Thënie nga Shejh Muhamed M. Sha’ravi

Thënie nga Shejh Muhamed M. Sha’ravi

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Jusuf Zimeri

  • Ata që nuk besojnë (pabesimtarët) tentojnë të mbulojnë ekzistimin e Allahut. Mirëpo, vetë mbulimi i ekzistimit të Allahut të lartmadhrishëm është argument i prerë për ekzistimin e Allahut. Vlerësohet kështu ngase njeriu nuk mund të mbulojë një send që nuk ekziston. Në këtë mënyrë vërtetohet se vetë kufri (pabesimi) është argument për vërtetimin e imanit-besimit. 
  • Ka disa njerëz që të falin për gabimin e bërë, por nuk e shlyejnë gabimin. Këtë e vërteton fakti se ata se herë që të takojnë ta përmendin faljen, saqë i faluri do të thoshte: Më mirë do kishte qenë të më kishe dënuar se sa më ke falur e ma përmendë çdo ditë! Kurse Allahu xh.sh. e falë robin e Tij kur ai kërkon falje dhe menjëherë ja shlyen gabimin.
  • Kur Allahu xh.sh. e krijoi Ademin a.s. që ai të luaj rolin e krijimit të tij në këtë jetë, ai nuk kishte asnjë mëkat, por gaboi më vonë e Allahu menjëherë ia mësoi pendimin, ai u pendua dhe Allahu xh.sh. e fali.
  • Gabimi, mëkati i Ademit a.s. nuk ishte si pasojë e mendjemadhësisë së tij, por si pasojë e pakujdesisë, kurse mëkati i Iblisit (shejtanit) ishte si pasojë e mendjemadhësisë së tij që tregoi ndaj Allahut Fuqiplotë.
  • Ka disa njerëz që e shesin fenë e tyre për dunjan e tyre, por më të kriminalizuar janë ata që e shesin fenë e tyre për dunjan e tjetrit, kjo arrihet duke dëshmuar rrejshëm ose duke bërë ndonjë krimë për ta gëzuar SHEFIN e tij. Subhanall-llah
  • Shkatërrimi në tokë shkaktohet kur të përhapet zullumi-padrejtësia dhe atëherë jeta jeta shndërrohet në një zinxhir me plotë lodhje e vështirësi. Shkatërrimi në tokë bëhet kur humbë amaneti – besimi e atëherë shkatërrohen raportet mes njerëzve dhe humben të drejtat.
  • Hipokritët-munafikët dëshirojnë të shfrytëzojnë më të mirat e kësaj feje, por të mos kryejnë detyrimet ndaj kësaj feje”
  • Çdo kush që dëshiron të bëjë një jetë të shfrenuar, ai ka hyrë në rrugën e kufrit (pabesimit).
  • “Është bukuri që në çdo kopsht të mbjellësh një lule …. por ….. më e bukura është që të mbjellësh dhikrin në çdo gjuhë”
  • Pse qafiri (pabesimtari) dëshiron të bëhet tokë ?
    Për shkak të dënimit të rreptë që e sheh para veti, ai është i humburi që do ti nënshtrohet atij zjarri, e ky është argument për pendimin e tij të madh, ditën kur nuk vlen pendimi.
  • “Nuk shqetësohet ai që ka babanë, e si mund të shqetësohet ai që ka Zotin”
  • “Mos u shqetëso nëse të kanë kapluar dertet, nëse të është ngushtuar dynjaja dhe nuk e arrinë atë që e do, sepse ndoshta dëshira e Allahut është që ai të dëgjojë zërin tënd duke e thirrur”. ALL-LLAHU EKBER.
Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *