Si bëhet ‘Sexhdeja e leximit’ dhe çfarë thuhet gjatë realizimit të saj

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, kam filluar ta lexojë Kur’anin, respektivisht të bëj një hatme, por nuk di se si duhet vepruar kur të vij te ajetet që kanë sexhde. Si bëhet sexhdeja e leximit dhe çfarë thuhet gjatë realizimit të saj?

Përgjigjja: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

E nderuar Sexhdeja e leximit është ajo sexhde kur gjatë leximit të Kur’anit lexohet ajeti i cili përmban sexhde dhe këto ajete quhen Ajetet e sexhdesë, që do të thotë se me leximin apo vetëm dëgjimin e tyre duhet bërë sexhde. Sexhdeja e leximit është obligim (vaxhib) për lexuesin dhe për dëgjuesin, pavarësisht se ajetin e dëgjonte me qellim apo pa qëllim. Nga ky rregull bënë përjashtim femra e cila është me menstruacion.

Ndërsa, mënyra e aplikimit të sexhdesë së leximit është kryerja e një sexhdeje mes dy tekbireve, d.m.th. tekbiri para sexhdesë që thuhet duke rënë në sexhde, dhe tekbiri pas sexhdesë, duke u ngritur nga ajo. Është e preferuar që në sexhde të shkohet duke qenë në këmbë, kurse gjatë thënies së tekbirit për të rënën në sexhde, nuk ngrihen duart deri te veshët, gjithashtu pas përfundimit të sexhdesë nuk duhet dhënë selam.  Duke qenë në sexhde, 3 herë thuhet “Subhane rab-bijel e’ala”, pastaj duke thënë tekbirin ngrihet në këmbë pa ndenjur në Et-Tehijjat. Kur’ani gjithsej ka 14 ajete të sexhdesë.

Allahu e di më së miri!

________________
Jusuf Zimeri
30 Mars, 2011

Shkrime të ngjashme