Autor: Jusuf ZIMERI
1. Zeqati në ari
Dhënia e zeqatit në ari dhe argjend është obligim i përfituar nga argumentet e më parë përmendura, e ky është mendimi i të gjithë dijetarëve islamë. Që të obligohet dhënia e zeqatit në ari, patjetër duhet të plotësohet Nisabi i cili është njëzet (20) mithkal[1] që sipas juristëve të shkollës juridike hanefite[2] është i barabartë me 100 gram ari[3], ngase një mithkal është i barabartë me pesë gram, pra 20 x 5=100 gr ari.
Nga kjo nënkuptohet se personi i cili posedon në pronën e tij 100 gram ari dhe është bërë plotësimi i vitit obligohet me dhënien e zeqatit 2.5 %. Nëse nuk plotësohet ky nisab, atëherë nuk obligohet me dhënien e zeqatit.
2. Zeqati në argjend.
Gjithashtu edhe për dhënien e zeqatit në argjend duhet të plotësohet nisabi i cili është 200 dërhem që sipas dijetarëve të medhhebit hanefij[4] është i barabartë me 700 gram argjend. Kur plotësohet ky nisab dhe i ka kaluar viti, atëherë jepet zeqatë 2.5%, që do të thotë 5 dërhem.
Kur është në pyetje shtimi i nisabit dijetarët e medhhebit Hanefij kanë dy mendime. Mendimi i Ebu Hanifes është se ajo që shtohet mbi nisabin nuk jepet asgjë deri sa të arrihen 40 dërhem, e nëse arrihen 40 dërhem, jepet një dërhem do të thotë për çdo dërhem jepet një dërhem. Kurse sipas Imam Muhammedit dhe Jusufit ajo që shtohet mbi nisabin duhet të jepet me përqindje.
[1] Mithkali është dinar nga ari, me të cilën është përcaktuar Nisabi.
[2] Sipas dijetarëve të medhhebit malikij, hanbelij dhe shafiij një mithkal është i barabartë me 3.60 gram ari.
[3] Këto njëzet mithkal janë të barabartë për afërsisht me vlerën e 14 lirave osmane.
[4] Një dërhem sipas dijetarëve të medhhebit Shaifij, malikih dhe hanbelij është i barabartë me 3.208 gr. 200 x 3.208 = 641.6 gram.