Shkruan: Jusuf ZIMERI
Ibrahim b. Rustem Ebu Bekr, dijetar i fikhut hanefij dhe muhadith i njohur me emrin el Mervezij[1]. Ka mësuar te Mensur b. Abdulhamidi si dhe ka dëgjuar mësime edhe nga Imam Malik b. Enesi si dhe Imam Sufjan b. Thevriu. Ka shkruar veprat En-nevadir nga lëmia e fikhut nga Muhamed b. Hasan esh-shejbani. Ky ishte nga Kermani i cili disa herë kishte shkuar në Bagdad dhe kishte kaluar kohë të gjatë me Muhamed b. Hasan Esh-Shejbanin, nxënësin e Ebu Hanifes. I është paraqitur post i gjykatësit disa herë, porse e kishte refuzuar. Thuhet se ka vdekur në Nisabur në vitin 210 ose 211.
[1] . Tekijudin b. Abdulkader Et-Temimij, Et-tabektu es-sunije fi teraxhimil hanefijeti., – Ismail basha el Bagdadi, hedijetul arifin. – Muhjudin Abdulkader b. Muhamed b. Nasr el Kureshij, el xhevahirul mudijetu fi tabekatil hanefijeti.