1110-1176 = 1699-1762
Ahmed b. Abdurrahim b. Vexhihudin el Umerij,el Farukij ebu Abdulaziz Ed-dehlevij el Hindi[1] i njohur edhe me emrin Shah Velijull-llah. Ishte dijetar eminent nga medhhebi Hanefij nga Dehlevi i Hindisë. Hixhazin e kishte vizituar gjatë viteve 1143 -1145. Kishte mësuar te babai i tij, kurse shkencat e hadithit i kishte mësuar nga Muhamed EfdalEl Sijalkutit[2].
Gjatë vizitës së tij në hixhaz, nga dijetarët e Mekës dhe të Medinës kishte mësuar hadithin prej tyre, e më pas ishte kthyer në Indi. Veprat e tija janë të shumta, porse nga veprat e tija më të njohura janë: “El fevzul kebir fiusuli tefsir” vepër e botuar në gjuhën persishte, kurse pas vdekjes së autorit e njëjta u përkthye në gjuhën arabe dhe gjuhën urde.” Fet’hulhabir bi ma la bud-de min hifdhihi fi ilmi et-tefsir” e botuar.”Huxhetull-llahi el Baliga” i botuar në dy vëllime. Izaletul hifa anhilafetil hulefai” “El irashad ila muhimatil esnad“” el Insaf fi esbabil Hilaf”. “el Musev-va fi ehadithilmuveta“, “sherh teraxhim ebvabul Buhari“, “Te’vilulehadith“, “el Hajrul kethir“, “el I’tikadusahih“. Ishte edhe përkthyes i Kur’anit në gjuhën persiane, të cilin e kishte quajtur ” Fet’hurr-rrahman fi terxhimetil Kur’an”.

 Referencat
[1] .HajrudinEz-Ziriklij, 1/149. Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul arifin (sipas asaj qëjepet në këtë vepër, nuk përputhet viti i vdekjes me burimin e parë)
[2] . Mevsuatutabekat el fukaha p. 12.

Shkrime të ngjashme