Shkrime Autoriale, Tefsir

Shpjegimi i Sures Jasin (5)

Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s.

 عَلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ Je në rrugë të drejtë

Të nderuar vëllezër, gjatë katër ligjëratave të para shpjeguam se Allahu xh.sh. u betua në Kur’anin Fisnik i cili është përlotë urtësi për të vërtetuar se Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut xh.sh. kurse Kur’ani shpallje e tij, që udhëzojnë në rrugën e drejtë. Kurse sot do të shpjegojm[ë se çka është rruga e drejtë.

O Muhamed, Pasha Kur’anin e pa cenuar në urtësi, ti je nga pejgamberët, je në  rrugë të drejtë, rrugë kjo e cila nuk ka rreziqe as në jetën e kësaj e as të botës tjetër. Kjo është rruga e vetme e cila shpien drejt qëllimit final për të cilin është krijuar njeriut, e kush e zgjedh Kur’anin udhëzues pa dyshim se do të përfundoj në qëllim.

Komentuesit e Kur’anit Fisnik, shpjegojnë se me nocionin “rrugë e drejtë” është rruga pa kthesa dhe laqe, ajo është rruga e qëndrueshme, ajo rrugë është islamit që është e drejtë dhe e qëndrueshme. Rruga në të cilën kanë ecur të gjithë pejgamberët tjerë para teje, andaj nuk ka dilemë se rruga e vetme e shpëtimit në të dy botët është islami. Nga kjo nënkuptohet se nocionit “rrugë e drejtë” i është dhënë rëndësi që ajo të shpijë drejt qëllimit të caktuar, pra kjo rrugë është në shërbimin e njeriut. Allahu xh.sh. e emërtoi si rruga e drejtë, sepse vetëm rruga e drejtë është rruga më e shkurtë që lidhë dy pika kryesore, e të gjitha tjerat janë më të gjata dhe të rrezikshme.

Meqë Nocioni “siratul Mustekim – rrugë e drejtë” është sinonim i Islamit, atëherë nënkuptojmë se Islami është fe e të gjithë pejgamberëve duke filluar nga Ademi a.s. e deri te Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s.. Fe e pranuar te Allahu xh.sh. është vetëm Islami, e kjo nuk nënkupton nga Muhamedi a.s e këndej, por nënkuptonë se fe e pranuar et Allahu xh.sh. për të gjithë njerëzinë është vetëm Islami. Pra Islami nuk është feja më e re siç pretendon dikush, apo siç dëshiron ta plasoj dikush, por islami është fe e njerëzisë që ka filluar nga njeriu i parë Ademi a.s. e deri më sot. Këtë e vërtetojnë edhe shumë argumente tjera, e në mesin e tyre, është edhe ky fakt. Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. si njeriu dhe pejgamberi i parë në rruzullin tokësorë i urdhëroi melekët dhe xhinët t’i bëjnë sexhde Ademit a.s.. Këtë urdhër të Allahut xh.sh., e zbatuan të gjithë përveç djallit i cili refuzoi t’i bëjë sexhde. Kur Allahu xh.sh. e pyeti shejtanin, edhe pse Ai e dinte, pse nuk i bëri sexhde Ademit kur Ai e urdhëroi, Shejtani iu përgjigj duke thënë: Unë jam më i mirë se ai, mua më ke krijuar nga zjarri e atë e ke krijuar nga dheu- balta. Të nderuar xhematë, sexhde nuk i bëhet askujt tjetër përveç Allahut xh.sh. edhe urdhri i Allahut xh.sh. që melekët ti bëjnë sexhde Adfemit a.s. nuk nënkupton sexhde njeriut, por nënkupton zbatim të urdhrit të Allahut xh.sh., ngashëm sikur rasti kur ne bëjmë tavaf apo indet në Qabe, ne lutemi në qabe, por nuk i lutemi Qabes por Allahut xh.sh. Meqë shejtani në këtë rast, nuk përfilli urdhrin e Allahut xh.sh. dhe refuzoi sexhden, atëherë Allahu xh.sh. e mallkoi shejtanin deri ditën e gjykimit.

Në momentin kur shejtani u mallkua nga Allahu xh.sh. parashtroi kërkesë te Krijuesi i tij, sepse edhe ai e kishte të qartë se Krijuesi i tij ishte Allahu xh.sh. andaj tha: Mua më ke krijuar nga zjarri e njeriun nga dheu”por sexhden nuk e bëri për shkak të mendjemadhësisë së tij. Pramendoni të nderuar xhematë, kur sot u thuhet disa njerëzve, pse nuk vini në xhami, ata thonë: ne nuk vimë në xhami kurrë derisa aty të vijnë filani e fallani, derisa të jetë hoxhë fillani e fallani !! Përgjigje katanike është, ne hoxhallarët e dimë mirë këtë përgjigje se është përgjigje e djallit, sepse edhe këta e ndiejnë veten të ngritur, të civilizuar, të kulturuar dhe nuk dëshirojnë të takohen apo bashkohen me ata që nuk janë të civilizuar si ata.  Nejse, kërkesa e djallit ishte. Më lejo mua që të veproj te robërit e Tu, për ta sprovuar imanin e tyre, e pasi Allahu xh.sh. i dha leje ai tha: Do tua zë pritën atyre te rruga e drejtë “siratakel mustekim”. E ne them se Siratal Mustekim është Islami, e kjo nënkupton se edhe shejtani që atëherë e kishte të qartë se feja Ademit a.s. dhe rruga e myslimanëve që nga ademi a.s. e deri nël  Kiamet do të quhet siratul mustekim- rrugë e drejtë. Pra ky është argument se Islami ka filluar me Ademin a.s. e jo me Muhamedin a.s.

Allahu xh.sh. kur i dha leje shejtanit që të ketë mundësi të manipuloj njerëzit, i tregoii shejtanit dhe ia bëri të qartë duke i thënë: Mund ti mashtrosh të gjithë, përveç atyre që janë robërit e Mi të vërtetë, pra përveç atyre që imanin e tyre e kanë të fortë te Allahu xh.sh., andaj vepro si të duash se ata që e kanë imanin e fortë dhe bindjen e sinqertë nuk do të kesh mundësi ti largosh nga rruga e drejtë- nga islami, e ata që largohen nga rruga e drejtë bashkë me ty dop ta mbushi xhehenemin për plotë.

Të nderuar xhematë dijetari i shekullit njëzet, Imam Sha’araviu shpjegon se nocioni Sirat ka kuptimin e rrugës së drejtë në jetën e kësaj bote, kurse nocioni Sirat në jetën e botës tjetër ka kuptimin e urës e cila është e ndërtuar mbi zjarrin e xhehenemit ku do të kalojnë njerëzit pa dallim mes tyre besimtarë dhe pabesimtarë, mëkatar dhe jo mëkatar[1]. Dikush do ta kalojë me shpejtës dhe me sukses por dikush do të rrëzohet nga kjo urlë dhe do të bjerë në zjarr të xhehenemit. Transmetohet nga Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. për këtë urë ka thënë: Mbi Xhehenem ka një urë që është më e hollë se qimja e flokës dhe më e prehtë se shpata[2]

