonjë drejtuesi, sepse kështu do dihej përgjegjësia. Në këtë formë kaosi jashtëzakonisht do të jetë i madhe dhe i fortë. Kjo teori zhvillohet me një lidhje organike sipas teorisë së “kaosit kreativ”. Kjo terminologji u popullarizua në  përdorimet politike dhe letrare kohëve të fundit, edhe pse shumë nuk e kuptojnë se ku gjenden bazat e saj, kuptimin e saj, efektet e saj.

Selefizmi ekstremist

Rryma selefiste është bërë një pengesë e vërtetë për përparimin e muslimanëve dhe për ripërtrirjen e retorikës së tyre fetare, për zhvillimin  e përgjithshëm që bota islame sot ka nevojë imanente. Rryma selefiste është shndërruar në tokë pjellore për mendimin radikal ekstremist, është shndërruar në një bazë nga e cila ekstremisti apelon për fragmentimin e shoqërisë dhe për izolimin e njeriut nga lëvizjet e jetës, për të jetuar i vetmuar në imagjinatën e tij, që në të shumtën e rasteve të jetë i sëmurë dhe i pa fuqishëm që të ndërveproj me vetën e tij dhe me njerëzit që e rrethojnë.

Ideologjia selefiste specifikohet me disa tipare që shpijnë drejtë asaj që përmendëm, andaj është  detyrim i të gjithëve që ti kundërvihen atyre dhe të punojnë me të gjitha mjetet e mundshme për ti nxjerrë ata nga ky labirint ku janë, sepse ata tani më nuk po dëmtojnë vetëm veten e tyre, porse dëmi i tyre ka tejkaluar kufijtë e tyre dhe po përfshinë gjithçka rreth tyre, po përfshinë rininë dhe umetin në përgjithësi si dhe ardhmërinë e saj pra tërë shoqërinë.

Ideologjia selefiste po tenton të tërheq të kaluarën në të tashmen tonë, që shoqëria islame të merret vetëm me të kaluarën pa rrugëdalje për të tanishmen dhe për të ardhmen, andaj ju e shihni se të gjitha çështje dhe dispozitat që ato i trajtojnë, janë çështje që i takojnë adhurimeve (namazit, agjërimit etj) traditës, veshmbathjes, rrobave, mënyra e ngrënies dhe shumë çështje tjera sekondare. Të kaluarën na e na e ekspozojnë tani, shpalosen çështje të thjeshta që në të kaluarën nuk konsideroheshin çështje madhore që ne të shpenzojmë energji dhe të sakrifikojmë për të. Vlerësojnë duke gjykuar se kush e bënë këtë e këtë punë është me ne, e kush nuk e bënë është kundër.

Rezultatet e këqija nga selefizmi bashkëkohor

Themi, tërë kjo shpien drejt transformimit të rolit të tij, nga ky rol në një rol tjetër, në një rol që vetëvrasjen me bomba në mes të njerëzve e sheh si detyrim. Ai mendon se jeta e tij më nuk ka kuptim sepse ajo noton në kundërshtim me rrymat. Ai e sheh si të detyruar të shtojë sa më shumë familjen e tij që të mbushë një çekuilibër ku ai ndihet i vetmuar. Ai mendon se të këqijat e shumta rreth tij, do ta eliminojnë dhe diskreditojnë atë, andaj përpiqet të shpëtoj nga kjo gjendje duke rritur kontrollin e lindjes. Në mesin e tyre po zhvillohet ky koncept me të cilin po ndodh edhe shpërthimi demografik dhe mos zhvillimi.

Një nga karakteristikat e këtij militantizmi izolacionist është pikëpamja e tyre se jeta është e gabuar dhe me mëkate, e ata ndiejnë si obligim të pastrohen prej saj, e pastrimi bëhet përmes largimi izolimit nga anëtarët e saj, pa varësisht se bëhet fjalë për artë apo letërsi. Andaj ti i sheh se ata me vetminë, izolimin nga jeta  krenohen dhe kënaqen, mirëpo këtë nuk mund ta bëjnë në mënyrë të përpiktë, andaj edhe janë në kundërshtim të përhershëm dhe të rreptë. Andaj i sheh se bëjnë veprime që janë të një lloji me rezultate të ndryshme sepse pasojnë dëshirat e tyre. Kjo është logjika e impresionizmit që kundërshtohet me logjikën shkencore dhe kundërshton edhe logjikën e njohur mbi të cilën ndërtohet shoqëria njerëzore.

Prej këtu ai shndërrohet në një rebel i izoluar i cili nuk beson as në dijetarët e shkencëtaret por beson vetëm në disa nga dëshirat e tij që rrjedhin nga mendja e tij. Kjo e pengon që të pranojë  çfarëdo mesazhi të njohur shoqëror.

Kjo kategori e njerëzve karakterizohet me logjikën e konspiracionit, andaj ata mendojnë se çdo gjë që është rreth tyre, është kundër tyre dhe bënë përpjekje për ta shkatërruar atë. Kjo e bënë atë të motivuar që gjithnjë të jetë kundër të gjithëve që janë rreth tij.

Gjithashtu ky grup veçohet me mendjemadhësinë dhe egoizmin cilësi këto me të cilat urren të gjitha mendimet përveç mendimit të tij. Argumenti jo i prerë (pa argumentuara) tek ata është shndërruar në kategorike, kurse çështja e cila pranon analiza dhe shqyrtime tek ata është shndërruar në të domosdoshme, që nuk pranon biseda. Formojnë lista të prioriteteve dhe në to paraqesin gjëra të pa kuptimta duke i dhënë përparësi ndaj çështjeve madhore, interesit individual ndaj interesit shoqërorë, imagjinatave ndaj realitetit e kështu me radhë. Të gjitha këto veprime ndikojnë negativisht në shoqëri.

Nga këto cilësi të tyre është edhe qëndrimi i tyre kundër çdo reforme në shoqërinë islame nën pretekstin se çdo risi është bidat, e çdo bidat është dalalet (humbje) dhe çdo dalalet përfundon në zjarr të xhehenemit.

Ata gjithnjë largohen dhe ikin nga esenca e tematikës dhe koncentrohen vetëm në aspektet formale duke e përdorën dëshirën e tyre në të kuptuarit e tekstit. Vështirësojnë jetën e muslimanëve duke zgjeruar rrethin e të ndaluarave. Janë të prirë nga që të dalin nga sistemi i institucioneve dhe respektimi dhe bindja e dijetarëve në një sistem të çuditshëm. Bëjnë ixhtihad nga vetja e tyre në çështjet juridike islame kurse janë pasues në çështjet akaidologjike. I nënçmojnë dijetarët dhe i ngritin jodijetarët. Nxjerrin dispozita dhe vërtiten jo në më shumë se njëqind çështje, për ti konsideruar njerëzit si të prishur dhe  jomusliman.

Tash mendoj unë, ka ardhur koha që ti kundërvihemi kësaj ideologjie të devijuar në nivel kombëtar, e rruga për te kjo rezistencë është rikthimi te metodologjia shkencore e Az’harit i cili bartë flamurin e Ehli Sunne vel xhemaa nëpër shekuj.

Përshtat nga arabishtja:

Jusuf ZIMERI



[1] Dëshmia se: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe dëshmia e dytë se “Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij”

 

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *