300 vjetori jubilar i bukuroshes së Karadakut të Preshevës

Shkruan Jusuf ZIMERI

Treqind vjet përballje me sfida e stuhi, 300 vjet dëshmi fetare e kombëtare, 300 vjet predikim të fjalës së Allahut xh.sh. 300 vjet luftë për ekzistencë, 300 vjet bukuroshe e pakërrusur, e panënshtruar nga armiqtë, arriti të mbijetojë dhe të ripërtërihet në 300 vjetorin e saj.

Sot në kthim nga Gjilani për në Preshevë, më vajti mendja të vizitoj  një Xhami në brendësinë e thellë të karadakut të Preshevës, andaj edhe pse isha me familje, mu desh të thyej rrugën vetëm 3 km nga rruga kryesore Gjilan-Preshevë për ta vizituar këtë Xhami.  Të them të drejtën këtë xhami për herë të fundit e kisha vizituar para dy viteve. Atëherë kur e kisha vizituar këtë xhami vërtetë ishte në gjendje të mjerueshme, në oborrin e saj kullotnin kafshët dhe vështirë kishte për të arritur deri te objekti. Objekti i xhamisë ishte aq shumë i amortizuar saqë as një kalimtar rasti pot ë mos kishte informata se ky objekt është xhami nuk do ta kishin ditur se është Xhami, e veçanërisht nga fakti se kjo xhami asnjëherë në jetën e saj nuk kishte pasur minare. Muret e saj ishin të dëmtuar rëndë, dritaret e thyera, e dera e xhamisë nuk bronte asgjë për të hyrë brenda. Në brendësinë e saj gjendej një shtroje e cila të ngulfate nga era që në hapje të xhamisë. Me të hyrë brenda, vërejta se në dy apo tre vende forcat serbe gjatë luftës së UÇPMB në vitin 1999 kishin bërë përpjekje që t’ia venë zjarrin xhamisë, por dëshira e Allahut xh.sh. ishte që ajo ti mbijetoj edhe kësaj stuhie barbare ashtu si i mbijetoi edhe shumë stuhi në këtë zonë të thellë të karadakut të Preshevës. 

Thënë shkurtë e shqip, kjo Xhami në të kaluarën ishte vendtubimi i vetëm që tubonte të gjithë besimtarët islamë të disa fshatrave të karadakut të Preshevës, e tash kishte ngelur në mëshirën e stuhive të kohës. Kjo xhami siç na tregojnë pleqtë e kësaj ane, përveç rolit dhe funksionit fetar kishte luajtur edhe funksion kombëtarë sepse shumë iniciativa kombëtare e patriotike kishin zënë fillin pikërisht nga kjo Xhami. Që atëherë kur e kisha vizituar këtë Xhami, në oborrin e  Xhamisë gjeta Bacin Iljaz Demirin (Seferin), i cili bënte përpjekje të përmirësonte të përmirësonte rrethojën e oborrit të Xhamisë, me qëllim që të mos dëmtohet xhamia nga kafshët e bagëtia. Të ua them të drejtën, baci Iljaz është babai i bashkëshortes sime, i cili vetëm diku rreth 70-80 metra nga Xhamia një kasolle të vogël dhe para saj kishte rregulluar një kopsht të mbushur përplot me pemë e perime. Baçi Iljaz na gostiti me nga një kafe dhe biseduam rreth dy orë rreth çështjes së kësaj Xhamie. Iu luta që këtë iniciativë ta zgjeroj, të formojë një këshill më të gjere dhe në bashkëpunim me bashkëvendëset e tij të ndërmarrin diçka për ta shpëtuar këtë Xhami. Në fillim ishte pak sa skeptik se sa do të ketë sukses, por arrita ta bindi se nëse është qëllimi i pastër për hire të Allahut xh.sh. mos ke frikë se do të keni sukses. Baca Iljaz, kishte filluar të bisedojë me njerëz të këtij rrethi të malësisë, të cilët jetonin në qytetin e Preshevës, dhe si duket iniciativa e tij do të zgjerohet si rrufeja në zemrat e besimtarëve,  dhe menjëherë kishin filluar meremetimin e kësaj Xhamie.

Nga baçi Iljaz kisha dëgjuar se vazhdimisht po punohet në sanimin e kësaj xhami, ishin sanuar muret e xhamisë duke i përforcuar me shtylla betoni, ishin lyer muret brendfa e jashtë, pastaj ishte rinovuar kulmi i saj, brendësia e saj ishte shtruar me cimentë dhe patos, ishin ndërruar dritaret dhe dera e hyrjes, kishin shtruar shtroje të re, saqë tani dukej si një lule e bardhë në mes të livadhit të gjelbër. Ajo që vlen të theksohet se baçi Iljaz me  shokët e tij, kishin arritur që kësaj bukuroshe të Karadakut ti ndërtojnë edhe një minare të bardhë e të bukur me lartë prej 17m, sepse kjo xhami asnjëherë nuk kishte pasur minare. Tani Minarja e xhamisë përcjellë fjalën e Allahut nëpër luginat  e thella të këtij karadaku.

Të nderuar lexues për këto punë që zhvilloheshin në këtë xhami unë vetëm kisha dëgjuar, andaj ky ishte motivi që unë sot sërish pas dy viteve të vizitoj këtë Xhami. Në Kilometrin e parë që iu afrova Xhamisë pashë majën e lartë të Minares dhe trupi më rrëqeth nga gëzimi.

Me të arritur në  oborrin e xhamisë, zbrita nga makina, dhe këtu ndodhi satisfaksioni që unë nuk e kisha pritur. Satisfaksioni i parë ishte se sërish baçin Iljaz e gjeta në kopshtin e tij duke punuar, kurse satisfaksioni i dytë ishte kur unë iu afrova Xhamisë, bukuroshes së malësisë së karadakur që ti merrte sytë nga ngjyra e bardhë e mureve, e rrethuar me  gjelbërim, mbi hyrjen e Xhamisë vërejta një tablo ku shkruante: XHAMIA E CARAVAJKËS E KA NDERTU ALIJA I FERIZIT I FERIZAJVE NE VITIN 1713.  Këtu vërejta se kjo Xhami këtë vite ka vitin jubilar të 300 të tij. Treqind vjet përballje me sfida e stuhi, 300 vjet dëshmi fetare e kombëtare, 300 vjet predikim të fjalës së Allahut xh.sh. 300 vjet luftë për ekzistencë, 300 vjet bukuroshe e pakërrusur, e pa nënshtruar nga armiqtë, arriti të mbijetojë dhe të ripërtërihet në 300 vjetorin e saj.  E shikoja me mallëngjim dhe thosha vetë me vete: O Zoti i dashur, vetëm Ty të falënderojmë, vetëm Ty të takon falënderimi që na e ruajte këtë bukuroshe.

IMG348

Në anën tjetër, u ndjeva i shqetësuar se askush absolutisht askush, asnjë institucion fetar e as kombëtar nuk u interesuar të regjistroj 300 vetorin jubilar të kësaj Xhamie me histori të veçantë në këto troje. Tani kjo xhami është funksionale elhamdulilah, aty falet sëpaku namazi i xhumasë, sepse fshatrat për rreth janë të zbrazur nga banorët e tyre. Në fund u ndava nga kjo xhgami, duke falënderuar Allahun xh.sh. dhe duke iu lutur Allahut xh.sh. që ti shpë[rblejë me Xhenneti Firdevs të gjithë ata që e ndërtuar, dhe rindërtuan e rinovuan, që ndihmuan rimëkë,bjen e kësaj Xhami. Inshalla do të eksizrtojë deri në Kiamet.

Shkrime të ngjashme