Pra kësaj rruge nuk kush që i shpëton, është urë pa alternativë, mbi te duhet të kalohet gjithsesi, andaj si do të kalojë ai i cili nuk e ka njohur rrugën e drejtë në këtë botë. Kalimi i tyre do të jetë i pa suksesshëm, dhe përfundimi i tyre do të jetë në zjarr të xhehenemit. Për me ne çka do të bëhet, me ne myslimanët të cilët kemi njohur rrugën e vërtetë por kemi mëkate, gabime dhe lëshime, me ne që shpeshherë kemi rënë pre e shejtanit.  Ne që e kemi Allahun xh.sh. një dhe të pa shok, e kemi njohur Kur’anin Udhdëzues, e kemi njohur Muhamedin a.s. për pejgamber, ne a thua do kemi ndonjë ndihmë sado të vogël në kalimin e urës përveç veprave tona. Të nderuar, se ky moment është shumë i vështirë, për për përshkrimin e këtij momenti flet edhe hadithi i Aishes r.a. e cila nga kureshtja në një rast e pyeti Pejgamberin a.s., duke i thënë: O I Dërguari i Allahu, në botën tjetër, a njihemi ne mes veti?. Pyetje jo vetëm shumë interesante por edhe e rëndësishme. Pejkgamberi a.s. i tha:  PO oj Aishe do të njihemi mes veti në botën tjetër, përveçse në tre vende nga tmerri dhe dertet që i kemi nuk do të njihemi mes veti. Në momentin kur na zbret regjistri i jonë, në momentin kur kur gjykohemi dhe peshohen veprat tona, dhe në momentin e siratit” Pra në kalimin e urës së siratit, nga tmerri që kemi nuk do ta njohë askush askënd. Tani në ato momente kemi nevojë për shefaatin e Pejgamberit a.s. dhe ku do ta gjejmë atë që të na ndërmjetësojë. Si do ta njohim atë, apo si do të na njohë ai neve se ne jemi nga Ummeti i tij që të ndërmjetësojë kur nuk e kemi parë. Ku gjendet ai në ato momente. Pejgamberi a.s. ka thënë: Në ato momente unë gjendem te ana e djathtë e siratit, për të ndihmuar Ummetin e tij për kalimin e kësaj ure të trishtuar, për të mos rënë në zjarr të xhehenemit. Të nderuar besimtarë ne që e kemi njohur Muhamedin a.s. për pejgamber, do ta njohim atë, e edhe ai do të na njohë neve përmes shenjave të abdesit tonë, që shndrisin në fytyrën tonë, në duart tona, në këmbët tona, pra përmes shenjave të adhurimit, kurse ata të cilëve u mungojnë këto shenja, pra nuk kanë marrë abdes në jetën e kësaj bote, nuk kanë adhuruar Allahun xh.sh., me një fjalë që janë larguar nga rruga e drejtë në këtë botë, nuk do të gëzojnë fatin të përfshihen në shegatin dhe ndihmën e Pejgamberit a.s.. Për këtë arsye të nderuar besimtari islam ai i cili e falë namazin rregullisht brenda ditës i së paku 43 herë i lutet Allahut xh.sh duke thënë “O Zot na udhëzo në rrugën e drejtë”. Ata që marrin abdes sa herë që marrin abdes në momentin kur bëjnë larjen e këmbëve thonë: O Zoti jonë na i forco këmbët tona atë ditë kur rrëshqasin ato” pra mbi siratë.

Allahu na bëftë prej atyre që e ndjekin rrugën e drejtë në jetën e kësaj bote, dhe na i forcoftë këmbët në momentin e kalimit mbi këtë urë të rrezikshme. Amin

Ajo që është e rëndësishme për ne në këtë moment është fakti se ata që cilët ecin rrugës së drejtë, rrugës që ka urdhëruar Kur’ani dhe ka udhëzuar Pejgamberi a.s. në jetën e kësaj bote do të jenë të shpëtuar edhe në urën e ndërtuar mbi xhehenem që quhet Sirat.

Ve ahiru da’vana enilhamdulilahi rabilalemine elfatiha

 (Kjo ligjëratë është mbajtur më 06. Ramazan – respektivisht  më 25. 07. 2012 pas namazit të Iqindisë në xhaminë e fshatit Llojan nga Hoxhë Jusuf Zimeri)

Vazhdon

 



[1] Po aty.

[2] Muslimi dhe Ebu Davudi

Lini një Përgjigje

Maqedonisht