Shkruan: Jusuf ZIMERI
Ebu Zejd Ubejdullah b. Omer b. Isa Ed-debusi.[1] Emrin Ed-debusi e mori nga fshati “Debuse” që ishte afër Buharit. Kishte marrë mësime nga Xhafer el Estrushniju. Ishte mendjeprehtë dhe me lehtësi ia doli të jetë nga dijetarët më eminent në kohën e tij në lindje. Dijetrët tjerë shpeshëherë e merrnin si shembull në fuqin e intelektit të tij dhe në fuqinë e argumentimit dhe të argumenteve. Ishte njohës shumë i mirë i ixhtihadit dhe analogjisë. Debusi kishte shkruar disa vepra e më të njohurat janë: “Tevimul ele” në Usuli fikh, “El emedul aksa” “Te’sisu En-nadhar”, vepër kjo në të cilën kishte përfshirë të gjitha çështjet që nuk pajtohej ebu Hanifja me nxënësit e tij si dhe të gjitha dallimet në mendime mes dijetarëve të medhhebit hanefij. Gjithashtu në këtë libër ka përfshirë edhe dallimet dhe mospajtimet mes Ebu Hanifes dhe shkollave tjera juridike islame. Kjo vepër ka tetë vëllime dhe është ribotuar disa herë. Debusi ka vdekur në Buhara në moshën 63 vjeçare
[1] . Mevsuatu islamije el mujesere 5/1060- Abdulganij el Gunejmi el Midanij, el-lubab fi sherhil kitab, 1/9 – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin, – Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.