Therrja islame

Autor: Jusuf ZIMERI

Me nocionin në kuptimin gjuhësorë nënkuptojmë: prerje, therje, e këtë e vërteton edhe ajeti Kur’anor ku All-llahu xh.sh. thotë: “Me përjashtim të asaj që e keni therë (prerë)”[1] Nocioni “Edh-dhekat” në kuptimin e saj esencial do të thotë: freskim, pastrim, që nënkupton se therja e pjesëve të veçanta të trupit të kafshës e cila është e lejuar islamikisht bënë edhe freskimin dhe pastrimin e mishit. Me nocioni “Dhebhun” ose “dhekatun”  në kuptimin terminologjik të sheriatit Islam nënkuptohet:  Prerja e pjesëve të veçanta të kafshës mishi i të cilëve lejohet islamikisht.

Dispozita e therjes së kafshës është, kusht i lejimit të ngrënies së mishit të kafshës e cila është e lejuar për myslimanin, sepse asnjë lloj mishi nuk është i lejuar të hahet nëse nuk bëhet therja islame, me përjashtim të mishit të peshkut dhe karkalecit, kurse urtësia e therjes është ruajtja dhe kujdesi ndaj shëndetit të njeriut.

Një nga problemet jetësore me të cilën ballafaqohen jo vetëm muslimanët në perëndim por edhe qeveritë e vendeve perëndimore është edhe metodologjia e prerjes së kafshës. Ky mospajtim për mënyrën e therrjes së kafshëve i nxiti shumë studjues  që të bëjnë kërkime shkencore si për aspektet negative ashtu edhe për ato pozitive. Këto nxitje me të madhe lindën pas fushatës dhe apelit që i bëri Këshilli për ruajtrjen dhe përkujdesjen e kafshëve në Angli FAWC, më 10 Qershor 2003 apeloi deri te qeveria Angleze që të parandalojë therrjen e kafshës sipas metodës islame dhe çifute. Si arsyetim për sjelljen e këtij vendimi apo ligji kishin  vuajtjet e kafshës gjatë prerjes deri në momentin e daljes së shpirtit. Për këtë arsye qeveria angleze solli vendim për të hartuar ligjin në të cilën do të theksohet nevoja e humbjes së ndjenjave të kafshës para therjes, e kjo metodë njihet si metoda e therrjes pa ndjenja apo metoda magjepse.

Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë krahasime mes therrjes islame dhe formave tjera të therrjes, por ajo që duhet përmendur në këtë rast janë hulumtimet e shumta shkencore që janë bërë kohëve të fundit ku përmes argumenteve bindëse, paraqiten disavantazhet dhe përparësitë e këtyre metodave. Një prej studimeve më të famshme që janë bërë në këtë lëmi, është studimi i Rebecca Smith, anëtar i veteranisë ndërkombëtare për animals “VIVA”. Rebecca në studimin e tij të metodës së prerjes së kafshës pa ndjenja, në mënyrë të detajizuar vuri në dukje rrezikun dhe dhembshmërinë e kafshëve të prera sipas metodës pa ndjenja, ngase ai sqaroi se shumica e kafshëve që therren sipas metodës pa ndjenja apo metodës magjepse, u rikthehet ndjenja e tyre gjatë gjakëderdhjes para vdekjes së tyre.

Një studjues tjetër i kësaj lëmie është edhe studjuesi gjerman Schultz, profesor në Universitetin e hanoverit, i cili pas shumë studimeve përfundoi me konkluzën se: dhimbja për shkak të tarifës cerebrale “magjepsës” nuk mund të krahasohet me therrjen e ligjshme e cila shumë më pak shkakton dhembje. Pastaj ai sqaroi se metoda e therrjes pa ndjenja shkakton ndaljen e shpejtë të funksionimit të zemrës, e cila do të shpiente në rrjedhjen e gjakut që gjendet në mish, dhe kështu të bëhet pastrimi i mishit.

