Sistemi numerik në Kur’an dhe në legjislacionin islam

Kur’ani është fjalë e Allahut xh. sh. që përmes engjëllit Xhibril i ka zbritur Muhamed Mustafas Mustafas s.a.v.s.. Qëllimi i final i zbritjes së Kur’anit është udhëzimi i qenies njeri në rruzullin tokësorë. Kur’ani vërtetë është libër adhurimi për ata që e lexojnë dhe e besojnë, por horizonti i tij nuk mbyllet në këtë rreth të ngurtë, ngase nuk mund të vlerësohet se është libër i ngurtë që shkakton abstenim dhe ngurtësi në shoqërinë njerëzore dhe në zhvillimin e proceseve të gjithanshme jetësore siç pretendojnë ta paraqesin disa forca të errëta. Përkundrazi, Kur’ani është libër multidisiplinor që reflekton thellë jo vetëm në qenien fizike të njeriut por rrezet e tij depërtojnë thellë edhe në zemrën dhe shpirtin njeriut dhe krijesave tjera, e që me indicet e tij nxit një progres të zhvillimit mendor i cili e detyron njeriun që këto indicie t’i zhvillojë në jetën e përditshme individuale apo edhe shoqërore dhe si i tillë t’i shndërrojë në prova dhe argumente bindëse që do të jenë shenja për udhëzimin e mëtutjeshëm të shoqërisë njerëzore.

Shkruan: Jusuf Zimeri 

Meqë Kur’ani nuk posedon autorësi njerëzore, sepse është fjalë e Allahut, atëherë Ai vete, në çdo pjesë (sure), në çdo fjali (ajet) në çdo fjalë apo shkronjë të tij, është një mrekulli e veçantë e Krijuesit Absolut dhe sfidues i të gjitha krijesave në të gjitha kohët dhe vendet. Kur’ani vazhdon të jetë sfidues edhe sot në kohë e modernizmit dhe teknologjisë bashkëkohore.

Imperativi kryesor dhe fjala kyçe me të cilën u hap Kur’ani fisnik është nocioni “lexo”. Është i vetmi libër që startoi me këtë imperativ e këtu fshehët sekreti madhor që Allahu Fuqiplotë e zbuloi për botën njerëzore. Sot, kur ne jetojmë në kohën e shkencës dhe teknologjisë mbase ky nocion mbase na duket si shumë i natyrshëm, por nëse marrim parasysh kontekstin kohor dhe rrethanat e saja kur është shfaqur ky imperativ na jep të kuptojmë se ky imperativ ishte si zgjidhje e enigmës kohore. Në anën tjetër ky imperativ është i pakufizuar në materien se çka duhet lexuar, por është i kushtëzuar në mënyrën e leximit që nënkupton se suksesi dhe rezultatet e leximit do të jetë frytdhënëse dhe dobiprurëse vetëm atëherë kur leximi bëhet në emër krijuesit Absolut që krijoi njeriun.

Numrat e përmendur në Kur’an dhe objektivi i tyre

Teoria e numrave është degë e matematikës së pastër e cila merret me studimin e vetive të numrave në përgjithësi. Objekti kryesor i teorisë së numrave është studimi i numrave të plotë e në veçanti i numrave natyrorë, vetitë e tyre si dhe marrëdhëniet që i rregullojnë ato.

Në kontekst të kësaj Kurani i shenjtë me përmendjen e numrave matematikorë synon në orientimin e mendjeve njerëzore drejt kërkimit dhe studimeve të mëtutjeshme. Stimulon dhe nxitë në studimin dhe thellimin sa më të gjerë të shkencës dhe njohurive në përgjithësi, krejt me një qëllim që njerëzit sa më lehtë të mësojnë, të njohin dhe realizojnë qëllimin e krijimit të tij, sepse tërësisht është irracionale të mendohet se njeriu nuk ka kurrfarë qëllimi në krijimin e tij.

Allahu xh.sh. krijoi çdo gjë në univers, pra krijoi universin, pastaj prej këtyre krijesave veçoi njeriun dhe të gjitha krijesat tjerë në mënyrë të përpiktë i urdhëroi që të jenë në shërbim të qenies njeriu, kurse njeriun e bëri mëkëmbës në sipërfaqen e tokës. E bëri mëkëmbës dhe e ngarkoi me përgjegjësi të menaxhimit të këtyre të mirave në këtë jetë. Njeriu si qenie e privilegjuar nga Krijuesi, si qenie racionale mbanë edhe llogari për veprimtarinë e tij, kurse numrat janë dëshmi e nivelit të përgjegjësisë dhe llogarisë njerëzore.

Megjithatë, para se të bëjmë ndonjë analizë rreth numrave të përmendur në Kur’anin fisnik de të shtjellojmë disa mrekulli matematikore në Kur’an, fillimisht duhet të dimë sa numra janë të përmendur në kur’anin fisnik dhe cilët janë ato numra.

Nëse me vëmendje shfletojmë Kuranin, vërejmë se sistemi i përmendjes së numrave në kur’an konceptohet në përmendjen e disa formave dhe mënyrave të numrave, që janë:

  • Numrat që janë përmendur në mënyrë indirekte, apo vetëm tekstuale
  • Numrat rendor
  • Numra të rëndomtë apo natyral që janë përmendur në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

Numrat e përmendur në mënyrë indirekte.

Numrat të cilat janë të përmendur në Kur’an në mënyrë indirekte në realitet nuk përmenden si numra, por në bazë të kuptimit tekstual që mundëson gjuha arabe një gjë të tillë. Këto numra kryesisht kanë të bëjnë me dysinë e gjuhës arabe ku numri dy përfitohet nga shprehja e kuptimit, sepse shumësi në gjuhën arabe fillon nga numri tre e më shumë. Dijetarët islam këto numra të shprehura përmes kuptimit të tekstit nuk i konsideruan si numra edhe pse japin kuptimin e numrit. Raste të tilla nëpër ajetet kur’anore gjejmë disa, e ne në vazhdim do të përmendim disa shembuj, që janë:

-Allahu xh.sh. thotë:

وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ آيَتَيْنِ  فَمَحَوْنَا آيَةَ اللَّيْلِ وَجَعَلْنَا آيَةَ النَّهَارِ مُبْصِرَةً لِّتَبْتَغُوا فَضْلًا مِّن رَّبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ  وَكُلَّ شَيْءٍ فَصَّلْنَاهُ تَفْصِيلًا

“Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.(El Isra:12). Nga ky ajet vërejmë se Allahu xh.sh. në këtë ajet për simbolikën e natës dhe ditës përdorë nocionin “Ajetejni” që do të thotë dy shenja apo dy fakte. Niconi “Ajetejni” jep kuptimin e dyshit, ngase është dysia e gjuhës arabe, që nënkupton një shenjë plus një shenjë të barabarta me dy shenjat,  por nuk e përmend numrin dy, siç po e përmendim ne në gjuhën shqipe, sepse gjuha jonë nuk na jepë mundësi tjetër si gjuha arabe.

Allahu xh.sh. thotë:

الطَّلَاقُ مَرَّتَانِ  فَإِمْسَاكٌ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌ بِإِحْسَانٍ

“Lëshimi (pas së cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim..” Nocioni “merretani” I përmendur në ajet është dysia e nocionit “merretun – një herë” që nënkupton (merretun +merretun = merretejni) pra dy here, por ajo që vërejmë se dyshi në këtë rast nuk përmendet si numër.

Allahu xh.sh. thotë:

يُوصِيكُمُ اللَّـهُ فِي أَوْلَادِكُمْ ۖ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنثَيَيْنِ

“All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra;” (En-Nisa: 11). Edhe në këtë ajet që flet për trashëgiminë tregon se një mashkull trashëgon sa dy femra duke përmendur nocionin “Unthejejn” që është dysia e nocionit “Untha” pra që nënkupton Untha + Untha = Unthejejn me dy femra, por që nuk përmendet nocioni dy në mënyrë indirekte.

Numrat Rendor – rreshtor

Në Kur’an gjejmë se përmendet edhe numrat rendor që varësisht nga tematika  nënkuptojnë renditjen e çështjeve. Në vazhdim do të përmendim disa shembuj kur’anor nga këto numra rendor.

Allahu xh.sh. thotë:

قُلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ  وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

“Thuaj: “Unë jam urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.” (El En’am:14)

Allahu xh.sh. thotë:

أَرْسَلْنَا إِلَيْهِمُ اثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍ فَقَالُوا إِنَّا إِلَيْكُم مُّرْسَلُونَ

“Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju.” (Jasin : 14)

Allahu xh.sh. thotë:

وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ اللَّـهِ عَلَيْهِ إِن كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ

E pesta (herë e betimit) është: mallkimi i All-llahut qoftë mbi të, nëse gënjen.”(En-Nur: 7.

Këto tre ajete kur’anore i sollëm vetëm sa për të ilustruar përmendjen e numrave rendor, sepse ekzistojnë edhe ajete tjera që përmendin edhe numra tjerë rendor.

Thyesat

Thyesat apo numrat fraksionar janë numra jo të plotë, por që dëshmojnë një precizitet në Islam në përgjithësi dhe në legjislacionin islam në veçanti. Edhe ky lloj i numrave- thyesave përmendet në Kur’an. Thyesat që përmenden në Kur’an janë: ½ gjysma e një sendi) 1/3 (një e treta) ¼ (një e katërta), 1/5 (një e pesta), 1/6 (një e gjashta), 1/8 (një e teta, 2/3 (dy të tretat). Në vazhdim do të sjellim disa nga ajetet që përmendin thyesat.

Allahu xh.sh. kur flet për çështjet e së drejtës trashëgimore dhe të testamentit, thotë:

وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَاجُكُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٌ  فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ  مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِينَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ  وَلَهُنَّ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّكُمْ وَلَدٌ  فَإِن كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ الثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُم  مِّن بَعْدِ وَصِيَّةٍ تُوصُونَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ  وَإِن كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلَالَةً أَوِ امْرَأَةٌ وَلَهُ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا السُّدُسُ  فَإِن كَانُوا أَكْثَرَ مِن ذَٰلِكَ فَهُمْ شُرَكَاءُ فِي الثُّلُثِ  مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَىٰ بِهَا أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَارٍّ  وَصِيَّةً مِّنَ اللَّـهِ  وَاللَّـهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌ

Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryerjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftë se se janë më shumë (se një vëlla ose se nj motër) ata janë pjesëmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahu. All-llahu është i gjithëdijshmi, jo i ngutshëm. (Nisa : 12)

Ajo që vërejmë është se vetëm në këtë ajet Allahu xh.sh. ka përmendur pesë thyesa që janë ½ (gjysma, ¼ (një e katërta), 1/8 (një e teta), 1/6 (një e gjashta), dhe 1/3 (një e treta).

Një një ajet tjetër Allahu xh.sh. thotë:

وَاعْلَمُوا أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَيْءٍ فَأَنَّ لِلَّـهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ

“Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) Allahut, të dërguarit të Tij,” (Enfal: 41)

Nga k ajet i cili flet për plaçkën e luftës, Allahu xh.sh. tregon se 1/5 e saj i takon të Dërguarit të Tij, i cili do të vendosë për menaxhimin e asaj pasurie.

Numrat e rëndomtë që në mënyrë të qartë janë përmendur në Kur’an

Studiuesit e kësaj lëmie që u morën me sistemin numerik në Kur’anin fisnik sipas studimeve të tyre konstatojnë se numrat e përmendur në Kur’an janë 30 numra, të cilët janë:

Numrat njëshifrorë: 1-2-3-4-5-6-7-8-9.

Numrat dyshifrorë: 10-11-12- 19-20-30-40-50-60-70-80-99.

Numra treshifrorë: 100- 200- 300.

Numrat katërshifrorë: 1000 -2000-3000-5000.

Numrat pesëshifrorë: 50.000.

Numrat gjashtëshifrorë: 100.000.

Megjithatë, ekziston një polemikë shkencore mes dijetarëve sa i përket numrit 950, a mund të konsiderohet si numër i përmendur drejtpërdrejtë në Kur’an spo jo. Kjo polemikë zhvillohet rreth ajetit 14 të sures El Ankebut ku përshkruan kohën se kohë Nuhi a.s. kishte qëndruar te populli i tij, ku Allahu xh.sh. thotë:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَلَبِثَ فِيهِمْ أَلْفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمْسِينَ عَامًا فَأَخَذَهُمُ الطُّوفَانُ وَهُمْ ظَالِمُونَ

“Ne e dërguam Nuhin te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi. (Ankebut : 14)

Duke studiuar këtë ajet kur’anor disa dijetarë kanë përfunduar se Allahu xh.sh. ka përmendur numrin njëmijë (1000) duke minusuar pesëdhjetë (50) që nënkupton se këtu vjen në shprehje numri 950.

Mirëpo, dijetarët tjerë nuk u pajtuan me këtë mendim dhe numrin 950 nuk e konsiderojnë si numër të përmendur në Kur’an. Sipas këtij mendimi numri pesëdhjetë i përmendur në këtë ajet nuk minusohet nga numri një mijë që përmendet, ngase bëhet fjalë për përjashtim e jo për minusim dhe këtu ka dallim mes këtyre dy proceseve. Këtë e vërteton edhe vetë fakti se ajeti te numri njëmijë e përmendë nocionin “Senetun” kurse te numri pesëdhjetë përmendë nocionin “Amë”. Kjo nënkupton se edhe pse këto dy nocione janë synonime të njëra tjetrës në esencë kanë dallim mes veti, që nënkupto se nuk mund të bashkohen mes veti.

Këtë mendim dijetarët e mbështesin edhe me ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

وَالَّذِيْنَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُوْنَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنْفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا

E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. (El Bekare:234) Në këtë ajet sqarohet se gruas që i ka vdekur burri, pritja e saj (Ideti) është katër muaj e dhjetë ditë. Pra përmendet numri katër dhe dhjetë, por kjo nuk na jep të drejtën të themi se në këtë ajet është përmendur numri katërmbëdhjetë (14).

Nga kjo analizë na vihet në pah, se numrat e përmendur në Kur’an gjithsej janë tridhjetë, e që ne në vazhdim do ti përmendim duke i radhitur surit shifrorë.

Shkrime të ngjashme