Autor: Jusuf ZIMERI
Nuk është as humane as njerëzore e assesi islame që dikush të tentojë të përfitojë nga fatkeqësia e dikuj tjetër e lëre më nga fatkeqësia e vëllait të tij. Mirëpo ja që dikur thonin: “Shyqyr që ra kjo dekë, e u pamë”.
Erërat e fundit që po fryejnë në botën arabe – islame sigurisht se do të paguajnë çmimin e vet, por sigurisht se kur të bëhet llogaria përfundimtare e këtij çmimi, do t’ia vlejë sepse ky është çmimi i lirisë si të dëshironi quane, fetare, mendore, kombëtare, politike,etj etj. Ky popull arab që në trupin e tij kufizuar shumë herë me vetëveten deri tani ka paguar çmime marramendëse dhe atë për robërinë e tyre, e tani ka vendosur të paguajë faturën e fundit të robërisë, për të jetuar në liri, pavarësisht çmimit, sepse liria është e vetmja e drejtë e njeriut, që nuk guxonë ta shesë asnjëherë. Tani asgjë të rë në Egjipt, vetëm po rikthehen te fjala e Omer b. Hatabit r.a. i cili pikërisht për popullin e Egjiptit pat thënë: Njerëzit kanë lindur të lirë dhe askush ska të drejtë ti robërojë.
Kjo nuk është bërthama e problemit që unë dua ta shkoqis, sepse këtë praktikisht po e dëshmonë popullata egjiptase që me kulturën e tyre të lartë islame dhe njerëzore përmes protestave të saja paqësore po i thyen të gjitha redokred botërore si në numër ashtu edhe cilësi. Po dëshmon para botës se janë popull i edukuar me tradita të larta, atdhedashës dhe liridashës, sepse kjo ndodhë vetëm në Egjipt që të protestojnë me miliona njerëz, pra mbi tetë milion njerëz për një kohë, dhe të mos ketë njerëz të vrarë dhe të lënduar nga organet e sigurimit dhe rendit.
Këtë e potencova sa për ilustrim, kurse ajo që më shqetëson në njërën anë dhe që më gëzon në anën tjetër, është se dikush edhe përmes kësaj fatkeqësie, që sipas mendimit tim është fatmirësi që populli e kuptoi dhe u bashkua rreth të vërtetës, po tenton të përfitojë diçka nga kjo katrahurë që po ndodhë në botën islame-arabe. Deklaratat e shumta iracionale dhe të pa argumentuara islamikisht, porse edhe tërësisht të pa krypta po bëjnë përpjekje që të deligjitimojnë të drejtat elementare të një populli, në interes të një një diktatorëve dhe klikave të tyre.
Meqë edhe unë jam pak hoxhë, dhe aty këtu kam lexuar ndonjë fetva nga dijetarët e mëdhenj, patjetër më duhet të them se për bindjen time, fetvaja më e pa skrupullt, më bajate, më e pa argumentuar, që kam lexuar ndonjëherë është fetvaja e Muftiut të arabis Saudite Shejh Abdulaziz Shejh kur dënon protestat dhe i quan armiqësore. Besa të them një gjë, se këto deklarata ma hoqën mallin e deklaratave të disa politikanëve komunist shqiptarë gjatë vite të 80, kur protestonin shqiptarët në Kosovë e ata e quanin armiqësore. Edhe për këtë nuk u mërzita aq shumë kur e di se Muftiu i Saudisë është mufti i oborrit mbretërorë dhe ska si ti gjykojë ndryshe, përveç i diriguar nga mbreti e ndoshta edhe pa dëshirën e vetë, por çfarë kanë këta tanën, kur derdhin lotë krokodilli për Mubarakun Abidinin. Zatën, deri tani për Abidinin dhe Mubarakun deri tani ka derdhur lotë krokodili vetëlm Mbreti i Saudisë, Gadafi dhe Izraeli, e askusht tjetër. Ndoshta ata kanë të drejtë ti hidhërohen popullit egjiptas që kërkojnë të drejtën e tyre, sese shohin kërcënim permanent nga ky popull, por çfarë kanë këta shiptarçicat tanë, apo ndoshta edhe këtyre au kanë hëngër sopatën.
Nejse, në disa vende të quajturit “selefij” apo neoselefistët përmes altoparlantëve kanë bërtitur “mos dilni në protesta, se protestat janë haram”. Këtu zbulohet maska e vërtetë e shumëkujt, pra kujt i pengon liria dhe kujd zullumi. Po i pyes edhe këta sëbashku me muftiun e Saudisë, çfar duhet të jetë qëndrimi islam kur në skenë paraqitet zullumi dhe padrejtësia: Të luftohet kundër tyre, apo të ndihmohen ato. Ta marrim si shembull, diktatori tunizian mos t’ia zë emrin se… kishte ndaluar edhe ezanin nëpër xhami, kishte ndaluar mbulesëne femrave muslimane, etj etj, tani ezani thirreth pesë kohë në Tuniz, dhe njerëzit falen edhe rrugëve. Këta burra që përmes revolucionit e hoqën qafe këtë diktator hajdut kanë bërë gjunah (Haram) Apo rin gjallje të islamit??. A e din zortri Muftiu nga Saudia dhe këta shiptarçiçat tonë sa mija e mija dijetarë eminent islamë dhe profileve tjera kanë përfunduar nëpër burgjet e Mubarakut?? Ata nuk janë kalbur nëpër burgje se janë kapur me drogë, as me vjedhje, as armatim, as me korrupcion, por vetëm pse e kanë thënë të vërtetën. Pra, për në fund po pyes, cila na qenka islame, të ndihmosh krimin dhe padrejtësinë, apo të ndihmosh të të vërtetin dhe hakun??!!!
Të nderuar, kështu do të përfundojnë tiranët dhe zullumqarët kudo në botë. Duke filluar nga faraonët, hitlerat, çausekat, sadamam, millosheviçat, mubarakat, abidinat edhe të tjerët me radhë.
O Zot, ndihmoj islamit dhe muslimanët, e zullumqarët eliminoj mes veti.