Të drejtat

Eselamu Alejkum,
faqja “JusufZImeri.com” është faqe e profesorit të së drejtës islame, Jusuf Zimeri dhe të gjitha të drejtat mbi artikujt që publikohen në këtë faqe janë të rregulluara ashtu që në asnjë mënyrë të vie në pah e pa drejta. Kështu, artikuj sipas të drejtës së autorësisë në këtë faqe mund të grupohen në tre grupe:

1. Të gjithë artikuj të cilët nuk kanë autor të shkruar, në kokë ose në fund të tyre, janë të publikuar nga Jusuf Zimeri dhe të drejtën e tyre e mbanë vetë profesori.

2. Të gjithë artikujt e përkthyer, nga profesor Jusuf Zimeri, janë të identifikuar me përkthyesin, dmth duke cekur sipër artikullit emrin e profesorit, si dhe përmes përcaktimit të kategorisë si “përkithme”. Në këtë rast, të drejtën e përkthimeve e mban vetë Jusuf Zimeri. Nëse artikulli përmendet vetëm si përkthim dhe autori i saj nuk është i shkruar, atëherë për arsyet dhe një veprim të tillë mund të e kontaktoni profesorin përmes postës kontakt@jusufzimeri.com.

3. Artikujt e huazuar nga autorë tjerë dhe të përndarë në kategori të caktuara janë nën të drejtën e autorëve të tyre. Autori i çdo artikulli të huazuar është i shënuar në kokë të çdo artikulli.