Pyetje-Përgjigje

Therrja e kurbanit për bashkëshortin e vdekur

Pyetje:
Esselamu alejkum!
Një motër e imja dëshiron që t’i therrr një kurban bashkëshortit të saj të vdekur. A i lejohet asaj një gjë e tillë?

Përgjigje:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, në rastin konkret lejohet për motrën tuaj që t’i therrë kurban bashkëshortit të saj të ndjerë, por duhet ditur se ky kurban nuk është obligativ, pra nuk ka dispozitën e vaxhibit vetëm nëse për të ka lënë testament (porosi) dhe pasuri, atëherë therrja e kurbanit për të vdekurin është obligim. Mirëpo, nëse ajo dëshiron  që t’i dhurojë një dhuratë ish-bashkëshortit të sajë, përmes therrjes së kurbanit, lejohet dhe nuk mendojmë se ka ndonjë problem.

Allahu e di më së miri!

___________________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2011
www.breziiri.com

Lini një Përgjigje

Maqedonisht