Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s.

All-llahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik thotë:

  يس (1) وَالْقُرْآنِ الْحَكِيمِ (2) إِنَّكَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ  (3) عَلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ  (4) تَنزِيلَ الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ (5)

/Jasin. Vel Kur’ani-l-hakim. Inneke lëmine-l-murseline. Ala siratin mustekimin. Tenzile-l-Azizirr-rrahimi./ “Jasin! Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë. S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. Je në një rrugë të drejtë. (Kur’ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.

Të nderuar xhematë pasi që me dy ligjëratat e para shpjeguam për vlerën e sures Jasin dhe për dispozitën e leximit të kësaj sureje dhe të Kur’anit në përgjithësi për të vdekurit, sot do të fillojmë shpjegimin e  ajeteve një pas një të kësaj sureje. Allahu xh.sh. thotë:

Ajeti i parë “Jasin –  يس

Shkronjat me të cilat fillon kjo sure e Kur’anit si dhe disa sure tjera nga Kur’ani Fisnik në gjuhën arabe quhen “huruf Mukataa” shkronjat e ndërprera. Këto shkronja në esencë janë edhe një argument shtesë që fletë për mrekullinë e Kur’anit dhe madhështinë e tij, apo siç thot Ibni Arabiu: Kur’ani është “det pa brigje”, andaj për njeriun nuk ka gjë më të bukur se sa të zhytet në këtë det të pa fund, duke u munduar që të nxjerrë qoftë edhe një pikë uji për të shuar etjen e tij.

Në lidhje me shpejgimin e shkronjave të ndërprera (huruful mukataa), mufessirët e Kur’ani Kerimit kanë dhënë interpretime të ndryshme dhe të llojllojshme, por askush nuk ka mundur të paraqes dhe të vejë pikë, se vetëm mendidmi i tij është më i drejti. Në lidhje me shpjegimin e këtyre shkronjave, krahas mendimeve të shumta në shkoqitjen e tyre nëse ato shpjegime i analizojmë në detaje, gjejmë se kryesisht na paraqiten dy qëndrime thelbësore rreth shpjegimit të këtyre shkronjave.

Qëndrimi i parë

Qëndrimi i parë është i përfaqësuar nga selefi i ndershëm, rrespektivisht nga sahabët dhe tabiinët, të cilët kishin qëndrim se kuptimin e këtyre shkronja që gjenden në disa sure të Kur’anit e din vetëm Allahu xh.sh., ngase i takojnë atyre ajeteve që ne nuk e dimë kuptimin e tyre e që njihen si ajete muteshabihat, për të cilat ajete Allahu xh.sh. ka thënë:

هُوَ الَّذِي أَنْزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آَيَاتٌ مُحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاءَ الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاءَ تَأْوِيلِهِ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ إِلَّا اللَّهُ وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آَمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِنْ عِنْدِ رَبِّنَا وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ

“Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!”

Nga kjo nënkuptohet se ata nuk u lëshuan në shpjegimin e tyre dhe këtë çështje e mbështetën në diturinë e Allahut xh.sh.duke thënë se ne e kemi detyrë të besojmë se këto shkronja janë të zbritura nga Allahu xh.sh. e ne vetëm i lexojmë origjinal ashti si janë. Të këtij mendimi janë Ebu Bekri, Omeri, Ibni Mes’udi, Ibni Abasi dhe shumë të tjerë.

Transmetohet se Ebu Bekri r.a. rreth këtyre shkronjave ka thënë: Çdo libër ka edhe fshehtësinë e vet, e fshehtësia e Allahut xh.sh. në Kur’an është në fillimin e sureve.[1] Gjithashtu transmetohet se Amri, Othmani dhe Ibni Mes’udi kanë thënë: Shkronjat e ndërprera janë prej gjërave të fshehta që nuk komentohen.

Pra ajo që rezultohet nga ky mendim është se këto shkronja janë fshehtësia e Kur’anit, dhe njeriu nuk ka kapacitet për ti deshifruar ato fshehtësi, andaj ngelë që vetëm të lexohen dhe besohen si fjalë të Allahut xh.sh. dhe nuk vlenë të thellohesh në hulumtimin e kuptimit të këtyre shkronjave.

