Autor: Jusuf Zimeri
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk kishte ndonjë pejgamber e të mos kishte nga dy ministra nga banorët e qiellit dhe nga dy ministra nga banorët e tokës, e ministrat e mi nga banorët e qiellit janë Xhibrili dhe Mikaili, kurse ministrat e mi nga banorët e tokës janë ebu Bekri dhe Omeri. Termidhiu
Ai është Abdullah b. Othman b. Amir el Kureshij Et-tejmij ofiqohet me emrin ebu Bekr, dhe konsiderohet kryeplaku i sahabëbe. Ai ishte që pejgamberi e la zëvendës të tij në Mihrab. Mbanë edhe llagapin “el Atik”, kurse epitetin “Es-sidik” e fitoi në mëngjesin e natës së Isras dhe Miraxhit. Këtë epitet ia dha Muhamedi a.s. duke u mbështetur në atë që e quajti edhe Xhibrili a.s..
All-llahu xh.sh. e quajti me llagapin “Atik “. Transmetohet nga Humjd b. Enesi i cili ka thënë: erdhi Xhibrili te pejgamberi s.a.v.s. me shpallje nga All-llahu i madhërishëm dhe i tha: O Muhamed, All-llahu xh.sh. të dërgon përshëndetje dhe të thotë: thuaj Atikut birit Kahafes, se Unë jam i kënaqur me te.
Zotëriu i jonë ebu Bekri ishte halifja apo zëvendësi i vërtetë i të dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për të cilin të gjithë zotërinjtë e të gjitha fiseve kanë thënë: “nuk ka lindur dhe perënduar dielli për ndonjë burrë pas pejgamberë më të mirë se ebu Bekr esidiku”.
Ebu Bekri ishte i pa ndarë me Pejgamberin a.s., ai e shoqëroi në çdo hap, e edhe me rastin e emigrimit për në Medine. Gjatë rrugës ebu Bekri herë ecte para pejgamberit s.a.v.s., herë ecte mbrapa e disa herë edhe anash, e kur e pyeti pejgamberi s.a.v.s për këtë formë të ecjes tha: “O i dërguari i All-llahut, më kujtohet vrojtimi andaj eci para, pastaj më kujtohet kërkimi i juaj dhe eci mbrapa.
Ebu Bekri me modestinë bujarin dhe devotshmërinë e tij ishte shembull për të tjerët. Transmetohet nga ebu Hurejra r.a. se ka thënë: i dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një rast duke i pyetur të pranishmit kishte thënë: “Cili prej jush sot është zgjuar agjërueshëm“? Ebu Bekri tha: Unë. Tha: “Cili prej jush sot ka përcjellur një xhenaze“? Ebu Bekri tha: Unë. Tha: “Cili prej jush sot ka ushqyer një të varfër“? Ebu bekri tha: Unë. Tha: “Cili prej jush sot ka vizituar një të sëmurë?.Ebu Bekri tha: Unë. I dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Nuk bashkohen këto veprim te një njeri, e vetëm se ka për të hyrë në xhenet“.Muslimi
Zotëriu ynë Omeri r.a. e përshkruan ebu Bekrin duke thënë: Sa herë që kemi bërë gara për ndonjë punë të mirë më ka fituar ebu Bekri. Pasi që zbriti ajeti 271 në suren el Bekare thashë vet me vete, sot do t’ia kaloj ebu Bekrit dhe e solla gjysmën e pasurisë te i dërguari i All-llahut s.a.v.s.. I dërguari i All-llahut a.s. më tha: “O Omer, çka i ke lënë familjes sate në shtëpi?. Thash: o i dërguari i All-llahut a.s. e solla gjysmën e pasurisë, kurse gjysmën tjetër e lash për fëmijët dhe familjen time në shtëpi. Pas disa çasteve erdhi ebu Bekri me tërë pasurinë e tij dhe bënte përpjekje ta fshehë at[. Erdhi te pejgamberi s.a.v.s. e ai e pyeti: “O Ebu Bekr, me çka erdhe? Tha: erdha me pasurinë time, e për mua te All-llahu ka më shumë. Tha: “çka ke lënë në shtëpi për fëmijët tu? Tha: Atyre ua lash All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Omeri tha: Thash vet me vete, nuk mund të të ngadhënjejë asnjëherë o ebu Bekr.
Pastaj, merita tjetër në kohën e tij është edhe tubimi i Kur’anit në një vend, në një Mus’haf. Hilafeti i tij ka zgjatur dy vite e tre muaj e dhjetë ditë.