Autor: Jusuf ZIMERI
Marrë parasysh vlerën dhe rolin e obilgueshmërisë së zeqatit në shoqërinë islame, ska dyshim se mos respektimi i kësaj norme ka edhe pasoja për individin dhe shoqërinë. Në anën tjetër meqë zeqati është kategori kur’anore që dispozita e saj është Farz, mosrespektimi apo mos zbatimi i këtij farzi me vete tërheq edhe sanksion.
Pikërisht duke u nisur nga këto parime, juristët islamë sqaruan dënimet dhe pasojat që vijnë nga ky mos zbatim i këtij obligimi. Juristët islamë, për mos zbatimin e këtij farzi kanë sqaruar sanksionet që duhet zbatuar në jetën e kësaj bote, dhe dënimet që pasojnë në jetën e botës tjetër.
Dënimi në jetën e kësaj bote
Fillimisht të theksojmë se nëse personi që nuk e jep zeqatin vullnetarisht për pasurinë e cila është e dukshme, atëherë nga organi kompetent i tërhiqet vërejtja, e nëse edhe më tutje vazhdon të mos e japë zeqatin, atëherë ajo pjesë e pasurisë i merret me dhunë. Këtë e vërteton hadithi. i transmetuar nga Behz b. Hakimi, nga gjyshi i tij se Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë:
لما روى بهز بن حكيم عن أبيه عن جده عن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال { ومن منعها فأنا آخذها وشطر ماله عزمة من عزمات ربنا ، ليس لآل محمد فيها شيء
“Kush e pengon dhënien e zeqatit, unë do t’ia marrë atë dhe një pjesë të pasurisë,”
[1]
Kurse personat të cilët kanë pasuri dhe jo që vetëm nuk e japin zeqatin, por mohojnë obligueshmërinë e zeqatit, të tillët konsiderohen Kafira. Dhe ndaj tyre zbatohen normat e murtedit. Nëse ata janë grup njerëzish, të tillëve u shpallet luftë nga pushteti islam derisa të japin zeqatin ose të përfundojë puna e tyre. Këtë më së miri e vërteton rasti kur pas vdekjes së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme një grup muslimanësh refuzuan dhënien e zeqatit duke ia mohuar Ebu Bekrit që të tuboj Zeqatin. Në këtë kontekst të paraqitur fillimisht pati dilema mes sahabëve e veçanërisht mes Omerit r.a. dhe Ebu Bekrit. Mirëpo, Ebu Bekri duke u bazuar në ajetet kur’anore vendosi që të përdorë dhunën, kurse Omeri ishte i mendimit që të mos përdorej dhuna për shkak të situatës aktuale që mbretëronte atë kohë. Qëndrimi i Ebu Bekrit ishte ai i cili u realizua, dhe në këtë rast tha:
وَاللهِ لأُقَاتِلَنَّ مَنْ فَرَّقَ بَيْنَ الصَّلاَةِ وَ الرَّكَاة ِفَإِ نَّ الزَّكَاةَ حَقُ المَالِ، وَاللهِ لَوْ مَنَعُونِي عِقاَلاً كَانُوا يُؤَدُّونَهُ إِلَى رَسُولِ الله لَقَاتَلْتُهُمْ عَلَى مَنْعِهِ …
“Për Zotin, do t’i shpalli luftë gjithkujt që bënë dallimin mes namazit dhe zeqatit, Për Zotin, sikur të ma ndalnin edhe një kërpesh deveje që i jepnin Pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) do ti luftojë për mosdhënien e tij.”[2] Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Nuk do ta ndalonin dhënien e zeqatit e të mos goditen me ndalimin e shiut nga qielli, andaj sikur të mos ishin kafshët, nuk do të binte shi.”[3] Pas kësaj, disa dijetarë si imam Tahaviu dhe Gazaliu paraqesin mendimin se në këtë sahabët unifikuan qëndrimin e tyre dhe kjo paraqet konsensus të sahabëve (ixhma).
Dënim i në jetën tjetër
Sa i përket dënimit në jetën e botës tjetër, për ata që nuk e japin zeqatin, All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë:
وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلَا يُنْفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ * يَوْمَ يُحْمَى عَلَيْهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكْوَى بِهَا جِبَاهُهُمْ وَجُنُوبُهُمْ وَظُهُورُهُمْ هَذَا مَا كَنَزْتُمْ لِأَنْفُسِكُمْ فَذُوقُوا مَا كُنْتُمْ تَكْنِزُونَ
“Ata të cilët e ruajnë arin dhe argjendin, e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroj për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehenemit, e me të lyhen ballët, anët dhe shpina e tyre (e do t’ju thuhet) Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitoni.”[4]
Për dënimet e rënda që do t’i përjetojnë mos dhënësit e zeqatit flasin edhe shumë ajete tjera dhe hadithe të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. Në mesin e tyre është edhe hadithi i transmetuar nga Aliu r.a. ku Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Vërtetë All-llahu xh.sh. atyre do tu llogaritë me një llogari të fortë, dhe do ti ndëshkojë me një ndëshkim të dhimbshëm”[5]
[1] Ebu Davudi dhe Nisaiju
[2] Delilul Falihin Lituruk rijadis-salihin 4/11.
[3] Ibni Maxheh – Dr. jusuf Kardavi / Fikhuz-zeqat 1/ 76.
[4] Et Tevbe :34-35
[5] Taberaniu