Zeqati الزكاة

Autor: Jusuf ZIMERI

Nocioni “Zeqat” në kuptimin gjuhësorë do të thotë: pastrim dhe rritje. Kurse me shprehjen Zeqat në kuptimin terminologjik të Sheriatit Islam nënkuptojmë: Shpronësimi i një pjese të caktuar të pasurisë, nga pasuria e veçantë, për personin e veçantë që e ka përcaktuar Ligjvënësi për hir të All-llahut xh.sh.

Nëse dëshirojmë të bëjmë bashkimin mes dy kuptimeve të atij gjuhësorë dhe të atij terminologjik, vërejmë se ekziston lidhshmëri e plotë mes këtyre dy kuptimeve. Zeqati do të thotë pastrim, me dhënien e një pjese të pasurisë bëhet jo vetëm pastrimi i ngelur i pasurisë, por edhe pastrimi shpirtërorë e zemërorë i besimtarit islam. Në anën tjetër ajo pak pasuri që e nxjerrë për zeqatë, shtonë vlerën dhe bereqetin e pasurisë së ngelur, kurse pronari i saj s’ka dyshim se meriton të jetë i lavdëruar te All-llahu xh.sh.

Obligueshmëria e Zeqatit[1]

Zeqati është bërë obligim muajin Sheval në vitin e dytë të hixhretit, pas obligueshmërisë së agjërimit të Ramazanit dhe sadekatul fitrit. Kjo vërtetohet me hadithin e transmetuar nga Kajs b. Sa’di b. Ubadete i cili ka thënë: I Dërguari i All-llahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme na urdhëroi për dhënien e sadekatul firtit, para se të na obligohej zeqati, e më pas na u bë farz zeqati.[2] Argument për obligueshmërinë e zeqatit kemi shumë ajete kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme si dhe në bazë të konsensusit islam (ixhmait).

Argumentet nga Kur’ani Fisnik janë të shumtë,[3] e po përmendim vetëm disa prej tyre. All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë:

 وَ آتُو الزَّكَاةَ

“Dhe jepni zeqatin“[4] Pastaj ajeti tjetër :

خُذْ مِنْ أَمْوَا لِهِم صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَ تُزَكِّيهِمْ بِهَا وَ صَلِّ عَلَيْهِمْ إِنّ صَلاَتَكَ سَكَنٌ لَهُمْ وَاللهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.”[5] Me qenë se ajetet kur’anore që flasin për zeqatin, janë gjithëpërfshirëse, detajimin dhe sqarimin e tyre në mënyrë konkrete e bëri Muhamedi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme përmes sunetit të tij, që njëkohësisht është burim i dytë i sheriatit islam. Andaj kemi edhe shumë hadithe që argumentojnë obligueshmërinë e zeqatit.

Në mesin e atyre haditheve që argumentojnë obligueshmërinë e zeqatit është edhe hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku ka thënë:

بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ شَهادَةِ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَأَنَ مُحَمّدا رَسُولُ اللَهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ والْحَجِّ وَصَومِ رَمَضَانَ

Islami është ngritur në pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi Alejhis-selam është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit për ata që kanë mundësi.[6]

Pastaj kemi hadithin tjetër kur Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e dërgoi në Jemen Muadhin i tha:

أَعْلِمْهُمْ أَنَّ اللهَ افْتَرَضَ عَلَيْهِمْ صَدَقَةً تُؤْخَذُ مِنْ أَغْنِيَائِهِمْ وَ تُرَدُّ عَلَى فُقَرَائِهِمْ

Mësoi ata se vërtetë All-llahu xh.sh. i obligoi me Zeqat i cili merret nga të pasurit e tyre dhe kthehet te të varfrit e tyre.”[7] Gjithashtu kemi edhe hadithin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nga haxhi i lamtumirës ku përveç tjerash ka thënë: ..O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj, falni pesë kohët e namazit tuaj, agjëroni muajin tuaj, vizitoni shtëpinë e Zotit tuaj (bëni haxhin dhe umeren) dhe jepni zeqatin e pasurisë suaj, me të freskoni shpirtat tuaj dhe do të hyni në xhenetin e Zotit tuaj..”

Sa i përket konsensusit islam (ixhmait) është i pa kontestuar fakti se të gjithë dijetarët islamë të të gjitha vendeve dhe kohëve janë unikë për obligueshmërinë e zeqatit. Këtë obligim (farz) nuk e ka kontestuar asnjë dijetar islam.

Urtësia e zeqatit

Është krejt normale që njerëzit nuk janë të barabartë në të mirat e kësaj jete, dhe mu për këtë arsye gjithherë ndihet nevoja e ndihmës reciproke mes njerëzve në përgjithësi dhe mes besimtarëve islamë në veçanti. Në këtë segment, urtësitë nga obligueshmëria e zeqatit janë të shumta, por më esenciale janë:

·      Me dhënien e zeqatit bëhet pastrimi shpirtërorë i njeriut, e edhe pastrimi i pasurisë, e këtë e përfitojmë nga vetë kuptimi i shprehjes zeqatë. Në anën tjetër dhënia e zeqatit ndikon në ruajtjen e pasurisë nga duart e kriminelëve dhe zullumqarëve. Pejgamberi a. s. i porosite sahabët duke ju thënë: “ Ruane pasurinë tuaj me anë të zeqatit, shëroni të sëmurit tuaj me anë të sadekave dhe largoni belat (të këqijat) me anë të lutjeve.[8]

·      Ndihmë për të varfrit duke i rehabilituar në mundësinë e veprimit nëse janë të shëndoshë, dhe duke u siguruar një jetë më të këndshme nëse janë të pamundshëm. Me anë të zeqatit luftohet sëmundja më e rrezikshme e shoqërisë njerëzore e cila sjell pasoja të mëdha që është varfëria, e cila ndikon çrregullime në shoqërinë njerëzore.

·      Me anë të zeqatit arrihet edhe mënjanimi i vetive të liga te njeriu siç është mendjemadhësia e cila më së shumti gjendet te të pasurit, koprracia dhe dashuria ndaj pasurisë. Përmes dhënies së zeqatit fitohet edhe shpërblimi në jetën e botës tjetër, sepse besimtari islam është i bindur në faktin se kjo botë është kalimtare dhe e shkurtë, andaj gjithherë aspiratë e tij është fitimi i jetës së botës tjetër.

·      Me dhënien e zeqatit besimtari islam dëshmon në mënyrë praktike se është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për hir të All-llahut xh.sh..

·      Me dhënien e zeqatit shtonë edhe bereqetin e pasurisë. All-llahu xh.sh. thotë:

مَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنْبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنْبُلَةٍ مِائَةُ حَبَّةٍ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut, është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon atij që dëshiron, All-llahu është bujari madh, i di qëllimet.”[9]

 


[1] Zeqati bashkërisht me namazin në Kur’anin Famëlartë përmendet në 32 vende, që nënkuptonë lidhshmërinë mes këtyre dy frzeve.

[2] Ahmedi, Nisaiuj, dhe Ibni Maxhe.

[3] All-llahu xh.sh. në Kur’anin Famaëlartë Zeqatin vetëm bashkësisht me namazin e përmendur 32 herë.

[4] El Bekare : 43 – 83 – 110.

[5] Et Tevbe : 103

[6] Buhariu nga Abdullah b Omeri r.a.

[7] Delilul Falihin Li Turuk Rijadis-salihin 4/8, nga Ibni Abasi.

[8] Përmbledh Taberani – Dr. Vehbe Zuhejli / Fikhul Islamij ve Edil-letuhu 2/732

[9] El bekare : 261

Lini një Përgjigje