Pyetja:
Esselamu alejkum!
Si është puna e një të riu i cili nuk e agjëron ramazanin për shkak të dhimbjes së lukthit dhe për shkak të punë së rëndë që ka, a duhet që ta bëj kaza apo mund ta paguaj atë?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-
I riu i cili nuk mund të agjërojë për shkak të ndonjë sëmundje, pra ai nuk duhet ta paguaj agjërimin porse duhet ta bëjë kaza ditë për ditë pasi që të shërohet. Ata të cilët lejohet të paguajnë agjërimin, respektivisht të nxjerrin fidje për çdo ditë të agjërimit nga një fidje, janë të moshës së shtyrë, tek të cilët nuk pritet shërimi dhe përmirësimi i shëndetit të tyre, pastaj ata të cilët kanë sëmundje kronike dhe që sëmundja mundë të zgjasë shumë vite. Ne nuk themi sëmundje të pashërueshme, sepse sipas Islamit nuk ka sëmundje të pashërueshme, ngase shërues është Allahu xh.sh.kurse mjeku vetëm mjekon,e nuk shëron.
Allahu e di më së miri!
________________
Jusuf Zimeri
3 Tetor, 2011