Pyetja:
Esselamu alejkum
A është e ndaluar blerja e gjërave apo sendeve që janë të dhjedhura, duke e ditur paraprakisht se ato janë të dhjedhura?

Përgjigjja:Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Elhamdulil-lahi rab-bilaalemine ves-salatu ves-selamu ala resulin ve ba’d…
I nderuar vjedhja është haram dhe vërtetohet me argumente autentike nga Kur’ani dhe suneti. Allahu xh. Sh. në Kur’anin famëlartë ka thënë: “Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në xhehennem”.[1]
Pra të blesh sendin e vjedhur duke e ditur se është i vjedhur, nënkupton të jesh pjesëmarrës në krim dhe zullum duke i bërë asistencë vjedhësit, e kjo është në kundërshtim me ajetin kur’nor ku Allahu xh.sh. thotë: “dhe e mos u ndihmoni në mëkate e armiqësi”[2] Në një hadith Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e blen një send të vjedhur, duke e ditur se është i vjedhur, ai është pjesëmarrës në mëkatin dhe turpin e tij”.[3]
I nderuar, për këtë çështje ekzistojnë edhe shumë argumente të tjera në Sheriatin islam, porse ne po u përkujtojmë vetëm me një thënie të bukur të imam Gazaliut i cili në veprën e tij “Ihjau ulumud-din” thotë: “Kriminel nuk është vetëm ai që e bënë krimin, por kriminel janë edhe ata që e shohin se është duke u bërë krimi dhe nuk e ndalojnë.” Pra mendoj se çdo gjë është e qartë.

Vallahu ealem.
______________
[1] En-Nisa: 140
[2] El Maide: 02
[3] Bejhekiu

______________
Jusuf Zimeri
Janar, 2010

Shkrime të ngjashme