Vaxhibet e Haxhit

Autor: Jusuf ZIMERI

Në vazhdim do të përmendim vaxhibet e haxhit e që janë:

– Veshja e Ihramit prej mikatit ose para tij. Nga ky vaxhib nënkuptohet se mikati nuk guxon të kalohet pa e veshur Ihramin, por lejohet që Ihrami të vishet para Mikatit. Transmetohet se Ibni Omeri r.a. Ihramet i kishte veshur prej Bejtul Makdesit, Umran b. Husejni i kishte veshur prej Basres, kurse Abdullah b. Abasi prej Shamit.[1]

1- Mosveshja e rrobave të qepura gjatë ihramit
2- Mos mbulimi i kokës për burrat, por jo edhe për gratë,
3- Mos mbulimi i fytyrës për burra dhe për femrat,
4- Saji mes Safas dhe Merves[2]. All-llahu xh.sh. ka thënë:

إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ فَمَنْ حَجَّ الْبَيْتَ أَوِ اعْتَمَرَ فَلا جُنَاحَ عَلَيْهِ أَنْ يَطَّوَّفَ بِهِمَ وَمَنْ تَطَوَّعَ خَيْرًا فَإِنَّ اللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ.

“Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyn shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t’i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.[3] Gjatë kryerjes së Sajit haxhiu duhet të ecë këmbë, dhe nuk lejohet bartja e tij nëse për të nuk ka arsyetim juridik. Nëse haxhiu nuk ecën në këmbë dhe për të nuk ka arsyetim, obligohet me therje të kurbanit.

5- Zgjatja e qëndrimit në Arefat prej zenitit ditën e Arefatit deri pas perëndimit të diellit, me qëllim që të kapë edhe një pjesë të natës.

6- Qëndrimi në Muzdelife qoftë edhe vetëm disa çaste pas sabahut ditën e bajramit por para lindjes së diellit, kurse bujtja në Muzdelife është sunnet.

7- Shtyrja e namazit të akshamit dhe të jacisë deri në Muzdelife dhe falja e tyre bashkërisht në Muzdelife në kohën e namazit të jacisë. Nëse haxhiu e ka falur namazin e akshamit rrugës duke shkuar në muzdelife ose në Arefat, duhet ta përsërisë namazin e akshamit deri para mëngjesit.

8- Gjuajtja e guralecëve sipas rendit në ditën e gjuajtjes, që të mos vonohet gjuejtja e çdonjërës në tjetrën gjatë tri ditëve

9- Qetja e flokëve apo rruarja.

10 – Prerja e Kurbanit për haxhin Kiran dhe Temetu.

11- Prerja e kurbanit të bëhet para qethjes apo rruarjes.

12- Tavafi i lamtumirës (Veda) për haxhitë të cilët jetosjnë jashtë mikateve. Ky tavaf bie nga obligimi për femrat që janë në menstruacione.

13- Që tavafi Zijaret të bëhet gjatë tri ditëve të bajramit, respektivisht deri para perëndimit të diellit ditën e tretë.

14- Tri sjelljet e fundit të tavafit.

15- Falja e dy reqateve namaz pas çdo tavafi, qoftë farz, vaxhib apo nafile.

16- Tavafi të fillon nga guri i zi (haxherul esvedi ).

17- Sjellja të bëhet në të djathtë do të thotë Qabja të ngelë në krahun e majtë.

18- Fillimi i sajit të bëhet nga kodrina e Safas.

19- Prerja e kurbanit për haxhiun me nijet Kiran dhe temettu.

Dispozita e lënies së një vaxhibi obligon dënim që është prerja e një kurbani dele apo kafshë të madhe për shtatë persona. Lënia e vaxhibit nuk e prish haxhin pavarësisht se a bëhet me qëllim apo harresë, e din se është vaxhib apo nuk e din me përjashtim se lënia me qëllim konsiderohet mëkatar.

 Referencat
[1] Fet’hul Kadir, 3/133, Tahtaviu, Mreqijel Felah f.397
[2] Saji mes Safas dhe Merves te medhhebet tjera është rukn i haxhit.
[3] Suretu El Bekare : 158

Lini një Përgjigje