Qëndrimi i dytë

Me kalmin e kohës, dhe me zgjërimin e islamit, gjithnjë e më shumë paraqitej nevoja e shpjegimit edhe e këtyre shkronjave, andaj dijetarët islam të mëvonshsëm jo nga ekzibicionizmi i tyre, por duke u mbështetur në nevojën e shpjegimit të këtyre shkronjave dhe në kureshtjen për të kuptuar dhe absorbuar sa më shumë nga Kur’ani famëlartë, janë të mendimit se edhe kuptimi i këtyre shkronjave mund të zbërthehet dhe të bëhet i njohur. Këty dijetarë për zbërthimin e kuptimit të këtyre shkronjave e mbështesin në disa argumente nga Kur’ani dhe suneti i Pejgamberit s.a.v.s.

Ky mendim mbështet në ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. i nxitë dijetarët islamë që sa më shumë të studiojnë dhe të kuptojnë nga Kur’ani famëlaratë ku thotë:

 أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآَنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا

“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin, apo në zemra kanë drynat e saj?”[2] Gjithashtu mendimin e tyre e mbështesin edhe në hadithin e Pejgamberit s.a.v.s ku ka thënë: “Në mesin tuaj kam lënë diçka, që nëse do të kapeni për to, nuk do të devijoni, e ato janë: Libri i Allahut dhe sunneti im” e këtë hadith e shpjeguan duke thënë se nuk mund të kapemi për diçka dhe të udhëzohemi me të nëse në të ka gjera të pakuptueshme.

Edhe pse këto dijetarë janë unik në lejimin e zhytjes së interpretimit të këtyre ajeteve për të nxjerrë kuptime, ato nuk janë unik në rezultatet që kuptuan në kuptimin e këtyre ajeteve, andaj ekzistojnë mendime të shumta në këtë çështje, e ne do të paraqesim disa prej tyre.

Ajeti i parë i kësaj sureje përbëhet vetëm prej dy shkronjave që janë “J” dhe “S”,që realisht lexohen “Jasin”.  Kuptimi i ajetit “Jasin” sipas Ibni Abasit r.a. kjo shprehje është shprehje nga gjuha Habeshiane që donë të thotë: O njeri.[3] që nënkupton thirrjen Muhammed. Të këtij mendimi janë Ibni Abbasi dhe Ibni Mes’udi dhe shumë dijetarë tjerë.

Disa dijetarë në krye me Seid b. Xhubejrin janë të mendimit se nocioni “Jasin” është një nga emrat e bukur të Pejgamberit s.a.v.s. Kjo mbështetet me ajetin vijues ku thotë: “Vërtetë ti (O Muhamed) je prej të dërguarve.[4] Më pas këtë mendim e përforcon edhe edhe El maverdi me një transmetim nga Aliu r.a. i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtetë Allahu xh.sh. më emërtoi  në Kur’anin Famëlartë më emërtoi me shtatë emra që janë: Muhammed, Ahmed, Taha, Jasin, El Muzemmil, El Mudeth-thir dhe Abdull-llah.[5] Ebu Bekr El Verraki është i mendimit se nocioni “Jasin” donë të thotë: O zotëriu i njerëzisë”. Transmetohet nga Ka’bi i cili thotë: Nocioni “Jasin” është betim me të cilin Aallahu xh.sh. është betuar në këtë emër dymijë vjet para se të krijonte qiellin dhe tokën, dhe kishte thënë: O Muhammed, vërtetë ti je prej të dërguarve[6].

N;l fund të nderuar xhematë përfundojmë këltë ligjeratë me lutje te Allahu xh.sh. që të na bëjë prej atyre që e lexojnë Kur’anin, dëgjojnë Kur’anin dhe veprojnë sipas Tij. Ve ahiru da’vana enilhamdulilahi rabilalemine elfatiha.

 (Kjo ligjëratë është mbajtur më 03. Ramazan – respektivisht  më 23. 07. 2012 pas namazit të Iqindisë në xhaminë e fshatit Llojan nga Hoxhë Jusuf Zimeri)

Vazhdon



[1] Shejh Muhamed Alij Taha Ed-Derre, tefsirul Kur’anil kerim – i’rabuhu ve bejanauhu, 1/19, Daru Rahme- Damask 1982.

[2] Suretu Muhammed : 24

[3] Ethirud-din Ebu Abdullah Muhamed b. Jusuf El Andalusi, Tefsirul Kebir – El bahrul Muhit, p.7, Daru Ihjai Et-turathil arabij

[4] Sure Jasin : 03.

[5] Muhamed b. Ahmed El Ensaarij El Kurtubij, El Xhamiu li Ahkamil Kur’an, p.15, Darul Fikri.

[6]Po aty.

Shkrime të ngjashme