Shkruan: Jusuf ZIMERI
Ebu Alij Hasen b. Zijad El-Lu’luij el Kufij[1]. Ebu Lu’lui ishte njëri nga shokët dhe nxënësit e Ebu Hanifes, ngase ka mësuar nga vet Ebu Hanifja por edhe më shumë nga Muhamed b. Hasan Eshejbani. Në vitin 194h ishte emëruar gjykatës në Kufe. Pasi ishte transferuar në Bagdad kishte filluar të merret me shkrime dhe kishte shkruar nga ibni Xhurejxhi 12 mijë hadithe, hadithe këto për të cilët kanë nevojë fukahat. Ishte shumë i ndershëm i devotshëm dhe modest. Tregohet një rast kur kishte dhënë një fetva, e pasi që kishte shkuar pyetësi kishte rënë në dyshim se ka gabuar në përgjigje. Menjëherë doli në rrugë dhe bërtite” Unë jam Hasan b. Zijadi, kam gabuar në fetva, andaj kush e ka pyetur Hasanin për ndonjë çështje le të kthehet tek ai. Kështu veproi derisa e gjeti pyetësin. Dijetari Muhamed b. Semaa ka thënë; e kam dëgjuar Hasan b. Zijadin duke thënë:” Nga ibni Xhurejxhi i kam regjistruar dymbëdhjetë mijë hadithe e për të gjithë këto hadithe kanë nevojë fukahat. Veprat e tija janë të shumta në medhhebin hanefij, kurse veprat e tija të gjitha janë të kategorisë së dytë brenda medhhebit hanefij, sepse vepra e kategorisë së parë konsiderohen veprat e Shejbanit. Nga veprat më të njohurat janë: ”Edebul kadi”, “Meanijel iman”. “En-nefekat”, “El haraxh”, “el feraid”, “El vesaja”, “ el emali”. Dhe shumë vepra tjera.
[1] . Mevsuatu el Islamije el mujesere 4/876 – El Ealam nga Zirkiliu p.2, – Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefije, – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin..