Shkruan: Jusuf ZIMERI
Muhamed b. Alij b. Muhamed b. Hasan b. Abdulmelik b. Abdulvehab Ebu Abdullah Ed-Damegani[1]. Dijetari i hanefijve në konën e tij. Njihet me titullin gjykatës i gjykatësve (kadil-kudat). Ka lindur na Damegan dhe aty është arsimuar dhe në Nisabur. Në vitin 447 emërohet gjykatës në Bagdad. Për aftësinë e tij si gjykatës shumë dijetarë e vlerësojnë ngjashëm me imam Ebu Jusufin. Postin e gjykatësit e kishte ushtruar afër tridhjetë vite. Veprat e tija të njohura janë “Mesailul hajtan vet-turuki” dorëshkrim, “Ez-zevaidu ven-nedhairu” gjithashtu dorëshkrim.