Kushtet e therrjes Islame
Që të mund të konstatohet se therja e kafshës është bërë sipas parimeve të sheriatit Islam, kushtëzohen këto kushte që janë:

1. Të përmendurit e emrit të All-llahut xh.sh. para therjes.

Të përmendurit e emrit të All-llahut xh.sh. në momentin e therjes së kafshës është kusht për lejimin e ngrënies së mishit të kafshës së therur, e kjo mbështetet në ajetet Kur’anore ku All-llahu xh.sh. ka thënë:  “Dhe mos hani nga ajo që (para therjes) nuk është përmendur emri i All-llahut xh.sh., sepse vërtetë ajo është mëkat.”[2]

Pejgamberi (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). ka thënë:Nga kafsha e cila është) derdhur gjaku dhe është përmendur emri i All-llahut, hani”[3]

Se të përmendurit e emrit të All-llahut xh.sh. para therjes së kafshës është kusht, vërteton edhe konsensusi i dijetarëve Islam. Është sunet që të thuhet “Bismil-lahi, Vall-llahu Ekber. Dijetarët islamë janë unik në mendimet e tyre se nëse kafsha theret në emër të diçka tjetër, mishi i saj është i ndaluar (haram) për muslimanët. Sipas  mendimit dijetarëve të medhhebit Hanefij, mos përmendja e emrit të All-llahut para therjes mund të jetë:

1. Me qëllim, që nënkupton se nëse para therjes nuk përmendet emri i All-llahut xh.sh. me qëllim, atëherë mishi i asaj kafshe është i ndaluar për muslimanin, dhe ate duke u mbështetur në argumentet e lartcituara.

2. Me harresë, që nënkupton se mishi i kafshës së therur pa e përmendur emrin e All-llahut xh.sh. për shkak të harresës, është i lejuar, por duhet përmendur kur të hahet. Këtë mendim e mbështesin në ajetin Kur’anor ku All-llahu xh.sh. ka thënë: “O Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë“

Kurse sipas mendimit të Imam Shafiut dispozita e të përmendurit e emrit të All-llahut xh.sh. para therjes është Sunet, dhe si i tillë nëse nuk përmendet emri i All-llahut xh.sh. para therjes pavarësisht se me qëllim apo me harresë mishi i saj është i lejuar për myslimanin. Këtë mendim imam Shafiu e mbështetë në faktin se All-llahu xh.sh. lejoi ngrënien e mishit të kafshës së therur nga ata që janë Ehlul kitab, kur e dimë se Ehlul Kitabi në të shumtën e rasteve nuk thonë Bismil-lah, e ky lejim është argument i mjaftueshëm i cili dëshmon se të përmendurit e emrit të All-llahut xh.sh. nuk është obligativ (Vaxhib). Sipas Shafive, kafsha e therur që nuk i lejohet mishi i saj myslimanit është kafsha e cila është therur në emër të ndonjë sendi tjetër si u therte në emër të putave. Këtë mendim imam Shafiu e mbështetë në  hadithin e Pejgamberit (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). të regjistruar në koleksionin e imam Buhariut të transmetuar nga Aisha (Radiall-llahu anhu) e cila njëherë e kishte pyetur Pejgamberin (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). duke i thënë: Disa njerëz që rishtazi e kishin pranuar islamin na bien mish, e ne nuk e dimë se në therje a e kanë përmendur emrin e All-llahut xh.sh. apo jo. Pejgamberi (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). në këtë rast i tha : Përmendni emrin e All-llahut ju, dhe hani nga ai mish. Ky hadith është argument i mjaftueshëm të vërtetojë se të përmendurit e emrit të All-llahut para therjes nuk është obligativ sepse sikur të ishte obligativ, atëherë Pejgamberi (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). nuk do t’i kishte urdhëruar të hanë nga ai mish, po të kishte pasur ndonjë dyshim në te.

Qëndrim më rigoroz ndaj kësaj çështje mban Imam maliku që sipas tij të përmendurit e emrit të All-llahut xh. sh. në therjen e kafshës është pjesë përbërëse e veprës “Rukn “, që nënkupton se kafsha e cila herret pa e përmendur emrin e All-llahut xh.sh. mishi i saj është i ndaluar për besimtarët islam, pavarësisht se mospërmendja është me qëllim apo me harresë  për arsye se kur është në pyetje harresa si dukuri aksidentale nuk mund të ndikojë te rukni i sendit.

