Shkruan: Mr. Taxhedin Bislimi
Dispozitat që detyrimisht duhet mësuar nga beteja e Bedrit
Theksuam edhe më parë se nëse këtë ngjarje e kundrojmë vetëm nga aspekti historik pa përfituar dispozita konkrete, atëherë ngjarja do të ngelte e vobekët, mirëpo dijetarët islam këtë ngjarje e studiuan nga të gjitha këndvështrimet prej ku dhe nxorën shumë dispozita dhe mësime, në vazhdim do të përmendim vetëm disa nga ato:
01.Dispozita mbi pasurinë e armikut
Nga zhvillimet e kësaj beteje nënkuptohet se, tërë pasuria e palës kundërshtuese të myslimanëve, respektivisht, palës me të cilën myslimanët janë në gjendje lufte, pasuria e tyre është e lejuar dhe myslimanët mbi të mund të vënë dorë, derisa mes myslimanëve dhe palës tjetër në fuqi është mobilizimi dhe gjendje lufte, pra derisa nuk ka marrëveshje paqe. Pasuria e marr në këtë mënyrë, duhet dorëzuar Imamit (udhëheqësit- shtetit), i cili bënë shpërndarjen dhe destinimin sipas rregullave të sheriatit Islam, që është përcaktuar në suren Enfal. Në këto raste nuk lejohet që vetë personat në mënyrë individuale të bëjnë uzurpimin, pronësimin apo të vendosin mbi fatin e kësaj prone. Muhaxirët krahas kësaj që përmendëm, kanë edhe një arsyetim tjetër, i cili, u lejon atyre marrjen e pasurisë së këtij karvani. Mekkasit kishin uzurpua tërë pasurin e Muhaxhirve që kishin lënë pas vete në Mekke, prandaj kjo konsiderohej si një kompensim i pjesshëm për pasurit e tyre.
02.All-llahu xh.sh. me dëshirën e Tij vendos
All-llahu xh.sh. zgjedh më të mirën dhe më të dobishmen për besimtarët. Qëllimi i myslimanëve në këtë betejë ishte vënia dorë mbi pasurin e mekkasve, gjë që ishte qëllim legjitim, por All-llahu xh.sh. për besimtarët deshi diç më të vlefshme dhe më të lartë se sa pasuria. Kurejshët korrën sukses dhe ia dolën të shpëtojnë pasurin, por dështuan dhe humbën betejën, ndërsa, besimtarët dështuan në kapjen e karvanit, por fituan betejën në mënyrë të mrekullueshme, në te vranë shumicën e krerëve dhe liderëve të Mekkes. Pa dyshim se, fitorja në këtë betejë për besimtarët ishte më e vlefshme në të gjitha aspektet, se sa të kishin fituar diç nga pasuria e karvanit, që për një kohë të shkurtër do ishte harruar, kurse, fitorja në betejë ndryshoi botëkuptimet dhe baraspeshimin e forcave.
- Shura dhe dispozita e tij për Imamin (udhëheqësin)
Pejgamberi a.s. çdo herë, kur për ndonjë çështje nuk posedonte ajet Kur’anor (Vahj), nuk merrte ndonjë qëndrim para se të konsultohej me shokët e Tij, kështu veproi edhe në këtë betejë, konsultoi me rastin e shpëtimit të karvanit dhe pas betejës në lidhje me çështjen e robërve. Kjo është argument i cili, obligon Imamin (udhëheqësin- kryetarin) e myslimanëve, që për çështjet të cilat ndërlidhen me dispozitat e udhëheqësisë (çështjet politike) dhe të gjitha çështjet tjera që janë të fushës së Ixhtihadit, të cilat nuk vërtetohen drejtpërdrejti me tekst autentik nga Kur’ani apo Sunneti, për të gjithë këto Imami është i obliguar të konsultohet me parinë dhe dijetarët islam.
Por Udhëheqësi i cili i plotëson kushtet për të qenë Udhëheqës i myslimanve, a e ka për obligim t’i përmbahet dhe të vepron me vendimin e kuvendit konsultativ (shuras) ose shumicës së tij. Shumica e juristëve islamë, janë të mendimit, se, nëse udhëheqësi i muslimanëve i plotëson kushtet për të qenë udhëheqës i Myslimanëve, për të është obligim të konsultoj kuvendin konsultativ (Shura), por nuk është i obliguar t’i përmbahet mendimit të shumicës, mund të veproi edhe sipas mendimit të pakicës apo sipas mendimit të tij. Por nëse nuk i plotëson kushtet për të qenë Imam, atëherë duhet t’i përmbahet dhe të vepron sipas vendimit të kuvendit të Shuras apo shumicës së anëtareve të tij.
-Për të mësuar gjendjen, lëvizjet dhe qëllimet e armikut, i lejohet Imamit të Myslimanëve të përdor informator dhe mënyra tjera, mes së cilëve kupton gjendjen, forcën dhe qëllimet e armikut, sepse kështu Pejgamberi a.s. kishte mësuar për gjendjen e pa besimtarëve Kurejsh.
-Të gjitha sjelljet dhe gjithë veprimtaria e Pejgamberit a.s. nuk konsiderohet legjislacion, këtë e vërteton rasti, kur Habbab b. Mundhir e pyeti për pozicionin në të cilin Pejgamberi a.s. kishte vendosur ushtrinë Myslimane, në këtë rast Pejgamberi a.s. i tregoi se vendimi i tillë nuk është vendimi i All-llahut xh.sh. por mendimi dhe strategjia e tij për të udhëhequr betejën. Në shumë raste Pejgamberi a.s. është sjellë, ka menduar dhe vepruar, në cilësi të personit të rëndomtë si të gjithë njerëzit e tjerë. Myslimanët nuk e kanë obligim të ndjekin në rastet e tilla, sepse ato burojnë nga Pejgamberi a.s. në cilësi të njeriut të rëndomtë, apo në cilësi të burrë shtetit (Imamit).
-Në këtë betejë, si dhe në çdo vend dhe kohë tjetër, Pejgamberi a.s. na mëson praktikisht për rendësin dhe vlerën e lutjes (duasë) dhe nënshtrimit para All-llahut xh.sh.. Pejgamberi a.s. ishte i sigurt se do të fitonte dhe ngadhënjente mbi pa besimtarët, prandaj ai vazhdimisht përgëzonte dhe informonte shokët e tij për këtë fitore të sigurt, bile u tregonte vendin se ku do të vritej secili nga pa besimtarët ditën e betejës dhe kështu me të vërtet ndodhi. Andaj shtrohet pyetja, atëherë pse Pejgamberi a.s. gjatë tërë natës së enjte (mes ditës së enjte dhe të premtes) në tendën e tij me duar të shtrira kah qielli i lutej All-llahut xh.sh. dhe kërkonte fitoren e premtuar, derisa disa herë xhubja i binte nga supet e Tij, kështu që Ebu Bekrit nga mëshira që kishte ndaj Pejgamberit a.s. i erdhi keq, prandaj i tha: “O i dërguari i All-llahut mjaft janë këto lutje, vërtet All-llahu ty do ta plotëson atë që ta ka premtuar”. Përgjigja është se, lutjet janë shenjë e nënshtrimit për të cilën është krijuar njeriu, përulëshmëri dhe nënshtrim i cili fundi fundit është çmimi i fitores. Si rezultat i nënshtrimit, lutjeve të gjata dhe lutjes për ndihmën e premtuar ishte fitorja, çmim i vërtet dhe shumë i vlefshëm të cilin ia dhuroi i plotfuqishmi All-llah ., në lidhje me këtë All-llahu xh.sh në Kur’anin Fisnik thotë: “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit” El-Enfal 9.
-Në këtë betejë All-ahu xh.sh zbriti engjëjt e Tij, të cilët luftuan në anën e myslimanëve. Mrekulli e rrallë, mes së cilës All-llahu ndihmoi përkrahu dhe ndihmoi robërit e Tij. Pejgamberi a.s. derisa ishte në tënd, rrahu mes duarve të Tij dhe tha: “ O Ebu Bekër gëzohu për lajmin e mirë! Të erdhi ndihma, ja ky është Xhibrili, i kapur për frenat e tij, drejton atë drejt pluhurit (betejesë)”.
-Jeta e berzehut është realitet i pamohueshëm për të vdekurit në varrin e tyre, shpirtrat e tyre sillen dhe qëndrojnë aty afër pran trupave të tyre dhe kështu ata ndjejnë dhe përjetojnë kënaqësinë ose dhembjet e varrit. Këtë e vërteton rasti kur Pejgamberi a.s. qëndroi në buzë të gropës në të cilën ishin të hedhur të vdekurit e pa besimtarëve dhe me zë i thirri emër për emër, kurse Omeri pyeti të Dërguarin dhe i tha: a po u flet trupave të pa shpirt, “jo, jo këto dëgjojnë më mirë se ju, por ju nuk mundeni të dëgjoni përgjigjen e tyre”, ja ktheu Pejgamberi a.s. Nga kjo kuptohet se për të vdekurit ekziston një jetë e veçantë, por ne nuk kemi njohuri për detajet dhe mënyrën e saj.
04. Ixhtihadi i Pejgamberit a.s.
-Pejgamberi a.s. për çështjet mbi të cilat nuk ka pasur tekst Kur’anor ka bërë Ixhtihad. Për ixhtihadin e Pejgamberit a.s. e vërtetojnë shumë raste gjatë jetës së tij, ndër to edhe rasti në lidhje me çështjen e robërve të betejës së Bedrit.
Me që Pejgamberi a.s. ka bërë Ixhtihad, atëherë Ai ka mund të qëlloj të vërteten por edhe të gabojë, mirëpo, nëse ka gabuar në përpjekjen e Tij për të vendosur për ndonjë çështje, menjëherë ka zbritur ajet Kur’anor (Vahj), i cili, e ka mësuar për gabimin e bërë, e ka korrigjuar dhe treguar se si duhet vepruar në atë çështje, kështu që asnjëherë nuk ka vazhduar të ngelë në Ixhtihad dhe vendim të gabuar. Por nëse për ndonjë Ixhtihatd të Pejgamberit a.s. nuk ka zbritur tekst Kur’anor, mos zbritja e tillë argumenton se Ixhtihadi i Pejgamberit a.s. ka qenë i qëlluar.
05.Edukimi i All-llahut xh.sh. në kohë të përshtatshme
Lufta e Bedrit ishte beteja e parë në të cilën myslimanët u ballafaquan drejtpërdrejt me armiqtë e tyre. Pas disfatës që pësuan pa besimtarët dhe tërheqjes së tyre në mënyrë të pa kontrolluar, ata pas vete për të shpëtuar kokat e tyre lanë shumë pasuri, kështu që, ky ishte rasti i parë kur myslimanët para tyre vërejtën sasi të konsiderueshme të pasurisë. Në këtë gjendje, kur ata për herë të parë korrën fitore, për herë të parë kështu ju mundësohet pasuria në mënyrë të pa pritur, ndërsa ata ishin të varfër dhe më se të nevojshëm për pasuri, në këtë gjendje ishte krejtësisht normale që kjo surprizë të ndikoj tek ata. Të përmalluar dhe të shastisur disa Sahabi filluan të polemizojnë se kush e meriton këtë pasuri, derisa, për këtë çështje mes Sahabeve filluan të ngrihen zërat. Kështu disa nga Sahabet pyetën Pejgamberin a.s. se si duhet ndarë këtë pasuri dhe kush sa duhet të merr.
Në këtë gjendje All-llahu xh.sh. zbriti ajete Kur’anore në të cilat tregon se kjo pasuri i takon All-llahut dhe të Dërguarit të Tij askujt tjetër. E tërë pasuria le të ngel aty ku është, detyra e tyre është, që ata të pajtohen dhe të shtrin dorën njëri tjetrit për mos marrëveshjet që kishin më par, le të kujtojnë se ata nuk luftuan për plaçka dhe pasuri, por për hir të All-llahut xh.sh. dhe se furnizimin e garanton i madhi Zotë, Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh. thotë: “ Të pyesin ty ( O Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaj: Plaçka e luftës i përket All-llahut dhe të Dërguarit. Prandaj, frikësojuni All-llahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtet. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet All-llahu, fërgëllojnë dhe kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten”. El Enfal 1-2
Pasi që myslimanët u vetëdijesuan, u penduan për atë që doli nga ata, shtrin dorën njëri tjetrit dhe u pajtuan, shpirtrat e tyre u qetësuan, pranuan vendimet e All-llahut xh.sh. dhe mbetën të kënaqur me ato furnizime që All-llahu do t’i furnizoi, atëherë zbritën ajetet Kur’anore të cilat shpjeguan, se kush dhe sa merr nga plaçkat e luftës.
Kjo me të vërtet ishte një mësim në kohë të duhur. Sepse myslimanit nuk i lejohet që të vepron për interesat e kësaj bote, por për qëllim duhet të ketë kënaqësinë e All-llahut xh.sh. dhe shpërblimet e botës tjetër. Këtë e vërteton edhe rasti tjetër po në këtë betejë, kur Pejgamberi a.s. në lidhje me çështjen e robërve zgjodhi shpagimin dhe nuk i ekzekutoi, prandaj All-llahu xh.sh. për këtë qëndrim Pejgamberin a.s. e qortoi (por megjithatë ia fali), që le të kuptoj se pasuria nuk është synimi i kësaj feje.
06. Vlera e diturisë
Në këtë betejë bëhet e qartë se sa vlerë ka dituria në fenë Islame. Kjo vlerë bëhet e qartë, kur Pejgamberi a.s. për robërit e varfër të cilët dinin shkrim lexim, për lirimin e tyre kushtëzoi që secili nga ata t’i mësoj nga dhjetë fëmijë të Myslimanëve shkrim leximin. Ndërsa të pasurit i shpagoi në kundërvlerë mes një mijë dhe katër mijë dirhem, secilin sipas pasurisë që posedonte.