Shkrime Autoriale, Tefsir

Shpjegimi i Sures Jasin (6)

Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s

Allahu xh.sh. thotë:

تَنْزِيلَ الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ (5) (Kur’ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.

Të nderuar xhematë ligjëratën e kaluar shpjeguam se çka nënkuptojmë me shrehjen Siratul Mustekim, rruga e drejtë, që ishte islami që është i projektuar dhe i zbritur nga Allahu xh.sh. si sistem për botën njerëzore, kurse sot do të vazhdojmë me shpejgimin e ajeteve që vijojnë.

Pra, O Muhamed, pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësitë e tij, ti je nga të dërguarit, e Kur’ni është i zbritur nga i Plotfuqishmi dhe Mëshiruesi. Nocioni “El Aziz” i plotfuqishëm ka kuptime të shumta dhe precize. El Aziz është i Plotëfuqishmi për të cilin ka nevojë çdo gjë, e ai nuk ka nevojë për asgjë. Aziz vjen edhe në kuptimin e Unikatit sepse nuk ka ngjashëm si Ai, kurse i Plotfuqishëm dhe Gjithmëshirshëm është vetëm Allahu xh.sh.. Pra ky Kur’an ka zbritur nga i Plotfuqishmi që në zbritjen e tij gërshetoi edhe Mëshirën e Tij. Pra Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ai mund të marrë në përgjegjësi ata të cilët kundërshtojnë këtë Kur’an, dhe është i Plotmëshirshëm sepse i mëshiron ata që respektojnë normat e Kur’ani kerimit.  Andaj Allahu xh.sh. i cili u betuar në këtë Kur’an  se ti o Muhamed je i dërguar dhe në rrugën e drejtë, ashtu edhe Kur’ani është i zbritur nga Plotëfuqishmi si mëshirë për njerëzinë. Pra o Muhamed, kjo rrugë e drejtë me të cilën je prezantuar para Ummetit tënd, kjo fe është nga i Plotëfuqishmi, që është mëshirues për besimtarët islamë,[1] ashtu si thotë Allahu xh.sh.

وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ  صِرَاطِ اللَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ أَلا إِلَى اللَّهِ تَصِيرُ الأُمُورُ

“Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut”[2]

 

لِتُنْذِرَ قَوْمًا مَا أُنْذِرَ آَبَاؤُهُمْ فَهُمْ غَافِلُونَ (6) Për t’ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.

Në këtë ajet Kur’anor vërejmë se Allahu xh.sh. shpjegon rolin e Muhamedit a.s. që është tërheqja e vërejtjes. Kur jemi te tërheqja e vërejtjes, patjetër na duhet theksuar se vërejtja është një formë e frikës, e cila për të qenë efikase kushtëzohet që të bëhet para se njeriu të bie në ndonjë gabim. Pra roli i vërejtjes është që njeriun ta mbrojë nga gabimi para se të zhytet në të.

Komentuesit e Kur’ani Kerimit u ndanë në dy mendime në faktin se cilit popull iu tërheq vërejtja, të parëve të tyre, atyre që nuk u ishte tërhequr vërejta në mungesë të pejgamberëve, apo ndoshta t’u tërhiqet vërejtja këtij populli ashtu si iu tërhoq vërejtja edhe të parëve të tyre. Si shkak i ndarjes së mendimeve mes dijetarëve islam është lidhësja “ma” në ajet, e cila nëse merret në kuptimin mohues, atëherë nënkuptojmë se të parëve të tyre nuk u është tërhequr vërejtja, mirëpo nëse lidhësen “ma“ e kuptojmë në kuptimin “ata të cilët” atëherë nënkuptojmë se t’u tërhiqet vërejtja këtij populli ashtu si iu tërhoq edhe popullit para jush, nga baballarët e tyre.

Këtë çështje e shtjellon edhe Komentuesi i njohur i Kur’anit, M. Muteveli Sha’raviu, i cili në tefsirin e tij thotë. Ky ajet është shumë preciz. Lidhësja “ma” në këtë rast vjen në kuptimin e ata të cilët, e nuk vjen në kuptimin e mohuesit. Argument për këtë Imam Sha’raviu sjell këto fakte:  Ismaili a.s. ishte Pejgamberi i Allahut xh.sh., e këtë e vërteton ajetei kur’anor ku thotë:

إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَى نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِن بَعْدِهِ وَأَوْحَيْنَا إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأَسْبَاطِ وَعِيسَى وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَارُونَ وَسُلَيْمَانَ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا

Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.[3]

Nga kjo nënkuptohet se kuptimi i ajetit është, për ti tërhequr vërejtjen popullit ashtu si ishte tërhequr vërejtja edhe baballarëve të tyre. Për këtë arsye thuhet se ata ishin në huti sepse harruan atë që ua përkujtuan të dërguarit e tyre. Pra, Ti O Muhamed je i dërguar në rrugën e drejtë për t’i tërhequr vërejtjen popullit të Mekës ashtu si i ishte tërhequr vërejtja edhe baballarëve të tyre.

Ata e kishin harruar të vërtetën që ua kishte komunikuar Ismaili a.s. rreth rrugës së drejtë, andaj gjenden të hutuar në gaflet. Nocioni Gafilun nënkupton harresën e një sendi që ishte në kokat e tyre. Ata tani janë në Gaflet, të hutuar në besimin e tyre, të hutuar në atë që i pret në botën tjetër nga dënimi, të hutuar dhe nuk dinë të njohin as begatitë dhe të mirat që sjell rruga e drejtë e islamit.

 

لَقَدْ حَقَّ الْقَوْلُ عَلَى أَكْثَرِهِمْ فَهُمْ لا يُؤْمِنُونَ “Për Zotin tash më ka marr fund vendimi (thënia) kundër shumicë së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë”

Në komentimin e këtij ajeti Ibni Xheriri shpjegon se, tash më është obligim dënimi për ta, për shumicën e tyre, sepse këta mohuan besimin në Allahun Një, as që besuan në shpalljen e pejgamberit a.s.[4] Pra, këta tani i kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe parakushtet që ndaj tyre të vërtetohet dënimi. Tani Imam Kurtubi në Tefsirin e tij El xhamiu Li ahkamil Kur’an, shpjegon se më pas Allahu xh.sh. shpjegon edhe arsyet dhe shkaqet pse ata e mohuan besimin në Allahun xh.sh. dhe shpalljen e Pejgamberit a.s., ku Allahu xh.sh. thotë:

إِنَّا جَعَلْنَا فِي أَعْنَاقِهِمْ أَغْلالاً فَهِيَ إِلَى الأَذْقَانِ فَهُم مُّقْمَحُونَ “Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart”

Për shpjegimin e këtij ajeti do tlë vazhdojmë ligjëratën tjetër isnhallah, Ve ahiru da’vana enilhamdulilahi rabilalemine elfatiha

 (Kjo ligjëratë është mbajtur më 07. Ramazan – respektivisht  më 26. 07. 2012 pas namazit të Iqindisë në xhaminë e fshatit Llojan nga Hoxhë Jusuf Zimeri)

Vazhdon

 



[1] Ismail b. Omer b. Kethiri El Kureshij, Tefsir Ibni Kethir, 6/ 563, daru Et-tibe 2002.

[2] Suretu Eshura : 52-53

[3] En-Nisa : 163

[4] Ismail b. Omer b. Ketir El Kureshij, Tefsirul Kur’an ibni Kethir, 6/563 Daru Tibe, 2002

Lini një Përgjigje

Maqedonisht