Dobitë e Bismil-lahit dhe tekbirit gjatë therrjes së kafshës.
Qendra shëndetësore kishte formuar një grup mjek ekspertësh në krye me Dr. Fajiz Al Hakim, të cilët kishin për obligim që të eksperimentojnë disa çështje rreth prerjes së kafshëve. Ky trup ekspertësh kishin prerë pesë kafshë, sipas metodës së prerjes islame ku para therrjes  kishin theksuar Bismil-lahin dhe tekbirin, e më pas kishin prerë edhe pesë të tjera sipas të njëjtës metodë, por nuk kishin shqiptuar biusmilahin e as tekbirin. Pastaj kishin marrë mostrat nga ë dya palët e kafshëve të prera, dhe pas 48 orëve kishin dalë me këto rezultate: Kafshëve të cilëve nuk u ishte përmendur emri i Allahut xh.sh. mishi i tyre ishte i mbushur për plotë me bakterie, për dallim nga mishi i kafshëve që u ishte përmendur emri i Allahut xh.sh. që ishin plotësisht të pastra nga bakteriet. Ky rezultat ishte shpalosur në mëngjesin e 17. 09. 2000 në ora tetë e mëngjesit.

Meqë ky rezultat mahniti të gjithë të pranishmit, u vendos që procesi të përsëritet edhe njëherë në praninë e shumë mjekëve të lëmive të ndryshme, dhe ky proces do të bëhet para syve të tyre dhe të opinionit. Për këtë arsye në një thertore në Damask më 26. 09. 2000 u bë therja dhe më pas në laborati u bë testimi i mishit, ku rezuzltati ishte identik dhe i saktë me rezultatet e radhës së parë, pra mishi i therrur me bismilah nuk mbante bakterie, kurse mishi i therrur pa bismilah  përmbante bakteri e prej tyre edhe të rrezikshme. Në anën tjetër, ngjyra e mishit të therrur me bismilah dhe tekbir kishte ngjyrën  e dritës së lules thjerrëza, kursengjyra e mishit të therrur pa tekbir është ngjyrë e mbyllur e kuqe që anonte nga e kaltërta, kurse sa i përket qelizave u dëshmua se te kafsha e cila ishte prerë pa bismilah kishte ngelur gjakë i rëndë, e te mishi i kafshëve të therrura me bismilah nuk kishte ngelur gjak në qeliza.

Në një studim i kryer nga 30 studiues dëshmohet se mishi i prerë duke e përmendur emrin e Allahut xh.sh. dhe tekbirin plotësisht është i pastër nga bakteriet, për dallim nga mishi i therrë pa e përmendur emrin e Allahut xh.sh. i cili është i mbushur  përplot mikrobe. Ekipi i studiuesve të lartë nga profesorët e Universitetit të Sirisë për zbulime shkencore treguan se ka një ndryshim të madh mes mishit të prerë me bismilah dhe atij pa bismilah sa i përket pastërtisë nga mikrobet.

Pastaj u ngrit sërish një ekip e mjekëve në përbërje prej 30 mjekëve, ekspert nga fusha të ndryshme të mjekësisë laboratorike, bakteriet, viruset, ushqimit dhe higjienës së mishit, nga anatomia patologjike, veterinaria, nga mjekësia interne, sëmundjet e zorrëve, sistemi i tretjes, dhe të gjithë këto bënë laboratorime kërkimore biologjike dhe anatomike më shumë se tri vjet, me qëllim të studimit të dallimit mes mishit të kafshëve të therrura me emrin e Allahut dhe tekbirin dhe atyre pa u përmendur emri i Allahut xh.sh.. Në fund hulumtimi i tyre rezultoi për rëndësinë dhe nevojën për të përmendur emrin e Allahut dhe tekbirin në momentin e therrjes së kafshës, shpezëve. Pra rezultatet ishin mahnitëse në këtë drejtim dhe ata i përshkruan si mrekulli që janë mbi nivelin e fantazisë.

