Fazat e zhvillimit të fikhut hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Shumë kushë pa pasur asnjë lloj informacioni mbi themelimin dhe zhvillimin e medhhebit hanefij, hedh gurë dhe vnerë mbi këtë medhheb duke lansuar lloj lloj akuzash. Të anatemosh një shkollë juridike, një medhheb apo një akademi, de

Për hirë të vërtetës po shkruajmë disa rreshta rreth themelimit dhe zhvillimit të medhhebit hanefij, sa për të mposhtur akuzuesit se këtu nuk bëhet fjalë për rastësi, por bëhet fjalë për doktrinë shkencore islame.tyrimisht duhet pasur informacione dhe argumente të fuqishme, sepse në të kundërtën detyrimisht duhet shpallur i çmendur apo misionar tendencioz.

Sikur edhe çdo shkollë tjetër juridike islame edhe kjo shkollë ka kaluar nëpër etapat e saja të zhvillimit. Andaj, nëse me vëmendje e analizojmë funksionimin e shkollës juridike hanefite me lehtësi konstatohet se kjo shkollë ka kaluar nëpër tri faza kryesore që janë;

Faza e parë

Faza e formimit dhe zhvillimit të kësaj shkolle që përfshinë periudhën kohore prej Ebu Hanifes, nxënësve të tij e deri te vdekja e dijetarit të famshëm Hasan b. Zija El-Lu’luij në vitin 204. Imam Ebu Hanifja nuk kishte qëllim të formimit të ndonjë shkolle apo doktrine të veçantë nga lëmi i fikhut,  por vetëm synonte të përcaktoj kritere për shpjegim ë argumenteve autentike islame, kurse nxënësit e tij ishin ata të cilët rregullisht i regjistruan mendimet e Ebu Hanifes kur ai i prezantonte në mexhlisin e diturisë. Nxënësi që më së shumti i përkushtoj kujdes kësaj çështje ishte Imam Muhamed b. Hasan Esh-shejbani,[1] i cili regjistroi dhe përpiloi veprat që në medhhebin hanefij njihen me emrin “Dhahiru err-rrivaje[2]

Ata që kanë njohuri nga medhhebi hanefij, e kanë të njohur faktin se çështjet e fikhut të cilat paraqiten në këto gjashtë libra të quajtura “Dhahiru err-rrivaje” janë çështje të transmetuara nga themeluesit e medhhebit e ato janë Imam Ebu Hanifja, Imam Ebu Jusufi,[3] Imam Muhamedi e këtyre u bashkëngjiten edhe Imam Zuferi[4] dhe imam Lu’luij, porse në të shumtën e rasteve janë mendimet e atyre treve. Roli, rëndësia, pozita dhe fuqia argumentuese e këtyre veprave janë të shkallës së parë në mbështetje, që nënkupton se nëse gjejmë një çështje të fikhut që kundërshtohet me mendimin që ekziston në dhahiru rivaje, atëherë për bazë merret mendimi që është i regjistruar në Dhahiru Err-rrivaje.

Faza e dytë

Periudha e thellimit rritjes dhe zhvillimit të kësaj shkolle që fillon me vdekjen e Lu’luit në vitin 204 e deri te vdekja e Imam En-Nesefij[5] 710, ku përfundon periudha e ixhtihadit brenda medhhebit. Kjo periudhë karakterizohet me përfundimin e dijetarëve më eminent që konsiderohen themelues të medhhebit, andaj çështjet e fikhut ku pajtohej mendimi i Imam Ebu Hanifes me nxënësit e tij janë të regjistruara në gjashtë veprat e quajtura Kutubu edh-dhevahir, e nëse kishte mospajtime mes imamit dhe nxënësve çështja merrej sipas mendimit të imamit. Te dijetarët e mëvonshëm u ndërrua kjo bindje, sepse veprohej sipas thënies së imamit në raste të mospajtimit atëherë kur njëri prej dy nxënësve të tij, Ebu Jusufit apo Imam Muhamedit pajtohet me mendimin e Imamit. Pra, në rastin kur në një mendim pajtoheshin dy nxënësit, e imami ndante mendim tjetër, atëherë mendim priorirtar është i dy nxënësve, normalisht nëse është çështje që mund të ndryshoj përmes ixhtihadit.

Faza e tretë

Periudha e vendosshmërisë që fillon me vitin 710 e deri më sot. Në dy etapat e para u vunë dhe u përforcuan themelet e medhhebit hanefij, andaj nga shekulli i tetë hixhrij e këndej dijetarët silleshin dhe mbështeteshin në veprat e mëparshme duke i sqaruar parimet dhe kriteret që ekzistonin në veprat e mëparshme. Nga veprat që janë më njohura në këtë kohë është vepra Hashijetu ibni Abidin[6] i cili në detaje shpjegon edhe mendimin mbështetës gjatë dallimeve mes themeluesve të medhhebit.


[1] Muhamed b Hasan b. Ferkad Eshejbani ebu Abdullah, me origjin nga një fshat afër Damaskut. Kishte mësuar nga shumë mësues si imam Maliku, Evzaiu dhe Thevriu kurse fikhun e kishte mësuar drejtpërsëdrejti nga imam Ebu Hanifja dhe Ebu Jusufi. Imam Muhamedi është ndër dijetarët më meritorë për zhvillimin dhe zgjërimin e doktrinës së medhhebit hanefij. Të përmendim një satisfaksioni se Imam Muhamedi dhe Imam El Kesainu kanë vdekur dhe janë varrosur të njëjtën ditë, e me këtë rast Halifja i myslimanëve Harun Rashidi kishte thënë: U varros fikhu duke pretenduar te imam Muhamedi, dhe gjuha arabe duke pretenduar te el Kesani.

[2] Veprat “Dhahiru errivaje” që janë gjashtë vepra; 1. el Mebsut ose el Asl, 2. el Xhamiu es-sagir, 3. el xhamiul kebir, 4. Es-sijerul es-sagir, 5. Es-sijerul kebir, dhe 6. Ez-zijadat.

[3] Jusuf b. Jakub b. Ibrahim El Ensariut, Gjykatës suprem dijetar dhe fikhist i Irakianëve, nxënësi dhe shoku i ebu Hanifes ku e kishte shoqëruar 29 vite me radhë. Kishte memori shumë të fuqishme saqë kishte mundësi të mësonte përmendësh pesëdhjet e ose gjashtëdhjetë hadithe me një të ndëgjuar, e më pas i tregonte të gjitha. Ebu Jusufi ishte i pari i cili vuri libër të shkruar në Medhhebin Hanefij, gjithashtu ishte i pari i cili vuri libër në shkencën e Usuli fikhut, dhe ishte i pari që mori epitetin Gjykatës i gjykatësve Kadi el Kudat. Ishte gjykatës në kohën e Mehdihut, Hadiut dhe Haruni Rashidit.

[4] Imam Zufer b. Hudhejl b. Kajsi b. Selem El Anberij. Dijetar, dhe muxhtehid i devotshëm ngaTemimi, si dhe njëri nga përfaqësuesit më të dalluar të shkollës juridike hanefite. Ishte shumë i talentuar dhe gjithnjë dituris i shkonta pas, e këtë e vërtetonë fakti se kishte mësuar dhe përfituar nga shumë dijetarë në krye të të ciëve ishte imam Ebu Hanifja. Ai ishte një erudit i vërtetë. Imam Dhehebiu për te ka thënë: Ishte prej detrave të fikhut, prej të zgjuarve të kohës, bashkoi dijën me punën, e njihte hadithin në mënyrë precize.

[5] Abdullah b. Ahmed b. Mahmud En-Nesefij ebul Bereqat Hafidhudin (xxx-710 = xxx-1310). Fikhist dhe mufesir nga medhhebi hanefij që ka lindur nga rrethi i Asbehanit. Veprat e tija janë të shumta por më të njohurat janë; “Medariku et-tenzil” e botuar në katër vëllime nga lëmia e tefsirit, ”Kenzu ed-dekaik” e botuar nga lëmia e fikhut, “el menar” e botuar nga lëmia e usuli fikhut, “Keshful esrar” e botuar, “el vafi” dorëshkrim, “Sherhul hidaje” dhe shumë vepra tjera.

[6]. Muhamed Emin b. Omer b. Abdulaziz Ibni Abidin Ed-dimeshkij1198-(1252 = 1784-1836). Ishte fikhist i Shamit dhe udhëheqësi i hanefive në kohën e tij. Ka lindur në Damask dhe është rritur në prehërin e bababit të tij. Qysh si i vogël e kishte mësuar Kur’anin përmendësh. Fikhun Hanefij, Shkencat e logjikës, tefsirin dhe hadithin e kishte mësuar nga Muhamed Shakir Es-selmiju. Ibni Abidini ishte mendjehollë, talent, punëtorë dhe shumë i devotshëm. Ai ishte gjigant në shkrime, ngase kishte filluar të shkruaj që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeçare, andaj kishte shkruar mëse pesëdhjetë vepra, kurse veprat më të njohura janë: “Hashijetu redil muhtar ala ed-duril muhtar” vepër kjo e cila njihet me emrin “Hashijetu ibni Abidin”. Vepra tjetër është: “El ukud ed-durrije fi tenkih el fetava el hamidije”, e botuar në dy vëllime, “Usulul menar” nga lëmia e usuli fikhut, “Err-rrehikul mahtum sherh kalaidul mendhum” nga trashëgimia, “Ukudul ali fil esanid el Avali” në shkencat e hadithit, si dhe shumë vepra tjera të njohura në medhhebin hanefij.

Shkrime të ngjashme