1106-1197 h = 1694-1783 m
Ahmedb. Ibrahim b. Ahmed ebu Kemal Shihabudin Err-rresmij el Kiridij[1]. Ka lindur në ishullin e Kretës – Greqi gjatë pushtetit osman. Mësimet e para i mori në vendlindje që më pas të transferohet në Stamboll. Në Stamboll ushtroi dhe shumë detyra të rëndësishme, ku fillimisht u punësua në administratën e kryeministrit.
Në kohën e sundimit të sulltanit Mustafa Han, kishte marrë pjesë në betejat Osmane-turko ruse. Në kohën e fundit të jetës së tij iu dobësua shikimi saqë u verbua dhe vdiq dhe u varros në varrezat e Iskidarit në Turqi. Kishte shkruar disa libra dhe fletushka, në mesin e të cilave janë; “Hadikatu Err-rruasa” pastajjvepra “El Mekametu ez-zelalije el besharije. Mendohet se veprat e tija ai i kishte shkruar fillimisht në gjuhën arabe e më pas i kishte përkthyer turqisht. Dijetari bashkëkohor Ahmed Boshnjak në Medinën e ndritshme i kishte përkthyer këto vepra përsëri në gjuhën arabe.

Referencat
[1] . Ismailpasha el Bagdadi, Hedijetul arifin, – Hajrudin Ez-Ziriklij, el Ealam, 1/88

Shkrime të ngjashme