Të shkohet në haxh, apo të ndihmohet jetimi?

Pyetja: Selam alejkum. Po dëgjoj kohen e fundit varfëria këtu ne Kosovë është e madhe po shoh ne disa vende ka fëmijët jetim pa Baba me kushte te vështira jetese ne media por edhe ne vendin tim ku jetoj ne Rahovec  dhe me shkoj mendja te një gjë inshalla Allahu me jep mundësi te ju ndihmoj .

Por nëse Allahu me jep kushte  për Haxh me shku kushtojnë  4000 a është me mire me sevap me ja ndertu një shtëpi një jetimi qe është ne kushte te vështira ose me shku ne haxh.

Vertet te dyja janë obligim por cilën me e realizu prej ketyre me se pari sadaka ose me shku ne Haxh.

Përgjigje

Alejkum selam. I nderuar, se varfëria është prezentë në Kosovë dhe më gjërë, kjo nuk kontestohet, por ana tjetër e medaljes është se edhe pasuria, apo më mirë me thënë të pasurit nuk janë të pakët. Ndihma ndaj të varfërve, respektivisht përkujdesja ndaj jetimëve, skamnorëve dhe kategorive tjera është në përgjegjësinë e institucioneve të shtetit, në përgjegjësinë e atyre që për çdo ditë i mbushin xhepat e tyre, për çdo ditë ndërtojnë villa të shtrenjta si në vend ashtu edhe jashtë vendit, përgjegjësia e atyre që ngarendin makina me qindra mijëra Euro. Kjo nuk donë të thotë se nga kjo përgjegjësi lirohen edhe të tjerët që kanë mundësi, por ne kemi fjalën për përparësinë në përgjegjësi.

Përkujdesa ndaj jetimëve dhe skamnorëve është obligim kolektiv- shoqërorë andaj si individë nuk mund të zgjidhet problemi.

Kur jemi te pyetja konkrete, a më mirë të shkohet në haxh apo të ndihmohet jetimi, mendoj se kjo pyetje provokuese në esencë, sepse e vërteta është se ata të cilët shkojnë në haxh për të kryer farzin e All-llahut xh.sh., ata dinë të ndihmojnë edhe jetimët e skamnorët, por problemi qëndron në faktin se ata të cilët shkojnë në pushime verore e dimërore, ata që me mijëra e miliona euro organizojnë zgjedhje të misave dhe festivale ku ekspozohet lakuriqësia,  ata që nuk dinë të kryejnë farzin e Allahut ata nuk dinë të respektojnë e as të ndihmojnë as jetimët.

I nderuar përgjigja ime konkrete është, nëse gjatë muajve të haxhit, plotëson kushtet e haxhit, dhe ke mundësi ekonomike për ta kryer farzin e haxhit, duhet kryer haxhin e pastaj të ndihmohen ata që duhet ndihmuar. Themi kështu ngase haxhi është farz vetëm një herë në jetë, kurse ndihma ndaj skamnorëve dhe jetimëve është obligim i përditshëm.

Vall-llahu ealem.

Shkrime të ngjashme