Përgjegjësi i këtij ekipi i cili ishte i autorizuar për komunikim me mediat, studjuesi Dr. Halid Halave thotë: Analizat laboratorike vërtetojnë se struktura e mishit të therrur pa tekbir dhe pa bismilah ësshtë për plotë me bakterie dhe qelizat  saj janë për plotë me gjak, për dallim nga mishi që i është për,mendur emri i Allahut xh.sh dhe tekbiri, që është i pastër nga mibrobet dhe qelizat e tij janë pa gjak. Më pas Dr. Halave në fjalën e tij përshkroi se ky është një zbulim i madh, është një revolucion i vërtetë shkencor në fushën e shëndetit të njeriut dhe të sigurisë në lidhje me shëndetin dhe konsumimin e mishit nga kafshët duke vërtetuar se pastrimi i tij bëhet përmes përmendjes së emrit të Allahut dhe tekbirit. Në anën tjetër studiuesi Abdulkader Dirani tha: mungesa e vetëdijes nël kohën tonë për vlerat madhështore që përfshihen në përmendjen e emrit të Allahut dhe tekbirit para therrjes kishte çuar në neglizhencë dhe harresë përmendjen e emrit të Allahut xh.sh. në momentin e therrjes së kafshës dhe shpezëve, andaj pikërish kjo më na nxiti për parashtrimin e çështjes dhe studimin akademik të përmendjes së emrit të Allahut.

2. Therësi të jetë mysliman.
Që të lejohet mishi i kafshës së therur kushtëzohet që therësi të jetë mysliman, e kjo mbështetet në ajetin Kur’anor ku All-llahu xh.sh. thotë: “ Përveç asaj që ju e theret”. Sa i përket therjes së kafshën nga pjesëtarët e një feje që janë Ehlul kitab, në princip lejohet të hahet nga ai ushqim, e ky mendim bazohet në ajetin kur’anor ku thotë:  “Dhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit (krishterëve dhe ebrenjëve) janë të lejuara për ju, e edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta”[4] Në këtë kontekst Ibni Abasi (Radiall-llahu anhu) ka thënë: “është lejuar ushqimi (therja) e çifutëve dhe krishterëve për shkak se ata besuan në Teuvratin dhe Inxhilin”

Sa i përket qëndrimit islam në therjen e kafshëve nga idhujtarët, ateistët të cilët nuk besojnë, apo edhe besimeve që besojnë në zota të ndryshëm si zjarrin, yjet etj, mishi i kafshës së therur nga ata nuk lejohet për myslimanët. Sa i përket ndalimit të mishit të therur nga ithtarët e feve tjera, vërteton edhe hadithi i Pejgamberit (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). i cili në një rast kur është pyetur lidhur  me zjarrbudistët ka thënë: “Veproni me ta ashtu si veproni me ithtarët e librit vetëm se mos u martohuni me femrat e tyre, dhe mos hani mishin e të therurave të tyre”.

3. Mjeti i përdorur për therje:
Të gjithë fukahatë islam janë unik në mendimet e tyre se çdo mjet prerës i cili pret dhe copëton, që shkakton daljen e gjakut, mund të përdoret për mjet prerës, dhe mishi i tillë është i lejuar. Mirëpo dijetarët islam kanë polemizuar për tri gjëra se a lejohet therja me to apo jo, që janë: dhëmbi, thoni dhe ashti.

Sipas dijetarëve të medhhebit Hanefij dhe Malikij lejohet të pritet edhe me to nëse janë të ndalura nga vendi i tyre dhe shkaktojnë gjakderdhje. Argument i tyre është hadithi i pejgamberit (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). ku ka thënë: “Derdhe gjakun me çka të dëshirosh, “ ose në transmetimin tjetër, Prej arteriet me çka të dëshirosh

4. Prerja e pjesëve të caktuara:

Që të lejohet ushqimi i kafshës së therur patjetër duhet të priten këto pjesë:
1. Gabzherri  organi i përcjelljes së frymëmarrjes,
2. Fyti,  Organi për përcjelljen e ushqimit
3. Dy arteriet e gjakut

Sipas mendimit të Ebu Hanifes dhe Imam Muhamedit nësee priten shumica e këtyre pjesëve, atëherë mishi i asaj kafshe është i lejuar, kurse sipas Ebu jusufit minimumi që duhet të theret te kafsha në mënyrë që mishi i saj të jetë i lejuar për myslimanin është; gabzherri, fyti  dhe njëra nga arteriet e gjakut.

Pasojat nga mos therrja islame
Për prerjen e kafshëve sipas metodës joislame flet Dr. Darim Tabai i cili thotë: Në disa shtete kafshët mbyten sipas mënyrës së gabuar, siç është ngulfatja, ose përmes elektrocutionit ose përmes plumbit etj. Këto metoda të mbytjes së kafshëve i mundësojnë kafshës ngeljen e gjakut në trupin e saj që është një fushë pjellore për rritjen dhe zhvillimin e baktereve në mënyra të ndryshme. Këto metoda të therrjes së kafshëve i dhurojnë kafshës dhembje të tmerrshme e cila reflektohet në ngjyrën e mishit e cila anon kah ngjyra e kaltër. Kurse me përmendjen e emrit të Allahut xh.sh. çështja është krejtësisht e kundërt dhe kafsha përjeton sikur ti afrohet një bote krejtësisht tjetër, botës së kënaqësisë dhe gëzimit të madh.

Në anën tjetër, profesor Dr. Ibrahimi Mehre, profesor i kafshëve dhe sëmundjeve të shpezëve në universitetin e Damaskut, dhe njëkohësisht edhe anëtar i ekuipazhit kërkimor mjekësor thotë: disa orientalistë pretendojnë se metoda islame për prerjen e kafshëve është çnjerëzore. Këtë mendim të tyre e mbështesin vetëm në kontraktimet dhe konvulsionet nga kafshët pas therrjes. Mirëpo në fakt, e vërteta është plotësisht e kundërta e asaj që thonë ata. Veprimi i therrjes nëse kryhet plotësisht sipas rregullit islam, duke e përmendur emrin e Allahut dhe tekbirin, atëherë menjëherë ndërpritet gjaku dhe ajri nga truri i kafshës, dhe në këtë mënyrë kafsha e humbë ndjenjën e plotë.

Në anën tjetër Muhamed Menzelxhi thotë: mënyra e therrjes islame është më e mirë për shkak të presionit të gjakut i cili reduktohet në mënyrë graduale derisa të bëhet pastrimi i plotë i gjakut. Metodat tjera të therrjes shpijnë deri te paralizimi i pjesëve të trupit të kafshës që shkaktojnë në ngritjen e tensionit të gjakut deri në 28 shkallë, gjë që e bënë kafshën të vuaj nga dhimbjet e tmerrshme prej 5 deri 10 minuta, deriasa të ndalet zemra. Pastaj pas rjhepjes së lëkurës vërejmë se venet e gjakut janë të fryra me gjak, e kjo i jep mundësi të prishjes së shpejtë të mishin, andaj edhe kjo arsyeja që ata shpejtojnë që menjëherë mishin ta fusin në frigurifer për tu mos u prishur, kurse mishi i cili është therrë me emrin e Allahut dhe tekbir, menjëherë kemi mundësi ta varrim në shitore dhe nuk prishet ngase përqindja e gjakut të ngelë në të është minimale. Në fund të pëprkujtojmë se cilat janë arsyet e ngeljes së gjakut në mish.

  1. Zemra ndalet me vdekjen e kafshës e gjaku nuk del me shpejtësi nga kafsha pas therrjes.
  2. Procesi i shokut shkakton plasjen e arterieve të vogla dhe venëve të gjakut që janë në mish dhe kështu gjaku shpërndahet nëpër mish, e mëpas nuk ekziston asnjë metodë për nxjerrjen e këtij gjaku nga mishi. Kjo mënyrë sipas nesh rezulton ngjashëm sikur kafsha e ngordhur dhe e gjakut, e këto dy ushqime sipas Kur’anit dhe sunetit janë të ndaluara për muslimanët.
  3. Dëmi i tretë që vjen nga shoku është çrregullimi dhe ndryshimi që shgkaktohet në përbërjen kimike të mishit i cili bëhet i pashëndetshëm dhe jokalorik.
  4. Dëmi i katër i cili është provuar dhe vërtetuar në disa studime evropjane që janë bërë kohëve të fundit është se prej disa goditjeve shkaktohet sëmundja e çmendurisë së kafshës, për shkak se goditja deformon procesin e funksionimit të trurit duke i infeksionuar qelizat nervore të trurit kur ka një vrimë në kokë pasi që të shtënat bëhen mbi kokën  e kafshës.

Krejt në fund, themi se mjetet e ndryshme të goditjeve janë të dhimbshme dhe torturuese për kafshët, atëherë cili njeri ka mundësi të vëndojë dorën e tij  në një burim elektrik dhe të mos ndjejë dhimbje. Pra, kujdesi i kafshëve që ata nuk flasin e as nuk ankohen është tërësisht në përgjegjësinë tonë.

Referencat
[1] El Maide:
[2] El En;am :121
[3] Buhariu
[4] El Maide :05

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *