Pyetja;

Nuk e di pyetja ime sa do te jet e qarte por do te mundohem ta bej sa me te thjesht !
Un dua te di dallimin mes KAMATES dhe QIRASE,psh nese un kam nje lokal dhe e jap me qira, për një vit kërkoj qira 1200 € (dmth 100 € ne muaj).
Nga ana tjetër me kërkon një i njohur 1000 € para borxh për 1 vjet (dmth afati i kthimit te borxhit është pas 1 viti) un i them: ti jap parat por me një kusht SOT NJE VJET DUHET TMI KTHESH 1200 € !!
Tash dua një sqarim te thjesht, ku qëndron dallimi te këto 2 shembuj qe i permenda me lart.

Përgjigja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë, kurse salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s. mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë besimtarët islamë.

I nderuar, Dallimi mes kontratës së kamatës dhe kontratës së qirasë është esencial, saqë nuk kanë asnjë pikë të përbashkët esenciale përveç faktit se që të dyja konsiderohen kontrata, edhe pse njëra është e lejuar e tjetra e ndaluar.

Kontrata e qirasë konsiderohet një kontratë legjitime për shkak të peshës dhe rëndësisë që luan kjo kontratë në jetën e përgjithshme praktike të njerëzve. Dijetarët e shkollës juridike Hanefij, kontratën e qirasë e definuan: “Kontratë e cila nënkupton pronësimin e dobisë së caktuar nga sendi i marrë me qira, por me kompensim[1].

Nga definicioni nënkuptohet se qëllimi i kësaj kontrate është fitimi i së drejtës së pronësimit të dobive që dalin nga sendi i dhënë me qira. Me këtë bëhet përjashtimi i kontratës së shitblerjes që është pronësimi esencial i sendit e jo dobia që del nga sendi. Pastaj gjithashtu nga definicioni nënkuptohet se kjo kontratë ka karakter të përkohshëm, ngase në lidhjen e kontratës duhet definuar edhe koha e shfrytëzimit të sendit, sepse ajo nuk ka karakter të përhershëm sikur kontrata e shitblerjes. Sendi i marra me qira për shfrytëzimin e dobisë së sajë duhet të shfrytëzohet komfor normave juridike islame dhe standardeve të sendit të marrë me qira, që nënkupton se nuk guxon në asnjë mënyrë të bëhet keqtrajtimi apo keqpërdorimi i sendit të marrë me qira.

Argument për lejimin e kësaj kontrate kemi ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

فَإِنْ أَرْضَعْنَ لَكُمْ فَآتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ وَأْتَمِرُوا بَيْنَكُم بِمَعْرُوفٍ

e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepu atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet[2]

Ky ajet kur’anor sqaron obligimin e bashkëshortit për furnizim të bashkëshortes së tij gjatë pritjes së idetit pas divorcit, por nëse bashkëshortja është angazhuar me dhënie gji fëmijës së saj gjatë pritjes pas divorcit apo edhe pas qoftë edhe pas kalimit të afatit të pritjes, bashkëshorti, respektivisht i ati i fëmijës është i detyruar t’i jap shpërblim gruas nga e cila fëmija ka thithur gji, e ko nënkupton një formë të kontratës së qirasë.

Kamata është kontratë krejtësisht e një natyre tjetër, që nënkupton dhënien e parave dikujt tjetër në shërbim me marrëveshje që ai kur ti kthejë, ti kthesë me sasi të shtuar. Këtë kontratë dijetarët e definuan: Shtim të kushtëzuar të pasurisë në[ lidhjen e kontratës” pra ti japish 100 Euro që ai ti kthejë pas një kohe 120 psh apo më shumë. Këtu bëhet fjalë për kamatë e cila është e ndaluar islamikisht (haram).

Sikur ti japish diukuj para që ai më vonë ti kthejë me të njëjtën vlerë, pra ti japiush 100 Euro që ai ti kthejë pas nj[ë kohe të caktuar sëlrish 100 Euro, kjo është kontratë e huadhënbies, që është kontratë jo vetëm e lejuar islamikisht por edhe e preferuar se me këtë ndihmohen njerëzit mes veti.

Vall-llahu ealem



[1] El Xhuzejri Abdurrahman, kitabul fikhi ala medhahibil erbeati 3/94, darul menar, Kairo.

[2] .Et Talak : 06

Shkrime të ngjashme