Jurisprudencë, Shkrime Autoriale

Vizita e të sëmurëve

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Nga sunnetet e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme është që të vizitohet i sëmuri. Ky sunnet vërtetohet përmes shumë haditheve dhe porosive të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. Transmetohet nga Ebu Hurejreja Radiall-llahu anhu, se Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ :حَقُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ سِتٌّ ، وَقِيلَ : يَا رَسُولَ اللَّهِ مَا هُنَّ ؟ قَالَ : إِذَا لَقِيتَهُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ ، وَإِذَا دَعَاكَ فَأَجِبْهُ ، وَإِذَا اسْتَنْصَحَكَ فَانْصَحْهُ ، وَإِذَا عَطَسَ فَحَمِدَ اللَّهَ فَشَمِّتْهُ ، وَإِذَا مَرِضَ فَعُدْهُ ، وَإِذَا مَاتَ فَاتْبَعْهُ

Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë. I është thënë: Cilët janë ato o i Dërguari i Allahut?. Tha: nëse e takon përshëndete me selam, nëse të fton (gostitë) përgjigju, nëse të kërkon këshilla, këshilloje, nëse teshë dhe thotë elhamdulilah thuaj jerhamukall-llahu, nëse sëmuret, vizitoje, e nëse vdes përcille xhenazen e tij”[1]

Kur të hyhet te i sëmuri është mirë që të jepet shpresë se do të shërohet, do të jetojë më gjatë e kështu me radhë, ngase këto gjëra nuk dëmtojnë asgjë në përcaktimin e All-llahut Xhel-le Xhelaluhu. Te i sëmuri nuk rrihet kohë të gjatë për ta dëmtuar atë por sa më shkurtë. Është mirë që te i sëmuri të bëhen lutje dhe dua si p.sh. I lutem All-llahut Fuqiplotë, Zotit të Arshit të madh që të shëroj nga kjo sëmundje, këtë dua e përsëritë shtatë herë.



[1] Buhariu, Muslim dhe Abu Davudi.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht